Njihuni me 30-vjeçaren shqiptare me shami që sfidon burrat në timon
Brunilda Tafili ka mësuar që të ngasë makinën që në moshën 9-vjeçare dhe sot është 2 herë kampione në kategorinë më të rëndë, mbi 2000 kubik, për vitin 2019 dhe 2020,
30-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve, me origjinë nga Peshkopia dhe e martuar në Kosovë. Edhe pse e veshur me shami, kjo nuk e ka penguar Brunildën që të ndjekë pasionet e saj.
Mirëpo, Brunilda shprehet se në Shqipëri janë shumë diskriminues për gratë që mbajnë shami.
“Tani që jemi në muajin e Ramazanit pothuajse në çdo familje agjërohet në Kosovë. Më trajtojnë ndryshe motrën time dhe ndryshe mua. Në Shqipëri janë shumë paragjykues, shihesh në një nivel shumë të ulët kur je me shami.
Kur kam marrë pjesë në gara jam ndjerë si e huaj. Pyetja që më bëjnë më shpesh është: Kush ta ka vënë shami, apo ka ndikuar burri?. Përkundër dëshirës së familjes, unë jam mbuluar”, u shpreh Brunilda.
g.shqip