“Nuk do lejohet korrupsion”! DW jehonë mbledhjes së 1.15 mld eurove: Asnjëherë më parë nuk janë mbledhur kaq fonde!

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr Deutsche Wellen menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё jemi tё pёrfshirё nё implementim.”/DW
 
Ky eshte lajm i mire, por dhe lajm i keq.

Lajm i mire sepse Rama e lujti bukur karten e dores shtrire duke i marre maksimumin donatorve.
Njerzit tani do kene mundesine brenda nje periudhe 2 vjecare te strehohen te gjithe ne shtepite e tyre dhe kjo eshte me e rendesishmja.

Lajm i keq sepse me kte arritje siguron ndoshta nje mandat tjeter qofshin ato zgjedhje te parakoshme apo qofshin ato normale.
 
I keq i mire Rama e shpalli veten Sulltan Sulejman :D

Besoj interesi i nderkombetareve eshte ogur i mire per te ardhmen. Mua me duket si tip plan marshall sesa thjesht donacione termeti.
 
I keq i mire Rama e shpalli veten Sulltan Sulejman :D

Besoj interesi i nderkombetareve eshte ogur i mire per te ardhmen. Mua me duket si tip plan marshall sesa thjesht donacione termeti.
Po degjoja tigrin tani dhe po ,plan marshall eshte
Me mire duket, te rimekembemi cik
E mira mu duk dhe uroj te jete plani i mbikqyrjes nga ShBA
 
E mira mu duk dhe uroj te jete plani i mbikqyrjes nga ShBA

Gjeja me e mire kjo do jete
 
E mira mu duk dhe uroj te jete plani i mbikqyrjes nga ShBA

Ky po qe eshte lajm.
 
Statusi i plotë i Kastriot Myftarajt:

Fotografia e dashnores që mban në xhepin pranë zemrës ministri Arben Ahmetaj.
Ministri Arben Ahmetaj nuk ka rënë në dashuri veç me dy bukuroshe që janë Financa dhe Ekonomia, të cilat së bashku përbëjnë portofolin e Ministrisë së tij shumë fitimprurëse. Ky ministër, i cili ka nofkën “Tigri”, është i famshëm edhe për historitë e tij të shumta të dashurisë. Ministri Arben Ahmetaj i përzgjedh dashnoret e tij që të ngjajnë me aktore te njohura të Hollywood.

E dashura e tij e preferuar është kjo zonjushë të cilën e shihni në këtë fotografi, të cilën Ministri Ahmetaj e mban në xhepin e kostumit në anën e zemrës. Është zonjusha E… a H…a të cilën Ministri e ka punësuar atë si drejtoreshë të rëndësishme në një kompani të telefonisë mobile jo se zonjusha ka nevojë për rrogë, por sepse asaj ia kërkon personaliteti që të ketë një punë sa për sytë e botës si i thonë fjalës, e për t’ u justifikuar para familjes, se me çfarë jeton. Kuptohet që në kompaninë ku ajo punon janë të lumtur nëse nuk e shohin fare, sepse rrogën ia japin si shpërblim për favoret që iu bën dashnori i saj pushtetar.
Ministri i ka blerë asaj një apartament luksoz në një pallat në anë të selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku shkon shpesh ta vizitojë incognito, duke mbajtur syze të errëta. Duket se ministri e përdor apartamentin e dashnores edhe si depozitë parash të ardhura nga korrupsioni të cilat nuk i mban dot në bankë se duhet të deklarojë origjinën e tyre.

Qëkurse në Tiranë ka nisur të qarkullojë një skuadër misterioze vjedhësish shumë profesionistë, të cilët vjedhin në shtëpitë e zyrtarëve të lartë që mbajnë cash në sasi të madhe në shtëpi, për arsyen që thashë më lart, shihen gardistët që ruajnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të ngjiten në katin ku banon dashnorja e Ministrit Ahmetaj.

Kjo nuk do të thotë se dashnorja e tradhton ministrin me gardistët. E vërteta është se ka qenë vetë ministri Ahmetaj i cili i ka kërkuar kolegut të vet Ditmir Bushati që gardistët të cilët ruajnë Ministrinë e tij të kenë në mbikqyrje edhe shtëpinë e zonjushës E…a H…a që ajo të ndjehet e sigurt.
 
E mira e punes me aq sa po kuptoje une eshte se nje shume mjafte e mire u livruan si fonde solidare qe kap nje shume prej diku 400 milion euro. Pjesa tjeter me sa po kuptoje eshte ne forme te kredive te buta qe nuk se ndikon shume ne rritjen e borgjit publik.

Megjithate qeveria po pati vemendjen dhe kujdesin nje shume te konsiderueshme munde te nxjerre edhe nga bisneset qe ndertuan ne ato pjese pa ndonje kriter.
 
Gjithsesi kjo puna e 1.15 MLD seshte e qarte akoma. Wbank dhe Ifi kane dhene kredi, e kredi dmth borxh, jo donacion.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top