elbruna
Anëtar i Respektuar
Trup i shëndetshëm. Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë, "është pak i shëndetshëm!" Kjo përkthehet mbipeshë dhe i shëndoshë. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.
Pini sasinë e nevojshme të ujit
Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2 për qind dehidratim, muskujt humbin 14 për qind fuqi.
Ushqim me cilësi
Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gramë proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.
Në drekë, vaj ulliri
Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.
Palestër, 3 herë në javë
Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. ثshtë vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!
Not, patina, ski
Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. اdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.
Këshillat e nevojshme për të pasur shëndet të plotë
1- Pini 8-10 gota ujë çdo ditë
2- Hani 6-8 porcione ushqimi në ditë
3- Mos u kufizoni me tre vaktet, ku sasia është edhe më madhe
4- Pini një lugë vaj ulliri në drekë
5- Pini një lugë vaj ulliri në darkë
6- Bëni palestër 3 herë në javë
7- Bëni not rreth 45 minuta, dy herë në javë
8- Bëni gjumë çdo ditë jo më pak se 8 orë
Uji një komponent që shmang shëndoshjen
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. اdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve "të shpejta" e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës dhe në mbajtjen në formë të trupit tuaj. Kujdesi për trupin tuaj ndikon në mirëqenie.
Dieta dhe roli i kripërave minerale
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.
Obeziteti,shkaktarë sëmundjesh
Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit.
Varietetet dhe "kombinimet" e ushqimeve
Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin.
Viatamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t'i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë.