Numri yt rendor!

Kresha

A pretty face can never trick me
Secili prej nesh e ka numrin e vet rendor në shoqëri. Numër ky që dallon varësisht nga pozita dhe vendi ku ai ndodhet në shoqëri. Prandaj, duhet që të kemi kujdes që të mos i ngatërrojmë këta numra dhe këtë renditje.
Për shembull, nëse ti je udhëheqës i një kompanie apo një biznesi, ti je numër një në atë vend. Nëse ti je mësues, je numër një në klase por ke tjetër numër në mesin e kolegëve. Nëse ti je në shtëpi, në mesin e motrave dhe vëllezërve tu, ti ke numrin rendor varësisht nga renditja jote mes vëllezërve dhe motrave.
Ti mund të jesh numër një në një vend por mund të jesh i fundit në renditje në një vend tjetër. Andaj, nuk duhet ngatërruar numrat dhe nuk duhet ngatërruar renditjen sepse ngatërrimi te dergon deri tek përzierja e kompetencave, obligimeve dhe përgjegjësive. E kjo do të dergoje deri tek humbja e vetes tek ai numër rendor.
Prandaj, një prej arsyeve kryesore të problemeve në shoqëri është ngatërrimi i këtyre numrave. Kështu ne shohim një njeri që është shumë i suksesshëm në udhëheqjen e kompanisë, të shtetit apo të ndonjë shkolle. Ndërsa, nuk është në gjendje që të udhëheq tre apo katër anëtarë të familjes së tij.
Pse...?
Kjo ndodh pasi që ai ka ngatërruar numrat rendor të tij duke menduar se marrja e numrit një në kompani nënkupton edhe marrjen e numrit një në familjen e tij. Kështu ai kërkon që edhe familja e tij të sillen ndaj tij siç sillen punëtorët dhe ata që janë nën udhëheqjen e tij.
Për shembull një person mund të jetë komandant policie, mund të jetë mësues, mund të jetë drejtor, mund të jetë në çfarëdo pozite udhëheqëse por ai çdoherë tek prindërit e tij, tek fëmijët e tij, tek familja e tij do të ketë krejt tjetër pozitë dhe tjetër trajtim.
Miq, nëse dëshironi që ti shmangni përplasjet, thyerjet, dhe ngatërresat duhet që të jeni në gjendje që të kuptoni pozitën tuaj në mesin ku je dhe në shoqërinë ku jeton.

(E huazuar)

348860356_6179862248810209_9177551568843028233_n.jpg
 
Deri më sot nuk i kam ngatërruar këto numra. Ose ndryshe, e di ku e kam vendin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top