Për ta bërë punën e zdrukthtarit thonë se duhet t’i bësh sytë katër, ngase rreziku i lëndimit të duarve është gjithë kohën e pranishëm. Por, kjo nuk vlen për Daut Hoxhën nga Ferizaj. Ai pavarësisht se nuk është në gjendje të shoh fare, arrin ta kryejë këtë punë në biznesin e trashëguar nga familja.
Dauti i cili është i vetëdijshëm për këtë fakt, thotë se pavarësisht se kjo çfarë bën duket e pamundur ia del falë dëshirës së tij të madhe për punën.
“Unë këtë punë edhe pse jam i verbër e bëjë me shumë dashuri dhe vullnet të madh dhe mundohem ta kryej atë qysh është më së miri. ثshtë një profesion shumë i veçantë që e dua dhe e respektoj sepse ky është një zanat i trashëguar nga babagjyshi. Zakonisht punojmë dyer dhe shumë gjëra që i kërkon tregu. Unë zakonisht i përfundoj ato qoshet e dyerve, punën finale të dyerve, ato i bëjë më me vullnet sepse shqisat e të prekurit i kam më të zhvilluar dhe shpesh herë ju gjej edhe gabime që i bëjnë tjerët”, thotë Dauti.
Puna e zdrukthtarit shpesh herë di të jetë edhe e rrezikshme për të, por ai tregon se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident deri më sot.
“Pak problem është por me një kujdes të veçantë ia dal edhe pse është rrezik te sharrat, por mundohem të kem kujdes”.
Dauti përveç që punon me dru, është student i vitit të dytë në fakultetin juridik në Universitetin AAB në Ferizaj.
“ثshtë një sfidë e madhe për personat e verbër të studiojnë por fal mirëkuptimit dhe kujdesit që tregon stafi arsimor dhe kolegët ndaj meje, unë ia dal. Mua m’i japin materialet në mënyrë elektronike edhe aty mësojë. Unë përdori edhe kompjuterin dhe kamë mundësi të i lexoj ato materiale që na i jep profesori. Kamë një kërkesë nga institucionet që të bëjnë më shumë për personat e verbër. Kamë shumë dëshirë që të kemi literaturë në alfabetin e Brajl”, ka thënë Dauti.
Ai është shumë i angazhuar për zhvillimin e biznesit të tij. Thotë se ka aplikuar edhe për mbështetje nga organizata të huaja.[video=youtube_share;fs-n0tVTkWs]https://youtu.be/fs-n0tVTkWs[/video]