Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Lauri

Anunnak
Vincent van Gogh, jeta e stuhishme dhe shpirti i drobitur i gjeniut të post-impresionizmit

van_zps0virqjiu.jpg

“Për të vepruar në këtë botë, duhet të vdesësh brënda vetes… Njeriu nuk gjendet përmbi tokë vetëm për të qenë i lumtur, as dhe për të qenë thjesht i ndershëm. Gjendet për të realizuar gjëra të mëdha për shoqërinë, për të arritur fisnikërinë e shpirtit e për t’u hedhur përtej vulgaritetit, në të cilin hiqet zvarrë egzistenca e pothuaj të gjithë individëve”. Kështu i shkruan Vincent van Gogh vëllait të tij Theo. Ky është botëkuptimi i një gjeniu dhe kjo mbetet bota që ai e skaliti me pasionin e një të çmenduri.

Sot 163 vite më parë më 30 mars 1853 u lind Vincent van Gogh, piktori holandez, post-impresionisti më i zëshëm pas Rembrandit dhe themeltar i modernizmit, vdiq 29 korrik 1890 kur ishte 37-vjeç.

Një artist që lëkundet mes predikuesit të zellshëm, pikturës që përpëlitet mes ngjyrave të diellta e penelatat e dhunshme të haresë, dashurisë marroke dhe çmendurisë që e mbajti gjithnjë mes resh diellin e tij flakatar të famës. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat absolutisht e përsosur dhe vetanake përnga stili, tonaliteti i ngjyrave, kumtimi dhe depërtimi në thellësi të përjetimit. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, këtë mjeshtër të okrës, mylmyesi të violentit të kobaltit, këtij kolori të epshëm.

Vepra e Van Gog me përdorimin e dhunshëm të ngjyrës, u çel rrugën ekspresionistëve dhe cyt emocione të potershme në brendinë e shpritrave të etur për lojën e zjarrit dhe dritës. “Në vend që të jap besnikërisht atë që kam para syve, unë përdor ngjyrën arbitrarisht, që të mund kësisoj të shprehem më fuqishëm” kumtonte ai.

Për shkak të ngjarjeve të potershme të Van Gogh, një marrëdhënie cingëritëse me Paul Gauguin, gjymtimi i veshit të tij të majtë, dhe vetëvrasjes, të cilat ngasën harbimin e një rrëfimtarie apokrife dhe anektodave, u rrekën të ravijëzonin një realitet paralel të molepsur me grotesk e cinizëm, por pa mundur ta zhbëjnë shtresimin e mitit ku ngjishet humusi i përtëritjes së gjenialitetit të tij në kohëpaskohje, derimtash kur rreth emrit të Van Gogh gjithnjë shndrin një breror fame.

Megjithatë, nga më shumë se 800 piktura në vaj dhe 700 vizatimet që përbëjnë galerinë e krijimtarisë që la, ai mundi të shiste gjatë jetës një të vetme. Erdhi dhe iku nga jeta si një ngjarje e përplotur me episode të gjithëfarësojshëm. Ashtu si dhe në punët që mbetën trashëgimi e paçmuar e gjeneratave, përditshmërinë e mbushi plot të papritura, shumë prej të cilave rrjedhonin nga shëndeti i drobitur mendor, varfëria dhe harbimi dashuror.

Nuk mund të mos kishte në jetën e tij të zgriptë, gjithnjë me ekuilibra të prishur, një goditje fatale: Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar veten me një revolver në një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo, i cili u varros krah Vincentit, ku prehen në varre identike.

Britma më e potershme që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë në jetën e një piktori, është ajo e Vincent Van Gogh, britmë e cila tkurr edhe sot e kësaj dite qiejt e mbamendjes së rruzullit artdëshmues të tij. Vincent Van Gogh është padyshim një rast emblematik. Pakkush mbruhej me atë vërshim ndjeshmërie dhe aftësi krijuese. Egzistenca e tij ka qenë një udhëtim në “vuajtjen e izolimit”, i pakuptuar e vetmitar në perceptimin acarues të dhimbjes, i pafuqishëm e prapë i kthjellët e i vetëdijshëm për sëmundjen e tij që ishte edhe fizike, po mbi të gjitha shpirtërore. Studimet psikiatrike moderne, i kanë zhvilluar edhe më tej hipotezat që Van Gogh vuante nga sëmundje bipolare apo sindroma maniako-depresive, e trashëguar genetikisht nga familja, gjë që brengoste edhe vëllanë e tij Theo. Po përtej kësaj sëmundjeje genetike, është e sigurtë se çmenduria i qe manifestuar mbi të gjitha sepse Vincent e kishte filluar ta shihte artin e tij të dashur, si instrument për të arritur atë që është esenciale. Ose sepse tashmë kishte kuptuar tiraninë e vuajtjes mbi qenien njerëzore, por nuk dinte se si ta kapërcente dhe as se pse duhej kapërcyer. Pra Van Gogh është shembulli tipik i konstatimit të së të Vërtetës së Parë Fisnike e të mundimit të pashprehshëm që ajo lind, nëse nuk arrin të besosh se mund të kapërcehet, e aq më pak të shquash një mënyrë, një rrugë për ta kapërcyer.
A-Vataj
 
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Nuk duhet te gjykojme Zotin per kete bote, sepse ajo eshte nje skice qe i erdhi keq.
/Van Gogh

go4_zpswdeyfscv.jpg
 

Attachments

  • go4_zpswdeyfscv.jpg
    go4_zpswdeyfscv.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
  • go4_zpswdeyfscv.jpg
    go4_zpswdeyfscv.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Nuk ka blu pa të verdhë dhe pa portokalli.
/V-Gogh

go6_zpstmy96wad.jpg
 

Attachments

  • go6_zpstmy96wad.jpg
    go6_zpstmy96wad.jpg
    109.6 KB · Shikime: 0
  • go6_zpstmy96wad.jpg
    go6_zpstmy96wad.jpg
    109.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Une bej gjithmone gjera qe nuk di ti bej per te mesuar se duhen bere.
/V-Gogh

go1_zpsvfm5k0yy.jpg
 

Attachments

  • go1_zpsvfm5k0yy.jpg
    go1_zpsvfm5k0yy.jpg
    16.2 KB · Shikime: 0
  • go1_zpsvfm5k0yy.jpg
    go1_zpsvfm5k0yy.jpg
    16.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Nuk di agje me qartesi, por veshtrimi i yjeve me ben te enderroj
/V-Gogh

go9_zpsq3veefbj.jpg
 

Attachments

  • go9_zpsq3veefbj.jpg
    go9_zpsq3veefbj.jpg
    108.2 KB · Shikime: 0
  • go9_zpsq3veefbj.jpg
    go9_zpsq3veefbj.jpg
    108.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Shpesh njerzit bejne art, por nuk e vene re
/V-Gogh

go3_zpsnj6tzind.jpg
 

Attachments

  • go3_zpsnj6tzind.jpg
    go3_zpsnj6tzind.jpg
    83.9 KB · Shikime: 0
  • go3_zpsnj6tzind.jpg
    go3_zpsnj6tzind.jpg
    83.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Menyra me e mire per te dashuruar Zotin, eshte te dashurosh shume gjera.
/V-Gogh

go8_zpsgrqqxun5.jpg
 

Attachments

  • go8_zpsgrqqxun5.jpg
    go8_zpsgrqqxun5.jpg
    72.1 KB · Shikime: 0
  • go8_zpsgrqqxun5.jpg
    go8_zpsgrqqxun5.jpg
    72.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Cfare do ishte jeta nqs nuk do kishim kurajon per te tentuar?
V-Gogh

go2_zpsdwc1yin3.jpg
 

Attachments

  • go2_zpsdwc1yin3.jpg
    go2_zpsdwc1yin3.jpg
    126 KB · Shikime: 0
  • go2_zpsdwc1yin3.jpg
    go2_zpsdwc1yin3.jpg
    126 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Dashuria eshte e perjetshme: mund te ndryshoje aspektin, por jo ekzistencen..:)
/V-Gogh

go7_zpsxlrylcts.jpg
 

Attachments

  • go7_zpsxlrylcts.jpg
    go7_zpsxlrylcts.jpg
    206.5 KB · Shikime: 0
  • go7_zpsxlrylcts.jpg
    go7_zpsxlrylcts.jpg
    206.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

Natyra eshte menyra me e mire per te kuptuar artin; piktoret na mesojne ta shohim
/V-Gogh

go5_zpss4rxbwgf.jpg
 

Attachments

  • go5_zpss4rxbwgf.jpg
    go5_zpss4rxbwgf.jpg
    19.5 KB · Shikime: 0
  • go5_zpss4rxbwgf.jpg
    go5_zpss4rxbwgf.jpg
    19.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Nuk jetoj per veten time, por per gjeneracionet qe vijne.

E para dhe e pesta i kam fiksim... :)
 
@Vajza mi rregullo këto tema me foto si far hithrash..
Herën tjetër do të votoj vetëm ty .. ;)
 
Këtu shikohet puna o stafist, si mirëmbani temat nga problemet teknike...🤷
 
lauri do ishte bukur sikur te vendosje edhe letrat e shkembyera me te vellain ...
 
lauri do ishte bukur sikur te vendosje edhe letrat e shkembyera me te vellain ...
Me recitime biles x @jana80 🤗😘
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top