Nuk rreshtin aksidentet, 3 të vdekur, 4 të plagosur

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mbrëmë, në qendër të Tiranës, tek ura e Shallvareve, një betoniere shtypi një 60-vjeçare

Shtatë viktima, tre të vdekur dhe katër të plagosur, kanë lënë pas aksidentet gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në qendër të kryeqytetit, tek ura e Shallvareve, ku një mjet tip betoniere shtypi për vdekje një qytetare 60-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur pak minuta përpara se ora të shënonte 18:00, ndërsa gruaja e moshuar, ende e paidentifikuar, po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ajo është shtypur për vdekje nga betonieria me targa të Tiranës 7543I, me drejtues Dashamir Dunin. Policia sqaron se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë, tre persona të tjerë janë plagosur dhe një shofer ka mbetur i vdekur gjatë ditës së djeshme po në Tiranë, ndërkohë që policia ka dërguar për ndjekje penale drejtuesit e mjeteve që i kanë shkaktuar ato. Pavarësisht masave të marra, duket se ky sezon nuk po ndalon dot drejtuesit e mjeteve të konsumojnë pije alkoolike dhe të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar të plagosur dhe viktima. Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri të ditur se nga seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore është regjistruar një aksident i rëndë në fshatin Bërxullë. Sipas të dhënave, Ervis Doçi, 31 vjeç, banues në Laç, dje rreth orës 12:30, duke drejtuar mjetin "Land Rover", me targa LA8879A, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke bërë disa rrotullime. Për pasojë u aksidentua me vdekje vetë drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar rëndë pasagjeri Urim Doçi, 22 vjeç, i cili është vëllai i viktimës. I plagosuri është dërguar në spital dhe nga të dhënat mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka shumë fraktura në trup. Veç këtij rasti, seksioni i hetimit të aksidenteve ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Arvenoi Nuni, 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 07:30 të mëngjesit, te kryqëzimi i Bathores, duke drejtuar mjetin "Fiat", me targë të huaj AR738XL, ka aksidentuar këmbësorin Melain Shoti, 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për aksidentin e tretë policia e kryeqytetit deklaroi se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ilir Rrushi, 36 vjeç, banues në rrugën "Sauk i Vjetër", i cili pardje, rreth orës 17:30, në rrugën Sauk i Vjetër-Rruga Elbasanit, duke drejtuar motorin "Papaq", pa targa, ka aksidentuar këmbësorin Hysen Hafuzi, 73 vjeç, banues në Farkë. Edhe ky person ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Humbja e kontrollit gjatë udhëtimit me autoveturë ka marrë një tjetër jetë. Këtë herë aksidenti është shënuar rreth mesnatës së të enjtes, në afërsi të diskos "Ekuador" në Sarandë. Rreth orës 22:35, në vendin e quajtur "Kanali i اukës", në afërsi të diskos "Ekuador". Një makinë tip "BMW", me targa të Fierit, me dy persona brenda, ka përfunduar në ujërat e Bistricës, në vendin ku derdhet lumi në det. Ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve ka qenë pothuajse e pamundur, pasi automjeti kishte rënë nga një lartësi rreth 60 metra e kishte përfunduar në lumë. Nga autovetura e përmbysur janë nxjerrë trupat e dy të rinjve, njëri prej të cilëve i pajetë. Viktima është Ilia Qëndro, 25-vjeç, biznesmen i bojërave dhe i një pike servisi në fshatin Karahaxh, ndërkohë që i plagosuri, i cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut, quhet Oltion Jaçe, banor i Sarandës.
SHQIP
 
Back
Top