Prodhuesi më i madh i telefonave celularë në botë, Nokia, ka hyrë në një treg të ri duke paraqitur laptopin e saj të parë me emrin Booklet 3G.
Duket se filozofia e Nokias gjatë përpunimit të Booklet 3G ka qenë bukur e thjeshtë: të krijohet një laptop i cili do të ketë të gjitha mundësitë e një telefoni celular. Pra, së bashku me specifikat standarde të cilat i përshtaten ndonjë netbooku më të mirë: ekrani me diagonale prej 10.1 inç, procesori Atom i kompanisë Intel, dalja HDMI, lidhja WiFi dhe bateria e cila ofron hiq më pak se 12 orë punë të pandërprerë. Në të gjenden edhe disa opsione interesante, si për shembull, GPS i integruar, lidhja 3G dhe hyrja për kartelën SIM.
Ajo me të cilën lë përshtypje të mira laptopi i Nokias është dizajni elegant dhe shtëpiza e aluminit me trashësi prej gjithsej dy centimetrash që e bën një prej ultra-laptopëve më të bukur, respektivisht netbookëve në treg.
Për fat të keq, krejt kjo që u tha sigurisht nënkupton se edhe çmimi, i cili për tani nuk dihet, do të jetë i kripur.
*telegrafi*