Nuk lexon...📖

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nuk lexon...📖
--------
Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh.
Por nuk je i qetë.
Nuk ndjehesh i lumtur.
Ke ankesa.
Nuk të rreh mirë zemra.
Nuk të mbushet mushkëria.
Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin.
Mirë të bëhet.
Do vuash derisa të vdesësh.
Sepse ti nuk lexon.

Vendi yt ka vuajtur diktaturën më kriminale të historisë së botës.
Prej një çerek shekulli vendi yt është vend i lirë.
Ti që nuk lexon këtë dallim nuk e bën.

Ti pi kafe, sodit njerëzinë, habitesh dhe mërzitesh pse nuk janë të gjithë si ty, dhe kafja të duket zeherr.
Zeherr e helm do të bëhet kafja sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk mund ta kuptosh madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë.
Ndërsa pretendimi yt që edhe të tjerët të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte fundi i botës.

Ti del ndonjĂ«herĂ« nĂ« rrethinat e qytetit ku sheh shtĂ«pi tĂ« reja, vila, oborre tĂ« bukura, jo rrallĂ« edhe me basene tĂ« kaltra. Sa herĂ« qĂ« kjo ndodh, ti nis e bĂ«rtet; "JanĂ« bĂ«rĂ« me pare droge". Ore, tĂ« thotĂ« ndonjĂ«ri, eja nĂ« vete, kanĂ« punuar nĂ« kurbet duke ngritur llaç e beton nĂ« katin e shtatĂ« e tĂ« tetĂ«. KanĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n e vinçave dhe buldozerave. Nuk i kanĂ« ndĂ«rtuar nĂ« 1 ditĂ« por tullĂ« pas tulle me njĂ« mijĂ« mundime pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra. ShtĂ«pitĂ« e reja nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« me qindra mijĂ«ra. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithĂ« bota. E kotĂ«. S’ka spjegim qĂ« tĂ« bind ty qĂ« nuk lexon, dhe duke mos lexuar, nuk kupton.

Je vĂ«rdallosur ca kohĂ« “jashtĂ« shtetit”.
U thua miqve, italiani Ă«shtĂ« kĂ«shtu, gjermani ashtu, greku i tillĂ«, turku i atillĂ«, dhe tĂ« gjithĂ«ve u vĂ« nga njĂ« nofkĂ«. PĂ«rcaktimet qĂ« nuk guxon t’i bĂ«jĂ« asnjĂ« dijetar dhe asnjĂ« enciklopedi, guxon t’i japĂ«sh ti shtaza qĂ« nuk lexon.

Duke kaluar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra banorësh lokalë. Ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr nuk të ndodh për asnjë arësye tjetër veç asaj se ti nuk lexon.

Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon.
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, Mall-in e Lasgushit, Letrën e Tatjanës Onieginit, por përsërit batuta të pështira soc-filmash të neveritshëm. Ti nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.

Ti voton, dhe të nesërmen e votimit ankohesh ndaj atij që ja dhe votën.
Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.

Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet; Trokiti një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, u krruajt, u inatos, bërtiti, përplasi derën, doli. Shumica e librave janë vërtet të tillë. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë pakrahasimisht më të vlefshëm se këta me mangall, prush, krruajtje, nevrikosje, përplasje, sepse ti nuk lexon.

Sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra. Habitesh, dhe thua me vete; ǒu duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë, fatkatrani dhe fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.

Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, intrigon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.
Përvojat e njerzimit, Shkencat, Artet, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, janë të gjitha nëpër libra, që ti nuk i lexon.

Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.
Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.

Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.
Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk e di çfarë janë; shiu i gërmave, flladet e paragrafeve, stuhitë e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.
-------
Nga: Edison Ypi.
 
KĂ«tij i ka mbetur ora ke shtegtimet 😁
Po nje refren kendon perhere ky ne fakt, por ashtu eshte aman. Kesisoj jemi! :)
 
E kam takuar para shumĂ« vitesh tek pĂ«r tek 😁
Donte t’i gjeja sponsor pĂ«r njĂ« projekt 😁
hahaha
Ja gjete? 😁
 
Me gjithë përpjekjet e mia të jashtzakonshme

Nuk pranoi sponsori 😁
haha
ok. ok se s'me intereso Ypi, por noj projekt kulle kur te te dale rruga di ku ta drejtosh 😁
 
Shife pak ke 5.54 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ishte vërtetë filozofike, por si e tha S.M.
“If you get a chance to act in a room that somebody else has paid rent for, then you’re given a free chance to practice your craft.”
😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-BuzĂ«qeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femĂ«r.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti NĂ«nĂ«.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top