“Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

greqia.jpg

Një ngjarje horror, ku protagoniste është një shqiptare, vjen nga Greqia… Bëhet fjalë për një nënë të re, e cila ka hedhur fëmijën e saj të 5-të, nga ballkoni, në Katerini.

Sipas mediave helene, 26-vjeçarja shqiptare, nënë edhe e 4 fëmijëve të tjerë ka hedhur foshnjën nga ballkoni i katit të dytë me pretendimin se nuk mund ta rriste dot.

Vajza, e cila kishte lindur ditën e diel, është me fat, pasi ka rënë në çatinë prej xhami, të pjesës së poshtme ku ndodhen bizneset.

Ajo ka marrë plagë serioze në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Selanikut. Po sipas mediave helene, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të 26-vjeçares shqiptare.

Referuar gazetave greke, thuhet madje edhe se, shqiptarja nuk e kishte lindur fëmijën në spital, por tek shtëpia e prindërve.

Pasi është marrë në pyetje nga policia, me akuzën e tentativës së vrasjes së fëmijës, 26-vjeçarja ka thënë se “nuk mund të rriste dot”.

4 fëmijët e tjerë dhe burri i saj jetojnë në Trikala, ndërsa 26-vjeçarja kishte shkuar tek prindërit muajt e fundit./tvklan.al
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Po tu thafshin ato duar qe ne rreze,me ca shpirti e bere...smund ta lije jashte deres se dikujt ose ne jetimore perderisa kuptoj qe ske gjetur mbeshtetje nga askush, as nga familja jote...ncnc
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Nje sek tashi ....
Te dielen kish lindur nena...hmmmmm dmth as java pare.
Ndonje mjek i kish folur per depresionin pas lindje?
Po ndonja familjar te kujdesej kishte.
Padiskutim qe akti eshte horror....por depresioni post partium ka bere qe jo pak femra te ikin nga mendja fare. Njihet ne literature......gjynah
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

:( e pakonceptushme!!
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Po ne ju nisem kasht shtetit qe te mesonit e jo te benit gjera te tilla :p hahahahahaha mendoj se ska pas lek as per te ler masa mbrojtese po mire kete po as indietro si punoka fare duhet me patjeter te bojn servis burre e grua
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Mos e shani e ju , kush e di si i ka ardhur , mushkus -shushkês .
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Me siguri ka patur probleme psikike. Gjynah! Gjynah dhe kjo nese vetedijesohet cka bere me vone
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Edhe pse se imagjinoj veten nen kurr, kte veprim sdo e beja kurre.
Gjynah kujt ja fal Zoti, femijet "kafsheve"
Kur shum gra heqin tzezat e ullirit me pas 1 femij e kto "shushkat" e mbysin.
 
qetesohu ...se nuk i dime shkaqet dhe flasim para kohe.
jo per jstifikim por nese ka patur probleme mendore.....ath faji eshte me kompleks.

Asnjeri nuk justifikon aktin ne vetvete, sigurisht qe mund te thuash gjithe te zezat e ksaj bote...por smund te jemi kaq te determinuar pa ditur pse?!
 
asgje se justifikon kte
tgjith kemi probleme ose nervozohemi, por kjo sdo te thot qe tvrasim kush tna dal para
Zoti na ruajt nga trut e kokes me kto monstra.
Femrat e tilla mos ju falt Zoti femij
 
Jetmira e njeh ti termin "postpartum depression" depresioni pas lindjes???
Lexo pak me shume dhe pastaj nxirre shpaten e preji koken :)
nuk po e justifikojme ate qe beri...por nese do dinim arsyet e verteta besoj se arsyeja nuk ka qene ekonomike. Ne kete rast ajo ka patur opsione , e conte ne jetimore , e jepte per biresim , etj etj....vrasja nuk eshte alternative.

besoj me kupton
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Plakat te ne thoshin femra eshte ushqim per dreqen :yep: gjithkujt i bije hise :gazet:

Me dhimbsen nenat e reja sepse ne mjafte raste, nen ndikimin e faktoreve qe ne rralle here i shofim, bejne veprime te cilat ne situata normale duken te pa imagjinueshme.
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Ajo e para thote se ka lind ne shtepi, keshtu ska pas mbikqyrje mjeksore..gabim i madh...se doe vereni besoj problemin,
e dyta...raste te tilla ka pas plote..ajo 26 vjec dhe 4 femije, eshte sfide e madhe per nje femer ne ate moshe, plus sdim raportet ne familje, bashkeshortote..
Dikush nga jasht me siguri duhet ta kete kuptuar problemin, se problemet psiqike jane moment, ata nuk te japin kohe te menodohesh, perndryshe nuk do ishte problem...
Secila nene pas lindjes ka probleme, por kush ka besim dhe perkrahje i kalon shume lehte, ndersa perndryshe mbyll syte dhe vepron gabim..
Dhe Fal Zotit qe nuk ka foshja asgje...kryesorja
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Jetmira e njeh ti termin "postpartum depression" depresioni pas lindjes???
Lexo pak me shume dhe pastaj nxirre shpaten e preji koken :)
nuk po e justifikojme ate qe beri...por nese do dinim arsyet e verteta besoj se arsyeja nuk ka qene ekonomike. Ne kete rast ajo ka patur opsione , e conte ne jetimore , e jepte per biresim , etj etj....vrasja nuk eshte alternative.

besoj me kupton

Haha ca termi ke thene haha
E admiroj faktin qe mban akoma shprese :P
 
Titulli: “Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Ka shum arsye qe mund te ken shtyre,,, nuk eshte e lehte te jetosh ne kete planet super gravitacional!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top