Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
ogilvy-generation-M-book-shelina-e1472984445652.jpg

Thuhet se nuk duhet ta gjykosh një libër nga kopertina, mirëpo në këtë rast kjo është gabim. Në kopertinën ballore duket se grua e re me buzëkuq të fortë, syze dielli të stilit Jackie O dhe me një shami shumëngjyrëshe. Pas saj, një burrë i ri, me një mjekër të mirëmbajtur, kufjet e telefonit në vesh dhe me një qëndrim sportiv, me njërën dorë në xhep.muslimane

Ata janë pjesë e brezit M dhe libri me këtë titull, “Muslimanët e rinj që po ndryshojnë botën”, është portreti i parë i detajuar i kësaj trupe me ndikim nga besimi dhe me rritjen më të shpejtë në botë.

Sipas autores së librit, Shelina Janmohamed, ata janë krenarë për besimin e tyre, konsumatorë entuziastë, dinamikë, të angazhuar, plot fantazi dhe kërkues. Dhe ndryshimi që do të sjellin nuk do të varet nga dashamirësia e të tjerëve: në vend të kësaj, trupa muslimane ashtu si brezat me ndikim përpara tyre, do të imponojnë ndryshim të butë kulturor me mjetet e një ekonomie të fortë.

Për të ilustruar të gjithë këtë, imazhi në kopertinë ishte thelbësor. “Kur flet për muslimanët në veçanti, por edhe për njerëzit besimtarë në përgjithësi, imazhet që i përcjellin ata janë goxha depresivë”, thotë autorja, ndërsa jep një intervistë në shtëpinë e saj në Londër. “Por unë mendoj se kopertina tregon më shumë. Eshtë e guximshme, gjallëruese, gruaja ka një qëndrim të fuqishëm. Ata janë pikërisht njerëzit për të cilën unë shkruaj”.

Janmohamed kujton sesi kishte hyrë në një librari disa vjet më parë. “Ata kishin një raft me libra për muslimanët, dhe ishin të gjitha kujtime të përvuajtura të grave me mbulesë, me sytë përdhe që ishin rrëmbyer dhe shitur, si dhe për njerëz që udhëtonin me gamilje në shkretëtira të largëta”, thotë ajo.

“Por muslimanët e rinj po përpiqen të kenë një zë të tyrin që thotë se ata nuk janë kështu, se bëjnë gjëra të zakonshme si gjithë të tjerët, dhe se kanë gjëra interesante për të thënë, sidomos kur biseda është për muslimanët”.

“Ka shumë pak publikime me peshë për përvojën e të qënit i ri musliman, përtej politikës dhe teologjisë”, thotë autorja.

016-copy1.jpg
Linda-Sarsour.jpg


Brezi M janë milenialë muslimanë, pjesë e brezit global të lindur në 30 vjetët e fundit, por me një ndryshim. Në kundërshtim me homologët e tyre të krishterë në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore, pjesa më e madhe e të cilëve po i kthejnë shpinën besimit të organizuar, Brezi M ka një “karakteristikë mbizotëruese e cila është se ata besojnë se të qënit besimtar dhe përvoja e një jete moderne shkojnë krah për kraha, dhe nuk ka absolutisht asnjë kontradiktë midis të dyjave”, thotë Janmohamed.

Në libër, ajo shkruan: “Besimi i tyre ndikon gjithçka, dhe ata duan që bota ta dijë këtë. Kjo është ajo që i ndan nga bashkëmoshatarët e tyre jomuslimanë. Eshtë faktori i vetëm që i formëson ata dhe botën që ata janë të vendosur t’u shërbejë nevojave të tyre… ata janë të lidhur me teknologjinë, me vetëbesim, një trupë rinore që beson se identiteti i tyre përqafon si besimin ashtu edhe modernitetin”.

Demografia përshkruan një trajektore të jashtëzakonshme. Në vitin 2010, kishte 1.6 miliardë muslimanë në botë, një shifër që parashikohet të rritet me 73 për qind në katër dekadat e ardhshme – më shumë se dyfishi i mesatares së përgjithshme. Deri në vitin 2050, sipas qendrës kërkimore Pew, do të ketë 2.8 miliardë muslimanë globalisht – më shumë se një e katërta e popullsisë së botës.

Nga 11 vendet që pritet të bashkohen me ekonomitë më të mëdha të botës këtë shekull, gjashtë prej tre janë me shumicë dërrmuese të popullsisë muslimane dhe dy kanë pakica të gjera muslimane. Deri në botë, në një shifër të përafërt prej 311 milionë njerëzish, edhe pse ata do të jenë ende pakicë në një vend me popullsi të jashtëzakonshme. Minoritetet muslimane në Britani, Europë dhe në Amerikën e Veriut janë të reja, të fuqishme dhe në rritje. Një e treta e muslimanëve janë nën moshën 15 vjeçare, dhe dy të tretat nën 30 vjeç.

Klasa e mesme muslimane pritet të trefishohet deri në 900 milionë deri në vitin 2030, duke kryesuar konsumin sikundër dhe ndryshimin social e politik. Fuqia e tyre shpenzuese është e jashtëzakonshme: raporti më i fundit për ekonominë globale islame parashikon që ushqimi hallall dhe industria që ndjek këtë mënyrë jetese të kapin vlerën e 2.6 trilionë dollarëve deri në fund të kësaj dekade, dhe financat islamike është drejtuar për një trajektore të ngjashme. Udhëtimet nga muslimanët janë me vlerë 233 trilionë dollarë. Në vitin 2014, moda muslimane vlerësohej të ishte një industri prej 230 miliardë dollarë dhe 54 miliardë dollarë u shpezuan për kozmetikën mes muslimanëve.

images.jpg
Autorja e librit nis listimin e këtyre ndryshimeve. Sipas saj, kërkesa për produktet hallall do të jetë nxitja e rritjes për një sërë biznesesh, si në ushqim, modë, kozmetikë e udhëtim. Por, sipas librit, brezi M nuk do të ndalet tek ushqimi hallall por do të kërkojë produktet tayyab, që përkthehen pak a shumë si “etike dhe të plota”. Ata kërkojnë që gjithë zinxhiri i prodhimit dhe konsumit të ketë integritet. “Burimet duhet të respektohen, punonjësit në industritë primare të mos shfrytëzohen”.

Sipas Janmohamed, ky brez muslimanësh të mijëvjeçarit janë formësuar nga dy faktorë monumentalë. Një nga këto janë ngjarjet pas 11 shtatorit 2001, përgjigja globale ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit, tjetri është interneti.

Sipas saj, më shumë sesa të keqtrajtuara apo të anashkaluara, gratë e reja muslimane po përjetojnë fuqi në arsimin, punësim, jetën publike dhe në rritjen e fëmijëve. “Nëse do të zgjidhnim fytyrën që do të simbolizonte ndryshimin global, ajo do të ishte më së shumti një grua muslimane – pjesë e popullsisë më të madhe, me kombe ku po ndodhin ndryshime të shpejta, dhe në segmentin ku ndryshimi është më i fuqishëm”.



Edhe pse përtej cakut të brezit M, në moshën 42-vjeçare vetë Janmohamed në shumë mënyra përfaqëson gratë e reja që ajo përshkruan në libër. Ka lindur në Londër nga prindër emigrantë që mbërritën në Britani me një valixhe dhe me 75 paundë kesh. Shkoi në një shkollë ku kishte shumë pak fytyra jo të bardha.

“Besimi ishte shumë i rëndësishëm në familjen time, prindërit e mi faleshin dhe agjëronin, shkonin në xhami në mënyrë shumë të rregullt. Por në shkollë, unë e kaloja kohën duke lyer duart me këna, jo duke u treguar njerëzve se haja kërri në shtëpi, pasi isha shumë e ndrojtur që isha muslimane”.

Vetëm kur shkoi në Oksford, ajo nisi të mbajë shami. “Përjetova në universitet një eksperiencë çliruese. Eksplorova se kush isha, dhe pjesë e kësaj ishte identiteti im musliman që kishte qenë mjaft i shtypur në shkollë”.



Pas universitetit, punoi një vit në Bahrein, vit që e përshkruan se “më hapi sytë ndaj eksperiencës globale të të qënit musliman”. U kthye në Britani menjëherë pas 11 shtatorit dhe pas shpërthimeve në Londër në vitin 2005 nisi të shkruajë një blog ku flitej sesi është të jesh britanike dhe muslimane dhe për më tepër, një grua.

Ajo pranon se jo të gjithë të rinjtë muslimanë i përkasin një brezi ashtu si e përshkruan ajo. Ka zhvillime të tjera botërore që nuk përputhem me përshkrimin e saj, të rinj të radikalizuar, të depresionuar nga varfëria dhe lufta. Megjithatë, ajo shton se libri përfaqëson disa nga dinamikat për komunitetin më të gjerë musliman, disa nga sfidat me të cilat përballet dhe që duhen përqafuar.
hqdefault.jpg


Libri është edhe për një audiencë më të gjerë. “Njerëzit që punojnë në biznes, politikë, kulturë, projektet zhvillimore. Besoj se gjithkush që e ka seriozisht në përpjekjen për të kuptuar se çfarë po ndodh në botë ka diçkaa për të përfituar”.

E diplomuar për ekonomi, ajo thotë se shefat e biznesit duhet të zgjohen ndaj fuqisë ekonomike të muslimanëve. “Kompanitë kanë qenë pak si shumë hezituese”, duke vënë në dukje se edhe biznesi nuk është imun ndaj stereotipizimit. “Duket si një ide radikale që muslimanët praktikisht blejnë gjëra. Ata janë duke thënë prej kohësh: përshëndetje, kemi shumë para për të shpenzuar, jemi të rinj, tërheqës, a mund të merreni me ne në të njëjtën mënyrë si merreni me çdokënd tjetër?”.
 

Attachments

  • ogilvy-generation-M-book-shelina-e1472984445652.jpg
    ogilvy-generation-M-book-shelina-e1472984445652.jpg
    84 KB · Shikime: 0
  • 016-copy1.jpg
    016-copy1.jpg
    1 MB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Sa kontrast me analizen e Abdel-Samad i cili e shikonte te ardhmen me lufte e krime!
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Sa kontrast me analizen e Abdel-Samad i cili e shikonte te ardhmen me lufte e krime!

Ai në fakt është plani i tjetërkujt e jo Islamit.
Islamin e ërdorin si etiketë, për t'i mëshuar gomarit!
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Gjeneracion M? Pikes i pasken rene.
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Po veten e ndryshojne dot?
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Jo rralle here njeriu mendon ate c'ka eshte vete!
Laur ;)
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

Une nuk jam gjeneracion m si ju, jam gjeneracion qe i perket A= ar..;)
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

S'thash gje une, eshte e ceket te merrem me germa. Kush merret le te gjeje vetveten.
Plus Libri eshte ne Anglisht, ;)
 
Titulli: Njihuni me brezin M: muslimanët e rinj e me ndikim që po ndryshojnë botën

E kam thene ne menyre te vazhdueshme se arsimimi (sidomos i gjinise femrore) ka qene dhe mbetet nevoja me imediate e ketij komuniteti.

Arsimimi per mua eshte vet LIRIA!

Me vjen mire per gjeneraten M dhe jam i bindur se ky brez do jete brez i hapjes se mendjes ndaj botes dhe do te kontriboje ne permiresimin e botes gjithsesi.

Megjithate brenda shkrimit gjene perseri urrejtje dhe eshte i shkruar ne stilin: Ne do ti mundim boten! Ne do sundojme boten! Shpresoje se me arsimimin e gjeneratave kjo NE do te shenderrohet ne BOTA ESHTE E TE GJITHE NJEREZVE.

Edhe ky shkrimi qenka futur ne studimet statistikore te PEW. Hmmmm, kshu eshte kur lexon studimet vetem me shifra dhe nuk studion tere analizen e PEW, i cili ketij faktorit te arsimimit dhe ca faktoreve tjere ju ka kushtuar nje vemendje te madhe, madje e specifikon duke thenese: nese ndodhe arsimimi (sidomos i femres) dhe ca faktore tjere atehere shifrat ne vitin 2050 dhe 2070 do jene krejt te ndryshme. :peshk::peshk:
 
Back
Top