Nuk është në rrezik pavarësia, në rrezik është territori i Kosovës!

Bilderberg

Anëtar i ri
Nuk është në rrezik pavarësia, në rrezik është territori i Kosovës!

Opinioni i gjerë nuk guxon të gënjehet se pavarësia e Kosovës është në rrezik! Opinionit duhet t'i thuhet e vërteta se nuk është në rrezik pavarësia e Kosovës (ajo tanimë ka marrë fund; këtë e di edhe Serbia dhe herët a vonë do ta pranojë!), por në rrezik është territori i Kosovës.

Shkruan: Avni Klinaku - Prishtinë, 27.10.2008
(Autori është Kryetar i Lëvizjes për Bashkim )

Lajmet e fundit për iniciativën e Kombeve të Bashkuara për bisedime të reja në mes të Kosovës dhe Serbisë për gjashtë pikat e njohura (policia, doganat, drejtësia, transporti, vija kufitare dhe trashëgimia serbe) apo për ndarje funksionale të Kosovës (propozim i Serbisë) nuk janë aspak të papritura. Përkundrazi. Ato janë rrjedhojë logjike e situatës në terren dhe zhvillim krejt normal i kësaj situate.

Që nga përfundimi i luftës të gjithë e kanë ditur se strukturat serbe në veri të Kosovës (madje edhe në brendësi!) janë për çdo ditë duke u forcuar dhe duke lëshuar rrënjë në Kosovë dhe askush nuk është merakosur për këtë punë; askush nuk e ka bërë as hapin më të vogël për pengimin e tyre. Që nga përfundimi i luftës e deri më sot jo vetëm që nuk është bërë asgjë për këtë problem, por ka munguar e po mungon edhe strategjia e qasje ndaj këtij problemi.
Qeveritarët tanë, duke qenë bashkëfajtorë për këtë gangrenë, tërë vëmendjen e opinionit janë munduar e po mundohen ta kthejnë tek pavarësia e Kosovës. Dje me shpalljen, sot me mbrojtjen e pavarësisë!

Opinioni i gjerë nuk guxon të gënjehet se pavarësia e Kosovës është në rrezik! Opinionit duhet t'i thuhet e vërteta se nuk është në rrezik pavarësia e Kosovës (ajo tanimë ka marrë fund; këtë e di edhe Serbia dhe herët a vonë do ta pranojë!), por në rrezik është territori i Kosovës. Qeveria e sotme e Kosovës, edhe pse i ka si barrë mbi supe gabimet, servilizmin dhe paaftësinë e qeverive të kaluara, edhe pse po i shfaq edhe vet të njëjtat simptoma, nuk guxon ta ndjekë një politikë të tillë çfarë është ndjekur deri më tani për shkak se situata është tejet e rëndësishme dhe e rrezikshme.

Problemi i veriut të Kosovës (edhe i enklavave në brendësi) ekziston dhe nuk guxon të injorohet. Nuk mjafton dhe nuk zgjidh asgjë duke deklaruar se kushtetuta e Kosovës e mbron integritetin territorial; nuk mjafton dhe nuk siguron asgjë deklarimi i një pjese të faktorit ndërkombëtar se janë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës; nuk mjafton dhe është e dëmshme në këtë situatë të refuzohen bisedimet. Refuzimi i bisedimeve që ndodhi dje nga ana e përfaqësuesve institucional të Kosovës në këtë situatë nuk është asgjë tjetër pos shitje e patriotizmit nga ana e atyre që patriotizmin e kanë shitur me kohë; refuzimi i bisedimeve në këtë situatë nuk është asgjë tjetër pos vazhdim i gjendjes gangrenoze; refuzimi i bisedimeve nuk ka domethënie tjetër pos t'u lësh duar të lira OKB-së dhe Serbisë ta zgjidhin këtë situatë, dhe ata do ta zgjidhin; refuzimi i bisedimeve do të kishte pasoja shumë të rënda për popullin e Kosovës, përkundër "patriotizmit" të përfaqësuesve tanë.

Dhe ato pasoja do të ishin:

· Serbia do të merret vesh edhe pa përfaqësuesit e Kosovës me OKB-në për ndarjen funksionale të veriut (konfederalizim i Kosovës) dhe institucionet e Kosovës nuk kanë mekanizma t'i kundërvihen një marrëveshjeje të tillë;

· Problemi i enklavave (në mos qoftë subjekt i marrëveshjes OKB-Serbi) do të mbetej në stadin e tanishëm;

· Problemi i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës do të mbetej akoma i padiskutueshë m.

Pra, do të ndodhë ashtu siç ka ndodhur me Serbinë: shteti serb e pat sanksionuar në kushtetutë sovranitetin vet mbi Kosovën, e kishte Rezolutën 1244 që ia njihte këtë sovranitet dhe gjithashtu e kishte përkrahjen e një pjese të faktorit ndërkombëtar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por kur ajo ndodhi nuk e kishte dhe nuk e ka mekanizmin për anulimin e saj.

Në situatë krejt identike gjendemi ne në raport me veriun e Kosovës. Prandaj, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, nëse duan ta mbrojnë seriozisht interesin e vërtetë të shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës, në vend se të shesin patriotizëm e rebelizëm të paarsyeshëm, duhet që t'i mbledhin të gjitha forcat politike në Kosovë si dhe të gjitha forcat politike nga Presheva, Bujanoci e Medvegja e ta hartojnë interesin strategjik të Kosovës në situatën e dhënë.

Interesi strategjik i Kosovës kërkon zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptaro-serb. Kjo zgjidhje do t'i kontribuonte të dy vendeve për një zhvillim normal. Interesi strategjik i Kosovës do të duhej të mbështetej në realitetet e pamohueshme:

- Presheva,Bujanoci e Medvegja janë të banuara me shumicë shqiptare dhe kanë vazhdimësi territoriale më Kosovën;

- Veriu i Kosovës (pa Mitrovicën) është i banuar me shumicë serbe dhe ka vazhdimësi territoriale me Serbinë;

- Serbët në brendësi të Kosovës janë pakicë kombëtare dhe duhet t'i gëzojnë të drejtat e pakicës sipas konventave ndërkombëtare.

Në qoftë se ndonjëra palë nuk është e gatshme sot të bëhet zgjidhja më e mirë (ridefinimi i kufijve Kosovë-Serbi) në bazë të këtij realiteti, atëherë, si veriu i Kosovë, ashtu edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja duhet të gëzojnë të drejta të njëjta. Me një interes të tillë të qartë, i cili do të shqyrtohej dhe do të aprovohej nga të gjitha forcat politike të Kosovës, përfaqësuesit e Kosovës do të hynin në bisedime pa frikë dhe do të dilnin fitimtarë, pikërisht për shkak të drejtësisë së çështjes, ndërsa refuzimi sërish do t'i mbetej Serbisë.
 
E po largepamesi i thojne kesaj :lexim::lexim::lexim:eh more Avni Klinaku :lexim::lexim:Kjo turrja juaj dhe e politikaneve tone gjason shume me kujen e zagareve te keqinje qe te sjellin ujkun ne torishte. Shume me fisnike ishin paraqitjet e princave shqiptare te mijevjecarin e pare, kur nderronin teritore me nje femer. :lexim::lexim:
Tani e kuptoj thenjen e famshme se kompromisi i vetem i Shqiptareve te Kosoves ( edhe pse shume i dhimbshem) eshte Pavarsia e KOSOVES !!!!!!!!
Ne beme kompromisin por nuk e kuptoj se cfare doni te beni tash. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Territore ne te cilat serbet jane shumice do thoja qe nuk i duhen asnje Kosoves ti kete nen vehte , perkundrazi , territoret me shumice shqiptare duhet bere çmos te jen me te , perndryshe do ishte tradhti ndaj shqiptareve .Fjalen e kam per Presheven , Bujanocin e Medvegjin.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top