Nxori sekretin shtetëror, Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg .

Monique

With or Without u
13 vite burg rrezikon ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, pas debatit të ashpër që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Nikos Kotzias akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se “Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detare”, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin ndaj një hakmarrjeje të mundshme.

Në Greqi, me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori i Anti-Korrupsion për deklaratat e Kotzias.

Pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke Kotzias rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme, si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore që duhet të mbahen konfidenciale.
 
Po mundohem te bej nje analize mbi kete fakt qe nese vertetohet te jete keshtu, mjere kjo Shqiperi per ndyresirat qe ka!

Ka dy skenare ketu....qe sigurisht me kohe do dalin.

1. Qe lajmi te jete i vertete (pra Kotzias realisht te kete nxjerre sekretin dhe rrezikon) e ketu marrim te mireqene , veprimet e fundit te Ankaras.
2. Lajmi nuk eshte si paraqitet dhe realisht KOtzia nuk ka bere fare kete arritje qe pretendon, por te kunderten e saj...e ndoshta per kete rrezikon te shkoj ne burg. Me duket pak e veshtire te besoj se do conin ne burg greket nje minister , se nxori sekretin....
Shtoji kesaj edhe faktin se marreveshja u cua ne parlamentin grek , per miratim. Nese do ishte arritur realisht kjo , greket sdo kishin vonuar ta mbyllnin procesin pa ze fare.

Megjithate pavaresisht te vertetave, ne kete rast rrofte Turqia u be te themi , se te jete per ne ...edhe breket i kemi te shitura!
 
Shtetet e avancuara kane rregulla strikte dhe denohesh per cdo keqperdorim e mos te flasim per sekrete shtetrore.

Te ne pas skadimit te mandatit del shefi i Sherbimeve shtetrore e e bene telef shtetin ne secilin televizion dhe radio qe i jepet mundesia.

T'Krefja shtetin dhe sherbimet.
 
Back
Top