Nuk ka afat për heqjen e barrikadës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nuk ka afat për heqjen e barrikadës



Situata politike dhe e sigurisë në komunën e veriut të Mitrovicës është më e mirë, mirëpo ajo vazhdon megjithatë të mbetet e vështirë dhe e tensionuar për faktin se kryetarët e komunave veriore dhe pushteti nga Prishtina nuk janë kuptuar mes vete, andaj edhe nuk i kanë mbështetur sa duhet qytetarët. Kështu thotë kryetari i Komunës së Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Në një intervistë për Kosovapress, Rakiq ka bërë të ditur se përveç Zyrës Administrative të veriut, qytetarët e kësaj pjese nuk i ka mbështetur askush tjetër.

“Kjo e mirë nuk është vërejtur tek qytetarët për shkak se ne dhe pushteti i Prishtinës nuk jemi kuptuar. Nuk i kemi përkrahur qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës në aspektin e bizneseve të vogla. Do të thotë nuk i kemi mbështetur ata, përveç Zyrës Administrative e cila ekziston që nga viti 2004 dhe e vetmja është ajo që ka mbështetur këta qytetarë dhe i është përgjigjur kërkesave të tyre”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij, po bëhet një vit që kur është formuar komuna veriore e Mitrovicës, mirëpo qytetarët e saj akoma nuk e kanë ndjerë këtë të mirë, edhe pse kryetari i saj, por edhe pushteti nga Prishtina kanë premtuar shumë.

Në lidhje me largimin e barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit, përkatësisht të ashtuquajturën ‘Parku i Paqes’, Rakiq ka thënë se ajo duhet të largohet atëherë kur të dy kryetarët e këtij qyteti të ulen në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje kreative për të dyja komunitetet.

Ai potencoi se kjo zgjidhje nuk duhet të jetë e imponuar nga Brukseli apo Prishtina, ndërsa ka mohuar deklaratat e kryenegociatores Edita Tahiri rreth afatit kohor prej tre muajsh për largimin e barrikadës.

“Zonja Edita ka thënë se BE-ja ka premtuar se Parku i Paqes do të largohet për tre muaj, ndërsa unë konfirmoj me plot përgjegjësi, sepse kam qenë pjesëmarrës në Bruksel kur është diskutuar për këtë temë, dhe asgjë konkrete nuk është premtuar dhe nuk është dhënë ndonjë afat kohor. Në fakt afati është dhënë në kuptimin kur të dy komunitetet do të jenë të kënaqura dhe atëherë do të gjendet një zgjidhje sa i përket parkut të paqes”, theksoi Rakiq.

Sa i përket vazhdimit të rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen e banuar me popullatë të përzier ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës, ai pranoi se afati kohor i premtuar prej një jave ka kaluar, por tha se deri në fund të kësaj jave, dy kryetarët e qytetit të Mitrovicës do të takohen me përgjegjësit nga Prishtina dhe do të arrihet një zgjidhje.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që në këto takime të marrin pjesë edhe vetë banorët e lagjes, duke thënë se gjendja stabile dhe qetësia në këtë lagje janë prioritet numër një, të cilën, siç u shpreh, deri tani po arrin me sukses ta mbajnë ai bashkë me kryetarin e jugut Bahtirin.

“Sa më përket mua dhe komunës veriore të Mitrovicës, si dhe Bahtirit, prioritet i yni është ta mbajmë gjendjen stabile dhe qetësinë, dhe kjo është numër një. Mendoj se në këtë drejtim ne po ia arrimë qëllimit, sepse me rëndësi është të mos ketë përleshje multietnike, ndërsa të gjitha tjerat mund të zgjidhen në tavolinë”, sqaroi kryetari Rakiq.

Sipas tij, besimi që kaherë është humbur duhet të rindërtohet, dhe pastaj komunitetet që jetojnë në ‘Kroin e Vitakut’ duhet po ashtu të ulen në tavolinë dhe së bashku me kryetarët e të dy komunave të provojmë të gjejnë zgjidhjen më të mirë.


tg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top