Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njohja e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Postuar: 23:31 / 17.12.2013

njohja-e-kosov-euml-s-kusht-p-euml-r-an-euml-tar-euml-simin-e-serbis-euml-n-euml-be_hd.jpg


Bashkimi Evropian ka vendosur që nё janar tё nis negociatat e anёtarёsimit me Beogradin zyrtar si shpërblim pёr tё arriturat nё procesin e dialogut politik, por Serbia nuk do mund tё anёtarёsohet nё BE pa e njohur pavarёsinё e Kosovës.

Nё kornizёn negociuese tё miratuar sonte nga Këshilli i Minsitrave të Bashkimit Evropian thuhet se deri ne fund tё procesit tё anёtarёsimit tё Serbisё, Kosova dhe Serbia duhet tё nёnshkruajnё traktat ligjërisht detyrues, i cili do të sjell deri te normalizimi gjithёpёrfshirёs i raporteve nё mes tё Prishtinës dhe Beogradit.

Nё konkluzat qё i kushtohen Kosovës thuhet se Këshilli ka parasysh nisjen e negociatave tё Stabilizim Asociimit me Kosovёn, si dhe qëllimin e Komisionit Evropian qё ky proces tё pёrfundojё gjatё vitit 2014.

Komisioneri pёr Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nënvizoi sonte se ende konsideron tё mundshëm cakun qё negociatat tё pёrfundojnё nё pranverë tё vitit qё vjen.

Këshilli i Ministrave tё Bashkimit Evropian kërkon nga Prishtina zyrtare angazhim mё serioz nё luftën kundër krimit tё organizuar dhe korrupsionit, si dhe ndërmarrjen e reformave zgjedhore, e cila do mundësonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve tё përgjithshme vitin qё vjen.

Shqipëria kësaj radhe mori JO-n e Brukselit pёr statusin e kandidatit, ndonëse kishte rekomandim tё Komisionit Evropian. Shtete anëtare u zotuan se çështjet sё statusit tё Shqipёrisё do t’i kthehen nё qershor tё vitit tjetër dhe ky konsiderohet momenti kur edhe Shqipëria do e gёzojё statusin e vendit qё ka perspektivё tё antёrёsimit tё plotё nё BE. /RTK/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back