Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Fotografia “Nusja” nga Kosova e realizuar nga Nita Zeqiri është zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.

bride-portrait-kosovo_73860_990x742.jpg


Fotografia pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi deri në ditët e sotme në Lubinjën e Poshtme të zonës së Zhupës së Prizrenit.

Siç përshkruan “National Geographic” sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.

Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës.
Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nga rrugët e arta që e kalon gjatë jetës së tyre.
Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar nga ato, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.
peshkupauje


Wedding Picture -- Kosovo Photo -- National Geographic Photo of the Day
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Eshte filmuar rregullimi i nuses ne fotografi dhe eshte emituar ne RTK para disa javesh. Eshte shume interesante te shihet perkushtimi i zonjes 65 vjecare dhe durimi i reporteres qe lunate rolin e nuses.
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Kur ka qen ylli ai emision? kam sh qef ti shikoj keto tradita e vjetra te shqiptarve .. shum me mir kan qen ateher dasmet se tani siq e tregojn.
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

kam sh qef ti shikoj keto tradita e vjetra te shqiptarve .. shum me mir kan qen ateher dasmet se tani siq e tregojn.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Shife kete ..hera e pare qe pashe se si rregullohet nje nuse e tille,per nga ftyra/grimi ..:)

 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Tu... nuk hapet linku!
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

ky eshte art se vlen shum.
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Kur ka qen ylli ai emision? kam sh qef ti shikoj keto tradita e vjetra te shqiptarve .. shum me mir kan qen ateher dasmet se tani siq e tregojn.

Nuk e di me saktesi kur Afre, por me eshte dukur edhe mua dicka shume interesante. E ka dhene RTK-ja
 
Titulli: Nusja kosovare, foto e ditës në “National Geographic”

Ne fakt per ta shtjelluar me tutje, kjo nusja dhe fshati ku kryhet riti i rregullimit te nuses, sot nuk ka te beje aq shume me shqiptaret. Lubinja e poshtme eshte nje fshat i banuar me nje lloj njerezish qe ne shqiptaret i quajme Torbesh. Keta realisht nuk jane as turq, as boshnjak, as goran, as serb ama nuk se flasin shqip por cuditerisht mbajne mbiemra shqip ne shume raste.

Rituali mu duk shume interesante dhe kjo ngjyrosja me duk si aborigjinet apo fiset shume te lashta te races njerezore. Ne fakt keta Torbeshet kan ca tradita shume interesante dhe te lokalizuara.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top