Nuk do të ketë liberalizim të vizave as këtë vit"

europe-semafor11.jpg
Përfundimi i bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mund të quhet si suksesi më i madh i vitit 2014 për Kosovën në rrugën e saj drejt familjes evropiane. Por mesa duket, Kosovës duhet t’i mjaftojë nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Zyrtarë qeveritarë janë shprehur se Kosova planifikon që, në 5-mujorin e parë të vitit 2015, ta nënshkruajë MSA-në, ndërkaq kanë bërë të ditur se do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa premtimi për liberalizim të vizave nuk mund të arrihet, sipas njohësve të integrimeve. Madje kjo gjë nuk do të ndodhë as gjatë vitit të ardhshëm.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për "lajmi.net" se nga këto tre prioritete, vetëm nënshkrimi i MSA-së do të ketë mundësi të realizohet brenda këtij viti.

"Marrëveshja e Stabilzim Asociimit besoj që do të mund të ratifikohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian gjatë këtij viti, pasi që nuk besoj se do të ketë ndonjë pengesë as procedurale, përveç nëse pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën të paraqesin pengesë, për arsye politike, gjë që nuk besoj se do të ndodhë. Prandaj ky kapitull mund të përmbyllet më qëllim që e njëjta të fillojë të zbatohet në vitin 2016", ka thënë Ujkani.

Duke folur për mundësitë që liberalizmi i vizave të ndodh në fund të vitit 2015, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa, ai shprehet se nuk beson se do të ndodh një gjë e tillë, pasi sipas tij, është vështirë të ndodhë edhe në vitin 2016.

"Sa i përket liberalizmit të vizave, nuk e besoj që do të mund të ndodhë gjatë këtij vitit, duke u nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një proces që është shumë teknik, por që nga njëherë po merr edhe karakteristika politike”.
“Ikja e qytetarëve ka qenë një ndër sfidat kryesore të këtij procesi dhe tash ky trendi i ikjeve të fundit, nuk besoj që ndonjë shtet me vullnet të mirë do ta përkrahte për ti dhënë statusin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe nuk besoj që do të mund të ndodh as në vitin 2016", vijon Ujkani

Ndërkaq, duke komentuar paralajmërimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, se brenda tre muajve të parë të këtij viti, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se nuk mund ta paragjykojë këtë proces, në kohën kur ende nuk është marr vendim për aplikim as nga qeveria e Kosovës.

Njohësi i proceseve të integrimeve evropiane ka thënë se anëtarësimi në KiE, Kosovën do ta afronte me agjendën e BE-së.

"Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një kriter që do ta afronte Kosovën edhe më tutje në agjendën e BE-së, pasi të gjitha vendet e Bashkimit Evropaian në të njëjtën kohë janë edhe anëtare të Këshillit të Evropës", ka thënë Emrush Ujkani për lajmi.net. /albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top