” Nuk u bë deti kos, paguani dritat”, Rama: Taksat dhe sigurimet do paguhen (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një video konferencë online me ministrat e qeverisë për situatën e koronavirusit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se qeveria nuk do presë ikjen e koronavirusit për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët e prekur nga tërmeti.
“Qeveria nuk do presë ikjen e koronavirusit për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët e prekur nga tërmeti. Nuk do ketë tolerancë rreth cilësisë së ndërtimin”, tha Rama.
Rama sqaroi edhe njëherë se dritat do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.
” Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.
Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër”
g.shqip