Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kur shumica e vendeve vuan nga papunësia, Norvegjia vuan nga mungesa e specialistëve në disa fusha. Për këtë arsye shumë kompani po kërkojnë punonjës të huaj dhe madje ofrojnë kushte shumë të mira pune.


alesund-norvegji.jpg

Sipas raportit EURES, Norvegjia ka mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues, infermierë. Por njëkohësisht edhe për shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinerë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj, thuhet në raportin e Zyrës Evropiane për Punësim (EURES).

Poashtu kërkohet edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive. Kompanitë në Norvegji të cilët për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”.

Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.

Një i huaj mund të qëndrojë në Norvegji për gjashtë muaj, teksa kërkon punë. Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë.

Punëtorëve mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37,5 orë në javë dhe 7,5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë, shkruan Anadolija.

Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimin vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor e cila paguhet.

Sipas “World Happiness Report”, vendet me njerëzit më të lumtur në botë janë Danimarka, endjekur nga Finlanda, Norvegjia si dhe Vendet e Uleta. /albeu
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

inxhinierë, mësues, infermierë. Por njëkohësisht edhe për shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinerë

...gjithmone e me shume po kuptoj qe profesioni im eshte me i vleresuar, perderisa nuk qenka ne liste :p
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

ua sa mire,,po ngela pa pune,po iki ne norvegji :p
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Me duket si genjeshter, atje kam dajen, thote te kunderten lool, pasiqe edhe vet pranon njerez ne pune.
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Bravo ky eshte shtet, ku oferta eshte me e madhe se kerkesa ska krize.... Po seshte per ne shqiptaret ky vend ne kemi shume ftohte te rim aty :p :p
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Me duket si genjeshter, atje kam dajen, thote te kunderten lool, pasiqe edhe vet pranon njerez ne pune.

Lover ndoshta eshte me e thjesht per ata ato qe kane nje profesion apo zanat per tu punesuar, pa ofenduar askend qe eshte ne emigrim por te gjithe e dim qe shumica e emigranteve nuk kan nje formim profesional te certifikuar, emigrimi i hershem i ka detyruar ta len ne mes shkollen e ndoshta per kte kategori eshte me e veshtir te gjejne pune, ndryshe qendron puna tel studentet shqiptar qe kan ndjekur shkollat e huaja keta po mund ta kene me te thjesht per te permbushur kerkesat e ktyre ofertave te punesimit ne Norvegji.
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

po po fiks ashtu eshte , kurse qeraja per 1 muaj shkon 1000 euro pastaj
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

po po fiks ashtu eshte , kurse qeraja per 1 muaj shkon 1000 euro pastaj

Eshte e vertet qe mund te shkoje dhe me shtrenjte, por keto jane vende sociale qe e rregollojne me ane te sistemit taxor
Fitimin ne nje perpjestim te drejte me harxhimet.

Te pasur sdo beheni, por do te jetoni komod me nje te ardhme per femijet apo vete ju :)
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Eshte e vertet qe mund te shkoje dhe me shtrenjte, por keto jane vende sociale qe e rregollojne me ane te sistemit taxor
Fitimin ne nje perpjestim te drejte me harxhimet.

Te pasur sdo beheni, por do te jetoni komod me nje te ardhme per femijet apo vete ju :)

jo jo s'dum, me mire buke uj kryp, zemer tbardh, e jeto nvend tat se kshu larg atdheut, e thene kjo nga une qe jam nga ana tjeter Lol...

p.s. o ajs po rroga 4000 euro te ruash 1000 euro kush eshte si ty mi, nshqipri as 200 mij lek se ruan dot
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Me vrap...''Shqiptare me diploma'' u hapen dyert per juve..:p
Paskan mungese te stafit te kfalifkikura kta qe kerkojn puntore nga ''Jashte''?
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Po ndonje punetor me i fry gomat e trenit a thua kane nevoje ?
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Po kto vende jane per ata qe kane zell te punojn...se shkoi kusheriri im ne Suedi po ndenji si parazit se nk donte te mesonte 1 vit gjuhen e te punonte ndonje pun te tipit kamarier apo dicka e till...donte me u bo businessman direkt lol...pastaj gjithcka eshte ne perjpjestim te drejte me jetesen.,...rroga eshte me e larte dhe cmimet jane me te larta
 
Titulli: Norvegjia po kërkon punëtorë të huaj, paguan deri në 4500 euro

Nje paket duhan 10 euro nje shishe whiskey 50 euro qeraja e shpise 1200euro .po esht nje gje duhet te dish gjuhen e tyne se ndryshe ste merr kush ne pune :p E KAM VIZITUAR ATE VEND NE FAKT AQ MARRIN 4500EURO ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top