Arfenilla
Themelues i Forumit
Kur shumica e vendeve vuan nga papunësia, Norvegjia vuan nga mungesa e specialistëve në disa fusha. Për këtë arsye shumë kompani po kërkojnë punonjës të huaj dhe madje ofrojnë kushte shumë të mira pune.
Sipas raportit EURES, Norvegjia ka mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues, infermierë. Por njëkohësisht edhe për shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinerë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj, thuhet në raportin e Zyrës Evropiane për Punësim (EURES).
Poashtu kërkohet edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive. Kompanitë në Norvegji të cilët për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”.
Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.
Një i huaj mund të qëndrojë në Norvegji për gjashtë muaj, teksa kërkon punë. Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë.
Punëtorëve mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37,5 orë në javë dhe 7,5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë, shkruan Anadolija.
Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimin vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor e cila paguhet.
Sipas “World Happiness Report”, vendet me njerëzit më të lumtur në botë janë Danimarka, endjekur nga Finlanda, Norvegjia si dhe Vendet e Uleta. /albeu