Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!

Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!

1524816282_artanfuga-1-1.jpg
Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!
Ka ca njerëz, unë dyshoj shumë te ata, që hiqen si ruajtësit e moralit publik. Na thonë që mos debatojmë për asgjë, të mos arsyetojmë për asgjë se çfarë nuk kemi bërë mirë, ose kemi bërë keq, e që na kanë shtuar dëmet në njerëz dhe materiale.

Të mos mendojmë asgjë, fare asgjë, ta mbyllim rubinetin e trurit, por vetëm të qajmë, ose vetëm të japim lekë për ndihma, a ushqime, ose vetëm të shohim dhe pësojmë lëkundjet e tërmetit kur bina dhjetkatëshe vallëzojnë mbi kokat tona!
Mos mendoni, mos arsyetoni, mos e çoni mendjen te asgjë që të ketë qenë ndryshe, që duhet të ishte ndryshe!
Këta moralista që unë i dyshoj si tenderuesa, si përfituesa, si këpucëlëpirësa, si të korruptuar, veç atyre që e kanë nga budallalliku dhe frika që i ka zënë, nga humbja e qetësisë psikike.
Njeriu i vërtetë i bën të gjitha.
Jep kurajo,
ndihmon të tjerët,
siguron veten dhe familjen,
jep optimizëm,

jeton jetën e tij sikur do të jetojë 1000 vjet ose sikur të ishte dita e tij e fundit,
Por, edhe arsyeton, kritikon, lëvdon, ka dhimbje, trishtohet.
Kjo është jeta!
Pse tërmeti do të jetë më i fortë se njeriu???
Kurrë!

Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vdekjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njërezit, politikën, jetën.

Se këta lëpirësa, këta pinokë e bij pinokësh, kur nuk ka katastrofa nuk dëgjojnë asnjë kritikë, tallen, përqeshin, i quajnë ata që e mendojnë të keqen sikur janë të çmendur, budallenj dhe vuuuu karabinatë të larta sa malet, mblidh mijra njerëz në një pallat sikur të ishin miza…. etj.
Kurse kur ka kastastrofa, u thonë të tjerëve : Mos arsyetoni për çka po ndodh, tani është koha të qajmë të vdekurit!
Kur jeta është normale nuk dëgjojnë kur u flasin, kur ndodh tragjedia, kërkojnë të mos flasim.
Kur të flasin njerëzit atëhere?
Po! Duhet folur tani, tani, tani dhe pastaj, edhe gjithmonë, pa lënë mënjanë veprimin për të përballuar gjendjen, sepse pastaj harrohet cdo gjë dhe ata vazhdojnë paudhësitë e tyre :
Pinokët!

Tani arsyetohet mbi atë që ndodh sepse jemi dëshmitarë të saj, na duhet t’a arsyetojmë gjithçka që t’ua lemë si dëshmi femijëve, brezave të tjerë, sepse pas katastrofës do të vijë ora e llogarive, e asaj që nuk mund të jetë si më parë!
Pinokë të ndyrë! Morali juaj është korruptiv!
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back