Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Un do ta ndaj po me doli e virgjer. O eshte e deshtuar o e qepur.
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Kjo teme qe diskutohet dhe televizione te lodhura qe i japin ze.
Nuk di pse por i shoh si raste te izoluara edhe pse mund te jene ne mase.
Flitet per mentalitete....femra qe justifikohen per humbjen e nje dashurie e si rrjedhoje edhe virgjerise...e meshkuj dallkauk qe qenkan ekspert per te dalluar nese eshte e virgjer a jo.
Pazare mbi ne!!


Dhe une me faj shoh femrat ne kete rast...inferioritetin e tyre per shkak te kesaj. Thelle thelle edhe ato gjykojne veten per hapin e hedhur.
Nuk arrij ta konceptoj qe nje mashkull te me bej pyrtjen a je e virgjer....ska ndodhur.
As me ka kerku kush shpjegim ku apo si e humbe.
Thjesht kemi shijuar ato cka jane.
E vetmja pyrtje qe mund te kete sens eshte - nese ti je ende ne nje raport me te shkuaren....kjo edhe qendron...
Me pak o femra nese dikush ju pyt ku e humbet virgjerine ....edhe ju tregojani si e humbet deri ne detajin me te vogel.....ndoshya e kane per eksitim kete pjese..:P
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Keshtu eshte kur bagetite kthehen me drejte kthimi.
Mire qe ia beri qe e ktheu. U lirua ketu ,e?

Po ato qe Avniu zhvirgjeroi si ekserpert qe qenka kush do i marre?


Ama c'i ke rene pikes, ti mare satemja e Avniut se ajo mbase njeh nga eksperienca...ashtu si e paska mesuar!
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Babai i 36-vjeçarit që ndau gruan për virgjërinë: Djalin e përzura nga shtëpia se nuk e besova

Untitled-12-480x381.png

Avni Allmeta, 36 vjeçari nga Burreli është kërcënuar me jetë një ditë pasi tregoi live historinë e martesës së tij në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”. Deklarata e tij se nusen nuk e gjeti të virgjër dhe e ktheu te prindërit ka acaruar tejet këta të fundit dhe e kanë kërcënuar sërish. Babai i 36 – vjeçarit, Sami Allmeta tha se e ka telefonuar vëllai i ish nuses së djalit, i cili i ka thënë se janë në gjak. Nga ana tjetër, 36- vjeçari pohoi se e dashuron gruan e tij dhe nëse ajo i kërkon falje është i gatshëm të jetojë me të. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Sami Allmeta tregoi me detaje se çfarë ka përjetuar familja e tij pas martesës së të birit. I moshuari tha se është i shqetësuar nga kërcënimet e familjarëve të nuses, të cilën e ka respektuar dhe dashur si vajzën e vet. Por, plaku deklaroi se me nderin nuk mund të luhet.

Zoti Sami, ju, e patë djalin tuaj të premten në televizion?

Po, e pashë. Ai tregoi gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë. Ndërkohë që në mbrëmje na kanë kërcënuar me jetë. Ky është shqetësimi ynë më i madh si familje.

Mund të na thoni kur dhe kush ju ka kërcënuar?

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, ka rënë telefoni. Personi që telefonoi më tha se ishte vëllai i nuses sonë. Kishte inat dhe fliste me zë të lartë. Ai më tha direkt se ishim në gjak. “Ju më keni një gjak borxh, pasi djali juaj ka dalë në televizor e ka folur për motrën time. Djalin tënd Avniun, po e pashë në ndonjë rrugë apo përballë, do ta ndaj në 14 copa”. Kështu më tha personi që telefonoi.

Si reaguat ju pas telefonatës kërcënuese?

Më pas mora në telefon djalin dhe i thashë që je në gjak me njerëzit e ish gruas. Kjo na ka shqetësuar shumë. ثshtë e rëndë që të na ndodhin këto gjëra në moshën e pleqërisë. Ne po prisnim të bëheshim me nip në shtëpi, pasi mësuam që nusja është shtatzënë, por nuk e di çfarë ndodhi me të.

Këtu me ju ka qëndruar nusja, në të njëjtën shtëpi?

Po, këtu e solli djali. Ne i kishim thënë asaj që djali është i papunë, pa të ardhura, çfarë do të hanim ne, do të hante edhe ajo. Nusja na respektonte dhe unë e respektoja më shumë se vajzën time. E respektoja dyfish, pasi ishte jetime, pa babë, dhe më vinte keq.

Ju, e keni pyetur nusen se si shkonte me djalin tuaj?

Po. E kam pyetur disa herë si prind, pasi u doja të mirën. I thosha ‘a të dhunon djali’, ndërsa ajo më thoshte ‘jo’. Unë e besoja se im bir nuk e dhunonte. Unë do i flisja tim biri nëse e shikoja një veprim të tillë.

Si ndodhi që ata u ndanë?

Erdhi daja i saj këtu dhe po kërkonte llogari pse Avniu është i papunë. Djali i tha atij, që mbesën tënde ma keni dhënë jo të rregullt. Ndërsa, ai i tha nuses ‘bëhu gati se të marr me vete’. Nusja pa marrë mendimin tim la të gjitha nishanet këtu dhe mori plaçkat e saj dhe doli te dera. Unë mbeta i çuditur, po ashtu edhe të tjerët, pasi nuk e prisnim që nusja të largohej nga shtëpia me një fjalë që i tha daja i saj.

Zoti Sami, çfarë mund të na thoni në lidhje me deklaratat e djalit tuaj se ndarja mori shkas ngaqë nusja nuk ishte e virgjër?

Për mendimin tim, djali nuk duhej ta kishte mbajtur aq gjatë nusen, por ta kishte nisur me vrap në shtëpinë e saj. Nuk ka falje për të tilla gjëra në fisin tonë, familjen tonë apo edhe në zonën tonë. Unë i besoj djalit, se ai është i rritur dhe nuk është i vogël, dhe në këtë mënyrë kërkon të drejtën e vet.

Pas ndarjes, çfarë ndodhi midis jush në familje?

Unë fillimisht nuk e besova djalin, ndaj e përzura nga shtëpia. I thashë që ai i kishte fajet që u nda nga gruaja. Djali iku në Greqi dy muaj.

اfarë mund të na thoni për traditat tuaja?

Ne jemi njerëz të ndershëm gjithë jetën. Jemi të varfër, por të ndershëm. Kam rritur 7 fëmijë të mitë dhe një nip, pra 8 gjithsej. 4 djem e 4 vajza, por me nderin nuk luhet.

Me çfarë jetoni?

Jemi tre të moshuar, unë, bashkëshortja dhe motra ime burrneshë (e pamartuar). Me pensionet tona shumë të vogla ushqenim edhe fëmijët, djalin e nusen që na erdhën.

Dritare.net
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Si merret e gjitha Shqiperia me nje cipe virgjerie
ueeeeeeeeeeeeeee sa vend mehi
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Ky tipi,me te vertete e ka hak nje dru te mire.mire qe e la,po i nxorri bojen,e mori vesh e gjithe shqiperia qe nuk ishte e virgjer :P
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Si ndodhi që ata u ndanë?

Erdhi daja i saj këtu dhe po kërkonte llogari pse Avniu është i papunë. Djali i tha atij, që mbesën tënde ma keni dhënë jo të rregullt. Ndërsa, ai i tha nuses ‘bëhu gati se të marr me vete’. Nusja pa marrë mendimin tim la të gjitha nishanet këtu dhe mori plaçkat e saj dhe doli te dera. Unë mbeta i çuditur, po ashtu edhe të tjerët, pasi nuk e prisnim që nusja të largohej nga shtëpia me një fjalë që i tha daja i saj.


Dritare.net


A nuk ju godet ne sy se paska nje BOSHLLEK te madh ne tere kete histori???

Daja i nuses me te drejte i thote dhenderit te nuses se "eshte i papune" dhe se llogjika thote se pa pune nuk mbahet familja...

Dhender finoku per t'ju shmangur folese se dhjere qe kishte, i nderron teme e i shpik genjeshtren e vjeter qe njerezit e vajzes ta mbyllin gojen...

...shume, shume, shume, shume keq, qenkan edhe "njerëz të ndershëm gjithë jetën"...
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Ky tipi,me te vertete e ka hak nje dru te mire.mire qe e la,po i nxorri bojen,e mori vesh e gjithe shqiperia qe nuk ishte e virgjer :P

Shqiperia s'mbron dot virgjerine e saje me koburret qe ka ne pjese, aty ku thu ti po ndalet!
 
Titulli: Nuk ishte e virgjër. Familjarët e ish-nuses: Merre prapë ose do të vrasim

Pse nuk e ha dheri me mire? Del dhe ne tv idioti, pale pale paska patur dhe sh eksperienca ky! Medet!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top