Nuk është ky vendi që duam

timthumb.php


U mbyllen edhe 12 muaj nga jeta e çdokujt. Një bilanc “Shekulli” ua kërkuar disa individëve. Në përgjigjet e tyre, komentet, qëndrimet dhe sfidat, qytetarët mund të gjejnë të përfaqësuar veten, familjen, të ardhmen e tyre të afërt. Jemi munduar që nëpërmjet një politikani, një nëne që lufton për drejtësi, një ekonomisti, një kryetari bashkie, një gazetareje dhe një këngëtareje, të hedhim një vështrim në vitin që po ikën dhe një shikim nga e ardhmja e vitit që po vjen.

Gazmend Oketa i pozicionuar në krahun e një forcë të re partiake, na bën një analizë se si ka qenë Shqipëria në planin ekonomik dhe si e parashikon ai vitin që po vjen. Zamira Durda, gruaja që ka humbur djalin e saj 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec, një tragjedi me prapavijë aferash politike, vazhdon të përplaset dyerve të gjykatave në kërkim të së drejtës.Këngëtarja Rosela Gjylbegu, një profil i veçantë i këngës shqiptare, po kalon më shumë kohë pranë familjes së saj, me humbjen e të atit.

Gazetarja Rudina Xhunga ua ka kushtuar këtë vit kolonave e saj në shtyp grave viktima të dhunës. Një pozicionim te feminizmi? Xhunga kërkon që vendimmarrësit të ndërrojnë kursin e drejtimit në raport me gjendjen e gruas dhe të fëmijëve në këtë vend. Prandaj ajo e ka shpallur 2013-n “vitin e gruas”. Xhunga pret të bëhet nënë. Shkëlqim Canin e zë plasja që patriotët e tij nuk protestojnë për gjendjen ku janë. Ndërsa Krenar Cenollari, kryetari i minibashkisë Kombinat do të vazhdojë të dalë në rrugë përkrah qytetarëve tre muaj pa drita e me linjë autobusi copë-copë./Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top