Njihuni me modelin e ri të telefonit nga Oppo, N1

cent

...Lontano
SHBA- Nëse jeni fansa të telefonave të mençur me siguri ju intereson të dini se në internet tashmë janë shfaqur disa nga pamjet e modelit të ri të telefonit të Oppo N1, modelit që ndryshe njihet edhe si telefoni-kamerë.
Shiko fotografinë 1785159
Oppo N1 pritet që të prezantohet zyrtarisht brenda disa ditësh, ndërsa thuhet se i njëjti do të jetë i pajisur me procesorin 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 800 si dhe 2GB RAM.

Ekrani i ndjeshëm në prekje i Oppo N1 vjen me 5-inç në 1080p bashkë me kamerën e pasme me 12 ose 16 mega-piksel, me ndriçuesin Xenon, si dhe teknologjinë e Oppo’së “Owl”.

Fatkeqësisht, ende nuk dihet asgjë për çmimin e pajisjes, apo kohën e prezantimit në tregun global.
/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top