Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare! Djali nga Mirdita bëri atë që Rama s’pati guximin…

djali2.jpg

*Nikoleta Kovaçi

ثshtë 27 vjeç! Jeton e punon në Itali. ثshtë nga Rubiku, më saktë, thotë, nga Katundi i Vjetër! U bë i njohur pak ditë më parë për mbarë opinionin publik teksa mori përsipër të shlyente detyrimet që kishte një grua 99 vjeçe ndaj OSHEE-së. I pagoi të gjitha detyrimet, bashkë me kamat-vonesat, ndërsa djali i ka bërë me dije shtetit shqiptar se do t`i paguajë energjinë për gjithë jetën e gruas së moshuar, emri i të cilës nuk rezulton as në regjistrin kombëtar. Bajron Nikolli, jeton në Bergamo dhe është sensibilizuar nga një kronikë televizive e një medie lokale. Aty ka dëgjuar se në Fang të Rubikut, një të moshuare të vetmuar, i kishin prerë energjinë se nuk e kishte paguar.
Madje është tronditur pasi nuk e rrok perceptimi i tij, i ikur që 14 vjeç në Itali dhe tashmë i kthyer në një personazh publik edhe për vendbanimin e tij të ri. Ai nuk e merr dot me mend se si një gruaje në atë moshë, që për të është vlerë, drejtuesit lokalë të mos japin ndihmë. Bajroni e di çdo të thotë dhimbje, pasi ai ka në Shqipëri nënën e tij, ndërsa thotë: “Ajo grua është vlerë për të gjithë zonën e krahinën. Nuk mund ta lëmë në harresë”.
Në rrëfimin e tij për “Shekulli”, Bajroni është tejet modest për gjithçka ka bërë. Ai premton se duhet të bëhet shumë për atë shtresë, ndërsa drejton shigjetën nga personat që kanë drejtuar pushtetet lokale, të cilët sipas tij nuk kanë luajtur asnjë rol për përmirësimin e jetës.

Rrëfimi

Nga jeni Bajron, dhe çfarë iu shtyu të ndërmerrni një nismë të pahasur më parë?

Jam nga Katundi i Vjetër i Rubikut. Besoj se nisma ime ishte detyrim për mua, pasi jam djalë prej atyre anëve. Po ky duhej të ishte detyrim për të gjithë në fakt!

E njihnit më parë këtë grua?

Jo, nuk e njihja më parë. Nëse do ta dija do ta reagoja me kohë. E kam parë në televizion dhe u trishtova.

Kur të vini, do ta takoni nënë Barbullën?

Sigurisht. Sapo të vij. Do të jetë ndër njerëzit e parë që do të takoj. Do të vë në dispozicion të saj jo vetëm mundësinë time ekonomike, por edhe të gjitha njohuritë që kam për raste të tilla. Do të vij në nëntor dhe do të shikojmë se si mund të rregullojmë jetën e saj, ndërsa energjinë, për sa të jetojë, do ia paguaj unë. Ajo ka nevoja të shumta, aq më tepër në atë moshë që është.

Bajron, je i ri për një nismë të tillë. اfarë iu ka thënë familja? Kush iu ka mbështetur të ndërmerrni një hap të tillë?

Ato janë shumë të lumtur sepse askush ma mirë se ato nuk e kupton hallin e saj. Për nga ana ekonomike nuk kam patur asnjë lloj nevoje pasi punoj prej shumë vitesh në profesionin e elektricistit dhe merrem me sigurinë elektrike të vendit (Italisë). Por një ndihmë mjaft të madhe dhe sigurisht mbështetje për të qenë pranë kësaj gruaje më ka dhënë e fejuara ime italiane. Ajo është nxitëse për hapat e mi në këtë drejtim dhe sigurisht që jemi bashkë edhe në ndihmë të njerëzve të tjerë në nevojë.

Si u ndjetë kur patë kronikën se një gruaje të moshuar që jetonte e vetme iu kishte ndërprerë energjia vetëm që nuk kishte paguar?

S`kam koment! Nuk e perceptoj dot. Nuk e imagjinoj se si kanë mundur ta bëjnë një veprim të tillë. Mirë shteti që ia preu meqë nuk kishte paguar, po më çudit vetëm diçka. A ka ndonjë organ vendor që merret me problemet sociale të njerëzve të atyre anëve? Mirdita dhe mirditorët nuk e meritojnë të jetojnë në atë lloj “errësire”…

Kur thua “errësirë” e keni fjalën për të gjithë krahinën?

Po, për të gjithë krahinën, sepse si në Rubik ashtu edhe në Mirditë përdoret i njëjti mekanizëm. Atje ka probleme të theksuara sociale për të cilat askush nuk kujdeset. Edhe rasti i nënë Barbullës ishte pikërisht mungesa e instrumenteve që rregullojnë këto probleme, që treguan se jo vetëm nuk funksionojnë por as që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Ti mendon se mund ta rregullojë politika ose persona të caktuar publik këtë problem?

Këtu ku jetoj, punoj dhe banoj, merrem me problemet publike. Unë kam rezerva shumë të mëdha në lidhje me të gjithë personat që kanë drejtuar në zonat e mia pushtetin lokal. Kam shumë rezerva për kandidatët e fundit dhe për fituesit. Nuk kishin asgjë evropiane në programet e tyre, nuk kishin asnjë pikë konkrete për të ndihmuar në punësimin e banorëve të zonave dhe aq më pak politika konkrete për çështjet sociale. Nuk e kuptoj dot se ku shkojnë paratë që hedh Komuniteti Europian për ato zonë. Janë grante të posaçme dhe asnjëherë nuk më tha kush se është parë të hidhet një lek në ato anë. Unë për vete kam ikur 14 vjeç. E di unë se si ia kam dalë të mbijetoj derisa mbarova shkollën, por tashmë e di se nga ky vend kam mësuar jo vetëm të jetoj po edhe të marr përsipër të dijë së çfarë duhet për njerëzit e Mirditës sime.

Mendoni të ktheheni një ditë…?

Sigurisht që mendoj çdo ditë. Por edhe nëse nuk do jem atje, do të gjendem pranë problemeve të atij vendi. Besoj se shpejt do të kem edhe të rinj të tjerë me aspiratat e mia dhe jam i sigurt që nuk i mungojnë asaj zone. Kryetarët e bashkive të Rrëshenit dhe të Rubikut nuk dihet t`i zërë gjumi, por të mos lënë asnjë problem pa e dërguar te dyert e Qeverisë në Tiranë. Edhe nënën Barbullën duhej ta çonin atje, në Tiranë.

Bajron, për kë ke mesazh?

Sigurisht, mesazhi i parë shkon për nënë Barbullën; 100 vjeçe dhe aq e fortë! Ti je shembulli jonë, je origjina jonë dhe unë do të të mbështes për sa të kesh frymë. I dyti shkon për bashkëmoshatarët e mi; të jemi të bashkuar dhe më mendjen gjithnjë nga vendlindja. Ajo pret ne dhe së fundmi, një thirrje edhe për politikën e atij vendi; të mos përsëriten raste të tilla. Me prerjen e energjisë elektrike një gruaje 100 vjeçe, nuk shkohet në Europë./*Shekulli
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Rast per duartrokitje ky i Bajron Nikollit por a shtyhet gjithmone keshtu?!
Me rastet sociale duhet te merret shteti e jo te pritet gjithmone nga solidariteti i individeve. Ky personi mund te ndihmoj ne 1 apo 2 raste, por raste te tilla jane me mijera.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Aver ky rast tregon deshtimin e shtetit per problemet sociale midis te tjerave.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Aver ky rast tregon deshtimin e shtetit per problemet sociale midis te tjerave.

Dhe per ironi partia ne pushtet e mban emrin parti socialiste. Partite e majta jane (apo do te duhej te ishin) te profilizuara qe te bejne me shume per shtresen e varfer dhe te mesme... por deri tash nuk shoh ndonje dallim me qeverine e kaluar. Jane nje kallyp me pak fjale.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Aver ne Shqiperi eshte ekstrem me forcat politike:

PS qe duhet te kete me shume politika sociale eshte e prirur dhe ndjek politika ekstreme radikale kurse PD e kunderta. Kot thote Berisha jam antikomunist pasi eshte komunisti me i madh ne politikberje dhe vendimarrje flas Lol
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Them qe prb k'tu mund te jete mes punetoreve idiote/komunes dhe pales tjeter..,jo direkt i Rames. Rama nuk eshte ne dijeni te rasteve personale , qe ti hudhen ne fyt direkt. Plus nuk e kuptoj se c'lidhje ka me Europen ky rast.... E njenta gje funskionon edhe ne Europe, nese nuk paguan ti nderpresin.

Gjithsesi artikulli nuk e ben te qarte, nese nena merr pension apo jo!
 
Rama ne momentin qe eshte bere kryeminister eshte bere edhe pjese e pergjegjesive. Keto raste jane pergjegjesi e Ministrise se mireqenies dhe puneve sociale (keshtu quhet ne Kosove, nuk e di si eshte ekuivalenti ne Shqiperi) dhe Ministrise se Energjetikes.

Jane politika qe niveli komunal i zbaton por nuk i perpilon. Sa i perket varferise e mireqenies, po nuk u fajesuan kryeministrat ne radhe te pare nuk e di kush duhet fajsuar.
 
Qeveria nuk perbehet vetem nga Rama, mos ja fut kot tani... gjer kur te shkoje fjala tek Rama, kushedi ne sa Ramaj te tjere duhet te kaloje. Rama eshte kryeminister, shikon rregullon ligjet njelloj per te gjithe .

Sic thashe artikulli se ben te qarte nese nena merr pension apo jo, nese jo atehere Rama mund ta ri shikoje k'te prb, dhe te kerkoje llogari ... sepse shumica qe nuk kane asnje te ardhur, e marrin nje fare te ardhur te vogel, por prb eshte qe nuk duan te paguajne qofte edhe nje shume te vogel ndaj k'tyre gjerave.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Kryeministri i nje vendi/keshilli i ministrave jane pergjegjes per qeverisjen vendore dhe lokale. Jane strukturat dhe mekanizmat e shtetit qofte ne nivel hierarkie horizontalisht apo vertikalisht qe nuk funksionojne atehere pergjegjsia bie automatikisht mbi ta kjo sdo shume mend per tu kuptuar. Kshu Aver, fol me bukur se je dhe me shkolle :D
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Kryeministri as nuk e merr mundimin qe te kuptoje gjendjen e veshtire ekonomike te familjes shqiptare. Ai kembengul qe shqiptaret ti paguajne detyrimet shtetit, qofshin keto taksa apo fatura energjie.

hajduti
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Rregullativa shteterore me politika sociale jo humane, nuk mund te mbroj njerez te tille te pa krah, njerez qe nuk kane asnje perkujdesje sociale...edhe nese merr pension...ato nuk i dalin as per ilaqe. Te moshuarit e tille vendosen ne azile pleqesh per te cilet kujdeset shteti dhe jo shteti ti lere ne erresire duke ua prere dritat se nuk arrijti te paguaj.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Tani Kryeministri nuk munde te shof ne cdo skute.

Them te drejten edhe punetoret e kycje/ckycjes ne radhe te pare do duhej te ishin njerez. Ata me mire se te gjithe njohin realitetin shoqeror dhe secili din kush sa paguan dhe sa ka mundesi te paguaj.

Munde te zgjidhej kjo situate me pak gatishmeri qytetare, humane dhe jo te behej teme televizionesh.

Thuaj ti ne kemi vajtur te gjithe per lesh sa i perket humanitetit dhe kjo dukuni duhet te na shqetesoje :fiu:
 
Ai personalisht jo por ama te zgjedhurit vendore qe ka punesuar qeveria e tij per kete pune jane Kitra, jo per te vjedh vetem.
 
Une e kuptoje se Shqiperia dhe Kosova ka nje administrate shume te plolitizuar megjithate nuk duhet harruar se nuk kemi fare as qytetari te mirefillt.

Sepse ne nje shtet me zhvillime paksa normale secili qytetar eshte shteti dhe qytetaria eshte ajo qe i jep shtytje zhvillimeve shtetrore. Kete fat kishim ne megjithate te organizohemi si qytetar nuk eshte vone asnjehere.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

prap e shikoj ndryshe ... eshte per tu komplimentuar qe ka hequr vetvetes per dike aq me shume per nje te panjohur...
...ama cdo vlere ndihme per mendimin tim e humbet me gjith ket interviste shume autopublicitet.. se kuptova mire ne fund vetem muajn nentor kishte dhene po daten jo??? thjesht per te zhvilluar bamiresine e tij ...:( qe te ishte ndjekur nga ndonhe gazetar ne momentin e takimit...:(((
me vjen keq per ate zonjen qe mire se ka hall .. mire qe per fat dikush i solli dritat ..por pyes veten si mund te ndihet nje e asaj moshe e" publikuar si shembull" ..nuk mendoj se e ka ber tndihet mire .... duhet te mesohemi te heqim duart nga dinjiteti i personave...
 
Ca qytetarie pretendon more Kitra, 70 % e popullsise i ke fshatare tipik.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Ca qytetarie pretendon more Kitra, 70 % e popullsise i ke fshatare tipik.

Qa fshataresh mi :p ska mbet kush fshat as me i rene fyellit :peshk:
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Si me ngjau ky djaloshi si Lauri i forumit!!!

I lumte ketij cunit qe u prek e ndihmoi ate plake edhe pse e pa njohur per te por ceshtja eshte se raste te tilla jane shume ne Shqiperi e nese per kete u gjet nje individ e beri dicka per te tjeret kush do e beje!? Dhe per cdo rast te tille duhet te publikohet njehere ne tv per tu bere dicka ndryshe ska asgje!
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Shteti e ka mendjen tek gersheret me i pre telat elektrik.
Me i dergu burg ne vijimshmeri me ckam lexuar e degjuar.
Se ka mendjen te hap fronte pune.
Se ka mendjen te pyes veten apo doren administrative ti,nje i moshuar apo mosh e trete,me ate pension te qelbet 100 mije leke te vjetra i dalin per miell,per vaj apo per drita ?!
E ka mendjen te bej ligje dhe te nihet ligji nga individi.
Mire o zoteri asgje kunder kesaj,por ligji nuk mund te behet mbi shpirtra te varferish dhe mbi verferin.
Ku jane punet per te rinjet..?
ku eshte mbeshtetja sociale e duhur nga shteti per moshat e treta te braktisura?
Ku jane perkujdesjet sociale per njerzit ne nevoje?
Ku..?
Apo tek tenderat e mireqenies dhe politelies se jetes se tyre.
Mjere Shqiperia qe iken nje mashtrues e vjen nje tjeter.
Ky Edvini bashke me mashat e tij administrative,ne politike po shrehe, nje ekspresivitet prej piktori obsesiv dhe i pameshirshem ndaj shtresave sociale qe kane nevoje per mbeshtetje te paster shteti.
Por ketu do jemi , perpara do i gjeje shume shpejt grumbullin e mbeturinave qe po grumbullon pak nga pak para turive tij.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Gjesti eshte fisnik ndersa shteti le shume per te deshiruar kur vjen puna per shtresa te tilla ne nevoje. Vertet perpara ligjit duhet te trajtohemi te gjithe njelloj ,por ne raste te tilla duhet me patjeter te kete perjashtime.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

prap e shikoj ndryshe ... eshte per tu komplimentuar qe ka hequr vetvetes per dike aq me shume per nje te panjohur...
...ama cdo vlere ndihme per mendimin tim e humbet me gjith ket interviste shume autopublicitet.. se kuptova mire ne fund vetem muajn nentor kishte dhene po daten jo??? thjesht per te zhvilluar bamiresine e tij ...:( qe te ishte ndjekur nga ndonhe gazetar ne momentin e takimit...:(((
me vjen keq per ate zonjen qe mire se ka hall .. mire qe per fat dikush i solli dritat ..por pyes veten si mund te ndihet nje e asaj moshe e" publikuar si shembull" ..nuk mendoj se e ka ber tndihet mire .... duhet te mesohemi te heqim duart nga dinjiteti i personave...

Ndersa une them shyqyr qe ekziston TV dhe shyqyr qe ekzistojne gazetare qe interesohen edhe per keta njerez, e jo vetem cka ka veshur Enca sot apo kur do t'a zvogeloj Ciljeta gjoksin.

Kjo nena ka tjeter hall. Si t'a mbush barkun me buke dhe si te kete drita ne shtepi. Kur barku eshte thate dinjiteti del ne rend te dyte. Ku te jete ajo e mire qe te kete sa me shume emisione te tilla perderisa ekziston kjo gjendje.

Sa i perket shtetit dhe politikave sociale, shtresa e mesme eshte gati ne zhdukje. 90% prej tyre kane kalu ne shtresen e varfer, ndersa 10% kane kalu ne super te pasur. Ky 10%-shi dihet kush jane. I mbushin xhepat me rotacion, 8 vite njera pale dhe 8 vite pala tjeter.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

shkohet qe cke me te...se nuk mund te merret Europa me nje rast apo shume raste...europa merret me teresine e shtetit.
por shtetit tone nuk i rrjedh catia tek plaka 100 vjece....por tek teresia e tere popullates

gjesti i djalit thjesht per t'u admiruar
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Pra duhet shikuar kush dhe sa eshte numri i banoreve me varferi ekstreme, por dhe te banoreve qe mezi mbyllin muajin pa borxhe dhe me pas te nise "luften".

Shteti duhet te subvensionoje energjine per kete mase njerzish. Eshte fare e thjeshte ta vesh tjetren perpara ligjit qe ti ke vene pa e pyetur ate (fukareshen), por nese ajo nuk ka te paguaj, cfare duhet te beje?

Shteti eshte ne sherbim te popullit dhe duhet te ndertoje politika qe i sherbejne atij dhe aq me shume vemendja duhet te jete ne shtresat e mjeruara.

Prandaj Qeveria nuk behet me kalamaj, por duhen njerez te pjekur ku normat humanitare jane ne maksimumin e mundur.

hajduti
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Ndersa une them shyqyr qe ekziston TV dhe shyqyr qe ekzistojne gazetare qe interesohen edhe per keta njerez, e jo vetem cka ka veshur Enca sot apo kur do t'a zvogeloj Ciljeta gjoksin.

Kjo nena ka tjeter hall. Si t'a mbush barkun me buke dhe si te kete drita ne shtepi. Kur barku eshte thate dinjiteti del ne rend te dyte. Ku te jete ajo e mire qe te kete sa me shume emisione te tilla perderisa ekziston kjo gjendje.

Sa i perket shtetit dhe politikave sociale, shtresa e mesme eshte gati ne zhdukje. 90% prej tyre kane kalu ne shtresen e varfer, ndersa 10% kane kalu ne super te pasur. Ky 10%-shi dihet kush jane. I mbushin xhepat me rotacion, 8 vite njera pale dhe 8 vite pala tjeter.
nuk po flisja per lirin e lajmit....
por per burrerin e zoterise..bej mire bravo por jo per te marr duartrokitje apo paragonizma me hyrjen ne eu ..ska lidhje.. ne cdo vend te botes presin dritat po nuk pagove ne it..de..e usa ..e kudo
une nuk simpatizoj heroizmat publicitar...por thjesht mendimi im ..
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

nuk po flisja per lirin e lajmit....
por per burrerin e zoterise..bej mire bravo por jo per te marr duartrokitje apo paragonizma me hyrjen ne eu ..ska lidhje.. ne cdo vend te botes presin dritat po nuk pagove ne it..de..e usa ..e kudo
une nuk simpatizoj heroizmat publicitar...por thjesht mendimi im ..

Cdo respekt per mendimin por une me shume e kisha per pjesen ku ke shkruar per dinjitetin e zonjes. Pajtohem me ty qe mund te ndihet keq ajo, por ne mes te asaj dhe zgjidhjes se nje problemi jetik sic eshte mungesa e dritave... besoj se ajo nuk e ka problem daljen ne TV.

Ndersa per kete personin mua nuk me pengon aspak nese ka dhene interviste apo menyra se si eshte shprehur. Perkundrazi me duket si motivim i mire edhe per te tjeret qe te ndjekin hapat e tij.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

Cdo respekt per mendimin por une me shume e kisha per pjesen ku ke shkruar per dinjitetin e zonjes. Pajtohem me ty qe mund te ndihet keq ajo, por ne mes te asaj dhe zgjidhjes se nje problemi jetik sic eshte mungesa e dritave... besoj se ajo nuk e ka problem daljen ne TV.

Ndersa per kete personin mua nuk me pengon aspak nese ka dhene interviste apo menyra se si eshte shprehur. Perkundrazi me duket si motivim i mire edhe per te tjeret qe te ndjekin hapat e tij.

respektoj mendimin tend por mbetem ne idene time..jo te gjithe duan jeten..fytyren..problemet publike.. aq me pak ajo moshe.. pasi jam e sigurte 1000% qe asnjeri si ka kerkuar ne do te behet publike...ajo mund te mos kete asgje por mbase ka me shume seder se mua apo nje tjeter nga ne qe jemi me fatlume..
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

respektoj mendimin tend por mbetem ne idene time..jo te gjithe duan jeten..fytyren..problemet publike.. aq me pak ajo moshe.. pasi jam e sigurte 1000% qe asnjeri si ka kerkuar ne do te behet publike...ajo mund te mos kete asgje por mbase ka me shume seder se mua apo nje tjeter nga ne qe jemi me fatlume..

Te mos jesh aq e sigurte se ka plot qe jane edhe me te reja ne moshe, e ndoshta edhe me me pak halle se ajo nona 100 vjecare.. dhe kane kerku ndihme nga gazetaret. Ne Kosove ekziston nje emision javor "edhe une jam Kosove". Ata jo vetem qe bejne kerkese qe rasti i ty te behet publik, por presin me jave apo muaj deri sa t'iu vjen radha per emision. E perseris, kur stomaku mbetet i zbrazur dhe kur nuk ke kulm mbi koke.. sedra bjen ne kategori te dyte.
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

kjo eshte me e trishtushne se dritat e nderprera.. :(
 
Titulli: Nuk shkohet në Europë duke i prerë energjinë një nëne 100 vjeçare!

shkohet qe cke me te...se nuk mund te merret Europa me nje rast apo shume raste...europa merret me teresine e shtetit.
por shtetit tone nuk i rrjedh catia tek plaka 100 vjece....por tek teresia e tere popullates

gjesti i djalit thjesht per t'u admiruar

Tamam .. Per me teper qe raste te tilla ka dhe ne BE sa te duash nuk ka veç Shqiperia mjerim.
Ketej ke njerez qe falimentojne u marrin dhe shtepine e i nxjerrin ne rruge dhe qeveria vazhdon punen e saj ..
 
Back
Top