Nuk është ky virus – është kjo ideologji

117445268_10225267244646766_5400795875785643244_n.jpg


Nga Dritan Shano


Si me komandë – njësoj siç ka ndodhur me të gjitha kufizimet e lirisë individuale gjatë këtij viti që lamë pas – kanë filluar të shfaqen artikuj që trajtojnë temën: si kemi ndryshuar ne, rraca njerëzore, gjatë këtij viti, si jemi adaptuar etj., etj.Dua të vërej se rraca njerëzore bashkëjeton me viruset dhe bakteret qysh prej krijimit. Adaptimi i njerëzve ndaj viruseve dhe baktereve është një proçes i padukshëm për brezat dhe çdokush që mendon se ky adaptim mund të rregullohet me vendime qeverie, të çfarëdo qeverie. është më së paku debil. Virusi do bëjë gjithnjë virusin, janë qeveritë ato që po na shkatërrojne jetën. Ajo që i ka ndodhur rracës njerëzore këtë vit nuk është ndonje adaptim ndaj virusit, i ndryshëm nga rreth 370 trilion viruse më parë – por një adaptim ndaj politikanëve, qeveritarëve, qeverive dhe kompanive (BigGov, BigTech dhe BigPharma) të cilat u rreshtuan si me komandë në këtë eksperiment global të modifikimit të njerëzimit, demokracisë, ekonomisë së tregut, lirive dhe të drejtave të njeriut sipas një modeli tjetër nga ai perëndimor, por që zbatohet në Kinë.

Kufizimet e të drejtës së lëvizjes, të biznesit, të socializimit, vër një maskë, ose më mirë dy, nuk shpëtojnë jetë por kushtëzojnë sjelljen e rracës njerëzore. Ky eksperiment po merr kohë sepse nuk po zhvillohet në kushte krejt laboratorike si ato eksperimentet e kushtëzimi të sjelljes me qentë që zhvillonte Pavllovi, dhe prandaj nuk po ka një sukses përfundimtar. Ndaj edhe izolimet, pengesat e ndryshme që vihen mes njerëzve po vijojnë, duke shpikur nga një gjë të re çdo ditë, vetëm e vetëm që njerëzit të vazhdojnë ta shohin njëri tjetrin si burim vdekjeje dhe jo jete, që njerëzit të mos kthehen të jenë njerëz, pra të jetojnë duke shkëmbyer me njëri tjetrin kontakte, emocione, pra humanitet.Kjo që po reklamohet si adaptimi me normalitetin e ri, nuk ka asnje lidhje me adaptimin ndaj virusit. Nuk ka asgjë të re në mënyrën se si njerëzimi adaptohet me virusin. “Adaptimi ndaj virusit” është fraza që po tenton të mbulojë adaptimin ndaj një ideje tjetër; asaj të sundimit mbi njerëzimin nga ana e individëve që ndodhen sot në pushtet – ide kjo e ndryshme nga një sistem demokratik ku prevalojnë të drejtat e paprekshme individit dhe jo mungesa e tyre, apo dorëzimi i tyre tek qeveria.Kur u rrëzua komunizmi, pra kur dominoi demokracia e ndërtuar mbi të drejtat e individit dhe ekonomisë së tregut, Francis Fukuyama shkroi esenë “Fundi i Historisë?” duke i vënë një pikëpyetje në fund.

Sot, pas 30 vjetësh, më duket se po kurorëzohen me sukses përpjekjet e kampit të të rrëzuarve, jo vetëm për ta rishkruar esenë e Fukuyamës në favor të tyre, por edhe për ta zëvendësuar pikëpyetjen me pikëçuditëse. Fundi i Historisë!Kam idenë se nëse nuk jemi në luftë, do hyjmë së shpejti. Por kësaj rradhe nuk kemi një luftë mes Perëndimit dhe Lindjes, midis qeverive Demokratike dhe atyre Diktatoriale, por midis gjithë njerëzve në njerën anë, dhe atyre pak individëve që u gjendën në pushtet në vitin 2020 dhe që si me telekomandë vendosën të krijojnë një botë politike, ekonomike, shoqërore të Uniformizuar sipas imazhit të Partisë Komuniste të Kinës dhe Komitetit Qëndror të saj. Dhe të këmbëngulin se po e bëjnë këtë për të mirën time. Edhe premtimi që bëj vaksinën se atëhere do të t’i kthej të drejtat që ta kam marrë mbrapsht, është i gënjeshtërt. Është si puna e asaj frazës: që një maskë është mirë, por dy janë më mirë akoma.Po pse jo tre maska, do pyesja unë?Në fakt vaksina, por përdoret si mjeti që krijon me shpejtësi një botë bipolare – si ajo e Luftës së Ftohtë, e cila duket se mungoi këto 3 dekada – por kësaj rradhe jo mes qeverive, kulturave, ideve politike, por mes sjelljes së njerëzve – të bindur kundër të pabindurve.

Bota nuk do jetë më Demokratike përballë Diktaturave, socialistë përballë konservatorëve, të majtë përballë të djathtëve por do jetë të Vaksinuar kundër të Jo-të- Vaksinuar. Të pa-Vaksinuarit do “mbyllen” në gulagët e rinj dhe do lihen atje të “vdesin”, të thahen në diell. Kështu, do lindi modeli global i Njeriut të Ri të Vaksinuar, që bën çfarë i thonë, dhe që i duket se e bën me dëshirën e vet. Fundi i Vaksinimit do jetë dhe Fundi i Demokracisë. Nëse kjo ju pëlqen, nuk kam ç’bëj. Por nëse nuk ju pëlqen, e vetmja mundësi që kemi të marrim mbrapsht humanitetin tonë është mosbindja.

 
Si analize me pelqen, por si ndryshim i politikave boterore nuk di c'te them. Fundja a nuk kane ndryshuar gjithmone?! Gjate gjithe historise se tij njerzimi ka ndryshuar format e qeverisjes dhe te organizimit shoqeror apo shteteror dhe duket se asnjehere nuk kemi arritur te gjejme idealen per te gjithe...gjithmone, nje klase ka qene me e favorizuar se tjetra, nje rrace me e nenvleresuar se tjetra, nje komb me poshte te tjereve, nje grup humb te drejtat krahasuar me nje tjeter e keshtu me rradhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top