Ghost
Anëtar i Nderuar
Njohja nga Egjipti do të vijë shumë shpejt
Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të shqetësohen pse Egjipti nuk e ka bërë ende njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi kjo do të mund të ndodh shumë shpejt. Këtë e konfirmoi ish-zëvendësministri i Jashtëm i Egjiptit dhe këshilltari i presidentit, Hosni Mubarak, Abdullah Al Eshal.Ai tha se do të përpiqet fuqishëm të përcjellë në Egjipt realitetin e krijuar në Kosovë në mënyrë që njohja të mos vonojë. Al Eshal ka shtuar: "Dëshiroj që t'u siguroj juve se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të vijë shumë shpejtë pasi ne jemi të gatshëm për t'i kontribuar paqes në këtë pjesë, dhe tashmë jemi të informuar mirë për historinë dhe përpjekjet tuaja”.
Veprimtari i njohur shqiptar në Egjipt, i poshter Ismaili, i cili edhe e organizoi këtë ligjëratë shkencore tha se tani është koha kur Egjipti dhe vendet tjera arabe duhet të njohin Kosovën në mënyrë që të ndihmohet integrimi i mëtejmë i saj.
Pjesëmarrës i kësaj ligjërate ishte edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili mbështeti konstatimin se është koha e fundit kur Egjipti dhe vendet tjera arabe ta njohin shtetin e ri të krijuar.
Ligjërata shkencore "Kosova dhe Egjipti" u organizua më qëllim të njohjes së ekspertëve nga Egjipti me funksionimin e shtetit të ri. Pas ligjëratës u hapë edhe ekspozita me fotografi të Egjiptit dhe veprimtarisë së shqiptarëve që jetojnë atje. /rtv21/