Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kuvajti dhe Bahrejni është çështje kohe, i ka thënë të shtunën Expressit, një burim shumë mirë i informuar.



“Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë gjatë javës se ardhshme pritet që Kosovën ta njohë Kuvajti, një shtet ky që është në kufi me Arabinë Saudite”, ka thënë një burim shumë mirë i informuar, të shtunën, për Express.

Njohja nga Kuvajti ishte premtuar nga vetë emiri i Kuvajtit (emir - princ sundimtar) pak para shpalljes së pavarësisë, por akti i njohjes është shtyrë për dy arsye.

Mungesa e një koordinimi brenda shteteve arabe të Gjirit Persik dhe kriza e brendshme politike në Kuvajt. Kuvajti ka një strukturë demokratike të qeverisjes dhe kriza e shpeshtë parlamentare e ka tërhequr vëmendjen në probleme të brendshme. Njohja nga Arabia Saudite është katalizator në njohjen nga Kuvajti, po ashtu edhe për faktin se këto dy shtete kanë lidhje të ngushta njëra me tjetrën.

Burimi i Expressit tregon më tutje se vendimi politik për njohjen e Kosovës është marrë, por ngecja qëndron në mënyrën e realizimit të këtij vendimi, pasi që për momentin Kuvajti nuk ka parlament funksional dhe gjatë muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, besohet se ky fakt nuk do ta vonojë shpalljen e aktit të njohjes dhe ky vendim do t’i komunikohet Qeverisë së Kosovës brenda një afati shumë të shkurtër.

Duhet cekur se Ambasada e Serbisë në Kuvajt është në aktivitet të shtuar për ta parandaluar ose shtyrë këtë njohje. Në fillim të luftës në ish-Jugosllavi, Kuvajti kishte ndërprerë marrëdhëniet me Serbinë.

Situatë e ngjashme qëndron edhe me Bahrejnin, i cili pritet ta njohë Kosovën në lëvizje të koordinuar me Kuvajtin apo edhe në mos më herët. Bahrejni tashmë ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe rasti i Kosovës tanimë gjendet në zyrën e emirit të Bahrejnit.

Njohja nga Kuvajti dhe nga Bahrejni është shumë e rëndësishme, sepse hap rrugën për njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera të Gjirit Persik.

Shteti i Kuvajtit ka dalje në bregdetin e Gjirit Persik. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug, kurse me Irakun në veri dhe perëndim.

Kuvajti është shteti i pestë në botë që ka rezervat më të mëdha të naftës dhe vendi më të ardhurat më të larta për kokë banori në botë.

Më 1990, Kuvajti ishte pushtuar nga Iraku. Pas shtatë muajve të okupimit nga Iraku, forcat ushtarake amerikane e kishin çliruar atë. Rreth 750 kompani të naftës ishin shkatërruar nga armata irakiane, një gjë kjo që kishte rezoltuar në një katastrofë natyrore. Pavarësisht dëmtimeve të mëdha, infrastruktura në Kuvajt tashmë është rindërtuar, pothuajse e tëra.

gazetaexpress
 
Titulli: Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh

ani ishalla po na njohin ma shpejt !
 
Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh

"Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë gjatë javës se ardhshme pritet që Kosovën ta njohë Kuvajti"

"Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë gjatë javës se ardhshme pritet që Kosovën ta njohë Kuvajti, një shtet ky që është në kufi me Arabinë Saudite", ka thënë një burim shumë mirë i informuar, të shtunën, për Express.

Njohja nga Kuvajti ishte premtuar nga vetë emiri i Kuvajtit (emir - princ sundimtar) pak para shpalljes së pavarësisë, por akti i njohjes është shtyrë për dy arsye.

Mungesa e një koordinimi brenda shteteve arabe të Gjirit Persik dhe kriza e brendshme politike në Kuvajt. Kuvajti ka një strukturë demokratike të qeverisjes dhe kriza e shpeshtë parlamentare e ka tërhequr vëmendjen në probleme të brendshme. Njohja nga Arabia Saudite është katalizator në njohjen nga Kuvajti, po ashtu edhe për faktin se këto dy shtete kanë lidhje të ngushta njëra me tjetrën.

Burimi i Expressit tregon më tutje se vendimi politik për njohjen e Kosovës është marrë, por ngecja qëndron në mënyrën e realizimit të këtij vendimi, pasi që për momentin Kuvajti nuk ka parlament funksional dhe gjatë muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, besohet se ky fakt nuk do ta vonojë shpalljen e aktit të njohjes dhe ky vendim do t'i komunikohet Qeverisë së Kosovës brenda një afati shumë të shkurtër.

Duhet cekur se Ambasada e Serbisë në Kuvajt është në aktivitet të shtuar për ta parandaluar ose shtyrë këtë njohje. Në fillim të luftës në ish-Jugosllavi, Kuvajti kishte ndërprerë marrëdhëniet me Serbinë.

Situatë e ngjashme qëndron edhe me Bahrejnin, i cili pritet ta njohë Kosovën në lëvizje të koordinuar me Kuvajtin apo edhe në mos më herët. Bahrejni tashmë ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe rasti i Kosovës tanimë gjendet në zyrën e emirit të Bahrejnit.

Njohja nga Kuvajti dhe nga Bahrejni është shumë e rëndësishme, sepse hap rrugën për njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera të Gjirit Persik.

Shteti i Kuvajtit ka dalje në bregdetin e Gjirit Persik. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug, kurse me Irakun në veri dhe perëndim.

Kuvajti është shteti i pestë në botë që ka rezervat më të mëdha të naftës dhe vendi më të ardhurat më të larta për kokë banori në botë.

Më 1990, Kuvajti ishte pushtuar nga Iraku. Pas shtatë muajve të okupimit nga Iraku, forcat ushtarake amerikane e kishin çliruar atë. Rreth 750 kompani të naftës ishin shkatërruar nga armata irakiane, një gjë kjo që kishte rezoltuar në një katastrofë natyrore. Pavarësisht dëmtimeve të mëdha, infrastruktura në Kuvajt tashmë është rindërtuar, pothuajse e tëra.
/ina/

www.mesazhi.com
 

Attachments

  • 9391.jpg
    9391.jpg
    17.3 KB · Shikime: 4

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top