Nxënësit e shkollave, gjysma dhunohen në shkolla

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shifrat më të larta në zonat urbane, ofendime, bërtitje dhe shkulje veshi sidomos për djemtë

Djemtë - Janë më të dhunuar se vajzat. Sipas raportit, mësuesit ushtrojnë dhunë fizike më shumë ndaj nxënësve sesa nxënëseve, kryesisht në zonat urbane
Siguria - Sipas ministres së Arsimit po punohet që të rrisim sigurinë në shkollat tona, që të jenë shkolla të sigurta për nxënësit, mësueset e mësuesit
Përmirësimi - Rreth 640 mijë nxënës janë në dijeni të mënyrave të reja të disiplinimit dhe rreth 500 mijë prindër arrijnë të flasin me fëmijët e tyre për format e ndryshme të dhunës


mesues-320x240.jpg


Lorina Mixha

mesuesNë vendin tonë, një pjesë e nxënësve dhunohen në shkolla. Dhuna përdoret si mënyrë disiplinimi për të gjithë ata fëmijë që nuk u binden rregullave, nuk zbatojnë rregulloret dhe nuk bëjnë sipas udhëzimeve të mësuesve. Si në shkollat 9-vjeçare ashtu edhe në ato të mesme, vihet re se nxënësit ofendohen, fyhen, mësuesit u bërtasin, ndërkohë që nuk përjashtohen as kapjet nga veshi.

Kjo praktikë e ndjekur në shkolla nga viti në vit është bërë publike nga organizata të huaja, por edhe nga vetë drejtuesit në arsim. Dje, përfaqësia e UNICEF-it dhe ekspertë të Ministrisë së Arsimit janë mbledhur për të folur lidhur me problemin e ushtrimit të dhunës në shkolla, forma psikologjike apo fizike.

Problemi i dhunës në shkolla është më i pranishëm në shkollat e zonave urbane, në qytete të mëdha, në shkolla me numër të lartë nxënësish, ndërkohë që dhunimi në shkollat në zonat rurale është në përqindje më të ulët.

Raporti

Sipas raportit të UNICEF-it, rreth 55 për qind e nxënësve në shkolla të qytetit rezultojnë të jenë dhunuar në institucionet arsimore.

Ndërsa në shkollat në zonat rurale rezultojnë që 46 për qind e nxënësve të kenë qenë “kontingjent” i shkuljeve të veshit, të bërtiturave apo edhe ofendimeve nga mësuesit që i edukojnë e i arsimojnë. Ministrja e Arsimit ka deklaruar dje në takim, se do të ndryshojnë format e disiplinimit në shkolla dhe do të merren masa, penalizime deri në largime nga puna për të gjithë mësuesit që do të ketë fakte se dhunojnë nxënësit.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në vendin tonë të Detelf Palm tha se shoqëria shqiptare njëherë e mirë duhet të njohë format e ndryshme të dhunës dhe t’i denoncojë ato.

Studimi i kryer nga UNICEF-i në 550 shkolla të 9 qyteteve kryesore, raporton se djemtë preken më shumë nga dhuna fizike sesa femrat. Megjithatë, përballë kësaj situate raportohen edhe shifra pozitive, ku rreth 640 mijë nxënës janë në dijeni të mënyrave të reja të disiplinimit dhe rreth 500 mijë prindër arrijnë të flasin me fëmijët e tyre për format e ndryshme të dhunës.

Ofendime, të bërtitura, shkulje veshi e të goditura janë llojet e dhunës që vazhdojnë të jenë të pranishme në shkollat shqiptare. Rreth 55% e nxënësve të zonave urbane, si Tirana, Vlora, Elbasani, Korça, Shkodra raportojnë raste të shumta dhune, ndërkohë që në zonat rurale kjo shifër shkon në 46%.

Autoritetet

Fenomenin e dhunimit të nxënësve në shkolla e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila premtoi ndëshkimin e të gjithë arsimtarëve që përdorin dhunë në mjediset shkollore. Format e dhunës, u shpreh ajo, duhet të zëvendësohen me mënyra të reja disiplinimi.

“Për fëmijët që keqtrajtohen nga mësuesit ka plot raste të tilla në shkollat shqiptare, për nënat që ushtrojnë dhunë për gabime të vogla të fëmijëve të tyre, padyshim është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe për shumë e shumë fenomene të tilla që rëndom ne sot i gjejmë kudo. Jemi të vendosur për të ndëshkuar këdo që në ambientet e shkollës ushtron dhunë. Dhunë padyshim psikologjike apo verbale, pa folur pastaj edhe për raste absolutisht të patolerueshme, që është dhuna fizike. Po punojmë që ne të rrisim sigurinë në shkollat tona që të jenë shkolla të sigurta për nxënësit dhe për mësueset edhe mësuesit”, tha ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla.
g.shqip
 
Titulli: Nxënësit e shkollave, gjysma dhunohen në shkolla

Shume e vertet, uroj te meren masa ndeshkimore ndaj te gjithe stafit te mesimdhenies, kam qen ne djeni para 2 vjetesh te nje ngjarie te tille, ku pervec dhunes psikologjike u shtua dhe dhuna fizike ndaj nje nxenesi te klases se 7....dhuna fizike perfshinte karrike ne koken e femijes aq sa pati e rrjedhie gjaku, sot kur me kujtohet menyren sesi ma tregonte mesuesja qe e kishte bere kete veper...me vjen per te vjell, madje se kishte problem fare ishte e kenaqur qe kishte vepruar -se ashtu zen mend! Mahhh sikur jane kafshe, e cuditshmja ishte se nuk mor asnje mase ndeshkimore ndaj saj.
Gjithmone e keqja ka qen ne Shqiperi se neper shkolla figura e mesuesit eshte e pa cenueshme dhe gezon imunitet, eshte nxenesi ai qe ka faj gjithmone e jo mesuesi, kjo eshte filozofia e gabuar e shkollave tona.
 
Titulli: Nxënësit e shkollave, gjysma dhunohen në shkolla

Nuk eshte e kendshme te degjosh lajme te tilla.Ne itali ka fokusuar kamera e fshehte caste kur edukatoret dhunonin padrejtesisht femijet e kopshteve me dreke ,thjesht sepse nk duronin te qaren e tyre,me raste pa motivuar derrmonin me duar mbi shpine .por per fat ne itali jane "LE IENE", qe demaskojne devijancat sociale e keshtu me radhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top