Nuk e lejonte të shikonte fëmijët, shqiptari vret gruan dhe vjehrrën

AnGeLiC

VIP
V.I.P
s14.jpg
Rino Begu, 40-vjeçari shqiptar është protagonist i një tragjedie të ndodhur mbrëmë në provincën Rovigo të Italisë.

Begu ka vrarë ish-gruan e tij shtetasen moldave Rosica Montana 31 vjeç, Maria Ascarov 51 vjeç nënën e saj, në fund në gjendje depresive i ka dhënë fund jetës.

Burime policore bëjnë me dije se Begu ka përdorur një pistoletë të kalibrit të lartë, ndërsa pranë trupit të tij janë gjetur dhjetëra fishekë të papërdorur.

Nga hetimet e para mësohet se ish-gruaja nuk e linte shqiptarin të shikonte fëmijët, gjë që sipas policisë ka shtyrë drejt kësaj tragjedie 40-vjeçarin.

Mediat italiane flasin për një grindje mes çiftit, pasi Begu kishte pak ditë që kishte shkuar të takonte të shoqen dhe kanë pasur debate mes tyre. Begu nuk ka pranuar divorcin, pasi 31-vjeçarja ishte larguar bashkë me fëmijët, 8 dhe 9 vjeç.

Disa dëshmitar flasin se 40-vjeçari shqiptar ka dalë i plagosur nga banesa dhe ka dhënë jetë në rrugë. Në momentin e të shtënave mendohet se në shtëpi mund të kenë qënë edhe fëmijët.

Media të tjera flasin dhe për një tjetër person, që mendohet të jetë i dashuri i gruas, i cili ka mbetur i plagosur nga tragjedia.

Lajmin për vrasjen e dha vëllai 17-vjeçar i ish-gruas.
shekulli
 
Titulli: Nuk e lejonte të shikonte fëmijët, shqiptari vret gruan dhe vjehrrën

Qe ka vrare normal qe ska bere mire por ama dhe me te nda persegjalli nga femija yt eshte krim me i rende per mendimin tim.
 
Titulli: Nuk e lejonte të shikonte fëmijët, shqiptari vret gruan dhe vjehrrën

Qe ka vrare normal qe ska bere mire por ama dhe me te nda persegjalli nga femija yt eshte krim me i rende per mendimin tim.

Eshte gjykata Marla qe mirret me ate pune.
Ligji prandaj eshte per njerezit.
Ma do mendja se vec shqiptaret vrasin keshtu.

Vrasja duhet denuar.
Ka sa te duash te tille ciftesh ne Shqiperi,qe nuk i lejne te takohen me femijte.
 
Titulli: Nuk e lejonte të shikonte fëmijët, shqiptari vret gruan dhe vjehrrën

Viktimat ktu ngelin po femijet..
A ja vlente ?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top