Normal Normali

monkton-normal.jpg


Normal Normali

Një herë e një kohë, na paska jetuar një djalosh me emrin Normal. Ai rridhte nga një familje normale dhe bënte një jetë normale. Ai kishte lindur krejt normal, në një ditë normale nga një baba dhe nënë normale. Fëmijëria e tij ishte normale. Pasi u rrit normalisht, ai hyri në një shkollë fillore normale. Ai e mbaroi filloren me nota normale.
Mandej përfundoi dhe tetëvjeçaren dhe të mesmen me mesatare normale. Me të përfunduar të mesmen, ai filloi studimet në një universitet normal dhe në një degë normale. Ai u diplomua me rezultate normale.
Pasi ishte lodhur goxha në kërkim të një pune normale, u punësua, sigurisht në mënyrë normale. Rroga e tij ishte normale.
Pas disa vitesh, ai martohet me një vajzë normale dhe bën një dasmë normale. Të dy, lindin fëmijë normalë, të cilët i edukojnë si fëmijë normalë. Jeta e tyre ishte normale. Fëmijët u rritën dhe ndoqën shkolla normale. Ata gjetën punë normale, u martuan me vajza normale dhe lindën fëmijë normalë.
Sakaq, protagonisti ynë, Normali, doli në pension normal. Ai ishte gjyshi normal i nipërve dhe mbesave normale. Pasi e kishte shijuar disa vite pensionin, ai vdiq normalisht. Në funeralin e tij normal, kishin ardhur shumë njerëz normalë. Gjurmët që ai la pas ishin normale.

Kjo është historia e shumë njerëzve prej nesh, si ky mund të jem unë, ti dhe kushdo tjetër përreth. Pyetja që shtrohet është:
A dëshiron që të jesh ti Normali? A dëshiron të jesh njeri normal? A pranon të vish në këtë botë dhe të largohesh prej saj, pa një qëllim, pa një mesazh, ambicie, ëndrra...?
Sigurisht që jo – do të qe përgjigja e shumë prej nesh.
Por, çfarë ke bërë deri tani që të mos jesh njeri “normal” qe vjen e shkon pa lënë asnjë gjurmë?
A ke objektiva për të cilat bën çmos që ti përmbushësh?
A i ke shkruar këto objektiva?
A bën plane për jetën tënde?
اfarë ke bërë për zhvillimin e vendit tënd?
Në fakt, nuk ekzistojnë veçse dy alternativa: Ose të jesh dhe të bësh jetë normale, ose të vendosësh të kesh një qëllim në jetë.
Nëse zgjedh alternativën e parë, duhet të bësh gjithçka në mënyrë normale, pa u menduar fort, duke ia lënë jetën tënde fatit.
E nëse zgjedh alternativën e dytë, ulu me veten tënde, eksploroji pikat e forta të tuat, dhuntitë, kapacitetet... me të cilat të ka pajisur Zoti dhe vendos një qëllim, mundësisht sa më të fisëm. Asokohe edhe gjërat më të rëndomta në jetë, do të kenë shije tjetër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top