Njihuni me kamerat inteligjente

Kresha

A pretty face can never trick me



Shumë shtëpi sot janë të pajisura me kamera sigurie dhe sensorë për të njoftuar pronarët nëse dikush është duke lëvizur në pronën e tyre, një anëtar i familjes, postieri, apo ndonjë hajdut. Një kompani franceze ka krijuar një kamera inteligjente për shtëpitë që dallon fytyrat e personave dhe alarmon pronarët, nëse një i panjohur hynë në shtëpinë e tyre. Korrespondentja Zlatica Hoke njofton se kamera inteligjente e kompanisë Netatmo ka ndihmuar të paktën një pronar që të kapë një hajdut.

Kamera inteligjente mund të ndihmojë prindërit në punë që ata ta dinë në se fëmijët e tyre janë kthyer në shtëpi nga shkolla, apo nëse postieri ka sjellur postën në derën e shtëpisë. Ajo gjithashtu mund t’i njoftojë ata nëse një person i panjohur ka hyrë në pronën e tyre.

“Kamerat e tanishme të sigurisë nuk janë aq inteligjente. Ato mund të tregojnë nëse diçka është duke lëvizur, por nuk e dinë nëse objekti është njeri ose fëmija juaj. Pra, këto kamera nuk mund ta bëjnë dallimin. Ato ju njoftojnë gjatë gjithë kohës edhe mbi ndryshimin e kushteve të ndriçimit që mund të jetë një gjë shumë e bezdisshme. Por, në qoftë se ju jeni shumë i zënë me punën tuaj profesionale, ju doni të dini se çfarë po ndodh në shtëpinë tuaj,” thotë Janina Mattausch, e kompanisë Netatmo.

Kur anëtarët e familjes hyjnë në shtëpi, kamera inteligjente i dallon ata dhe dërgon informacionin në telefonin inteligjent të pronarit. Pronari mund të kontrollojë informacionin në një kohë të përshtatshme. Por, në qoftë se një njeri i panjohur hyn në shtëpi, kamera dërgon një mesazh alarmi në telefonin e pronarit.

Kjo kohët e fundit i ndodhi Damien-it nga Paris.

“Të premten isha në punë, duke marrë pjesë në një takim të rëndësishëm mujor, kur telefoni im filloi të dridhej. Në fillim mendova se ndoshta alarmi ishte i gabuar. Por, njoftimi që më erdhi në telefon thoshte se në banesën time kishte lëvizje të një personi që kamera nuk e njihte,” thotë Damien.

Pastaj, biznesmeni francez hapi videon dhe u trondit nga ajo që pa.

“Pashë një person i cili po ecte mbathur me këpucë, një veprim terësisht i ndaluar në apartamentin tim. Shikova videon drejtpërdrejt dhe u trondita. I kërkova një kolegu të më çonte në shëpi dhe gjatë rrugës i telefonova policisë. ”

Damien i tregoi videon policisë dhe brenda ditës ajo e gjeti hajdutin, i cili më vonë u dënua me nëntë muaj burg.

Kamera inteligjente franceze është pjesë e një prirje në rritje të së ashtuquajturës teknologji e lidhur, e cila përmes internetit mundëson komunikimin ndërmjet pajisjeve të ndryshme./zeriamerikes/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top