Numërimi i votave pezull, skema e PD dhe PS për të krijuar qeverinë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiranë, 1 Korrik NOA – Në të gjithë vendin edhe disa dhjetëra kuti votimi ende nuk kanë një rezultat zyrtar të shpallur.
Për këtë arsye, procesi mund të konsiderohet i bllokuar deri diku, ndërsa rreze shprese jepen pas vendimit që numri i pjesës më të madhe të tyre, të procedohet tani e tutje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
PD
Deri në orët e mbrëmjes së sotme, PD rezulton si parti të ketë të garantuara, 68 mandate në parlamentin me 140 deputetë.
Ndërkohë, PD shpreson shumë që të marrë një mandat tjetër në Lezhë.
Po ashtu një mandat tjetër PD thotë se pret ta marrë Shkodër ku ka mbetur pezull procesi në votat e komunës Bushat.
Në këtë mënyrë, PD mund të kapë numrin 70.
Por për të pasur mundësinë që të krijosh qeverinë, duhen të paktën 71 mandate.
Këtu, PD-së, pavarësisht thirrjeve të disa prej drejtuesve të saj në fushatë për të mos votuar 15 partitë e vogla të koalicionit, tani i hyjnë në punë, më shumë se kurrë, mandatet që kanë siguruar ato.
PD thuajse e ka të sigurt se PR do t’i bashkohet dhe kështu, siguron numrin prej 71 mandatesh.
Ndërkohë edhe PDI e cila ka siguruar një deputet, është pjesë e koalicionit, ndaj numri i mandateve të Berishës arrin në 72.
Sakaq, zhvillime interesante paraqiten në kampin e majtë. Dritan Prifti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur sot hapur për mundësinë e kalimit me PD.
Ish-drejtori i KESH-it, në periudhën më famëkeqe kur vendi u zhyt në terr të frikshëm përgjatë gjithë kohës që Prifti e drejtoi korporatën, tani po provokon një lëvizje të mundshme djathtas dhe kjo ndoshta e çon në 73 mandate të mundshme, koalicionin e djathtë të kryesuar nga Berisha.
Por LSI, dihet se nuk është shumë “e dashuruar” me PS e drejtuar nga Edi Rama.
Orët e fundit, drejtuesit e LSI, nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj Ramës e PS duke i qartësuar se janë fajtorë për këtë shkatërrim që LSI pësoi në këto zgjedhje.
Ndaj, nuk do të ishte e habitshme nëse e djathta do të merrte të katër mandatet e LSI dhe kështu do të arrinte të kapte plot 76 mandate në Parlament.
Këto hipoteza, mund të mos jenë aspak të pamundshme, për vetë faktin se Berisha njihet si një negociator dhe njeri i kompromisit, kujtojmë marrëveshjet që ka bërë disa herë me Nanon, Ramën etj. pikërisht në situata që trumbetohej për mediat dhe dukej në sy të parë, se nuk do të kishte asnjë rrugëdalje mes rivalëve politikë.
PS
Në krahun tjetër, më të vështirë, por jo të pamundur, e ka PS që të krijojë një koalicion që të mundësojë krijimin e qeverisë së re.
Partia Socialiste momentalisht numëron 65 mandate në parlamentin me 140 deputetë. Edhe sikur të ndodhte “mrekullia”, në asnjë situatë, pavarësisht se mbeten 77 kuti të panumëruara, nuk do të kishte gjasa që PS të kapte numrin prej 71 deputetësh.
Mundësia e vetme e PS për të arritur një numër të tillë, do të ishte bashkimi me LSI që ka katër mandate dhe PDI që ka një mandat.
Shtoji këtyre dhe mundësinë e një mandati tjetër në Fier, që nga PS ka shumë shpresa se mund të fitohet, si dhe një tjetri në Berat.
Sipas llogaritjes, PS e Edi Ramës mund të arrinte numrin prej 71 deputetësh. Por kjo duket thuajse e pamundur, për vetë faktin se marrëdhëniet PS-LSI janë shumë të acaruara që nga fushata dhe tani edhe ca më keq.
Përmbledhtasi, mund të thuhet se ajo që ka më shumë rëndësi tani, është vetëm një mandat deputeti. Pra, nëse PD dhe Aleanca për Ndryshim, konfirmojnë marrjen e një mandati, në Lezhë, ku thonë se e kanë më të sigurt, arrijnë të krijojnë numrin e detyrueshëm që çon në ftesën e Presidentit Topi ndaj Berishës që të krijojë qeverinë e re.
Tani, na mbetet veçse të presim dhe të shohim si do të evoluojnë gjërat deri në përfundim të këtij procesi zgjedhor që si zakonisht në Shqipëri, edhe këtë herë duket shumë i gjatë.
/e.l/k.k/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top