Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nuk është Tirana, ky është qyteti më i shtrenjtë për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
pg.jpg

Për shkak të potencialit turistik qyteti më i shtrenjtë në rajonin juglindor sa i përket çmimit të pasurive të paluajtshme mbetet Pogradeci. Sipas agjentëve imobiliarë çmimet në Pogradec shkojnë deri në 1000 euro për metër katror. Mungesa e pronave të lira, rritja e çmimit për materiale ndërtimi, por edhe kërkesa e lartë kanë bërë që çmimet të rriten me disa herë, krahasuar me vitet e kaluara.


Rritja e çmimit të pronave ndikon negativisht tek banorët e zonës, të cilët e kanë të vështirë të blejnë një banesë me të ardhurat e tyre. Por kjo rritje çmimesh për banesat, ka rritur dhe qiranë për objektet.

Sipas censusit të fundit rreth 25.5% e banesave janë të pa banuara, ndërsa mbi 51 mijë banesa janë më të vjetra se 10 vjet, çka tregon uljen intensitetit të ndërtimeve në këtë zonë gjatë viteve te fundit. Miratimi i planit urbanistik pritet ti hapë rrugën ndërtimeve të reja.


Noa.al
 
Kjo quhet bubble speculative, nga paraja e piset ne ndertim qe eshte tipike historikisht kur krimi dhe qeverite e korruptuara behen nje. Ka ndodh ne 80 ne disa vende qe kan hik me koke me ekonomi, miami colombia etj
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top