Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë para

AnGeLiC

VIP
V.I.P
639216__original.jpeg

Shenja e horoskopit tregon edhe mënyrën si i menaxhoni paratë. Sipas ekspertëve, janë këto tri shenja që dominojnë më shumë, për kursimin e tyre në mënyrën më të mirë. Bëhet fjalë për: demin, virgjëreshën dhe bricjapin.

1. Demi

Demat shqetësohen të kenë mjaftueshëm para, edhe nëse mund të jenë në gjendje të mirë ekonomike. Ata duan siguri për të bërë një jetë të mirë dhe për ta shijuar jetën. Për këtë arsye, ata njihen si kursimatarë të mirë dhe nuk e shpërdorojnë paranë lehtë. Ndonjëherë, ata harrojnë jetën e tyre personale, për shkak të kujdesit të tyre për anën financiare.

2. Virgjëresha

Virgjëreshat përgatiten për çdo gjë në jetën e tyre, që mund t’i dalin jashtë planit. Frika nga gjërat e tilla, i bën ata të jenë më shumë të kujdesshëm me menaxhimin e të ardhurave. Ata, sipas intv.al mundohen ta shijojnë jetën e tyre duke shpenzuar, por gjithmonë kanë një rezervë për paratë e tyre.

3. Bricjapi

Njerëzit që kanë këtë shenjë, njihen që punojnë fort dhe mendojnë për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.noa.al
 
hahahaha ja pra krisma ska patur, perfundmisht nuk jam me kursimtarja :p
 
Na ti na, se ketu titulli eshte i kamufluar.
Keto te treja me lart jane shenjat kurrnace.
Ti hyn te kursimtaret qe renditen te dytat :)

Te genjen ajoooooo ..dmth horoskopi

Fole ti mo??? e une vrisja mendjen si nuk e respektoi bastin Levi...tani qe mora vesh se je Gjirokastrit ...i dhashe kuptim :p
 
Te genjen ajoooooo ..dmth horoskopi

Fole ti mo??? e une vrisja mendjen si nuk e respektoi bastin Levi...tani qe mora vesh se je Gjirokastrit ...i dhashe kuptim :p

Nuk ishte bast moj, ishte nje premtim i pambajtur nga ana ime , eshte me keq akoma lol

Une nuk bej pjese te shenjat me lart, as te ato me pas qe kursejne, nuk jam as gjirokastrit, aty afer, aty rrotull por jo gjirokastrit :)
 
Nuk ishte bast moj, ishte nje premtim i pambajtur nga ana ime , eshte me keq akoma lol

Une nuk bej pjese te shenjat me lart, as te ato me pas qe kursejne, nuk jam as gjirokastrit, aty afer, aty rrotull por jo gjirokastrit :)

Eshte nje shprehje o Levo....o fol e mba o **** kollitu e ha lol

Aman vetem korcar mos jesh , pa te tjerat i ndreqim :p
 
Eshte nje shprehje o Levo....o fol e mba o **** kollitu e ha lol

Aman vetem korcar mos jesh , pa te tjerat i ndreqim :p

Ncuq nuk jam korcar jo, shume larg, shume larg.
Me ju gjirokastritet jam afer ne gjuhe, zakone, tradita etj.
Apshu
Apshu
Apshu


lol
 
Une si Bricjape, po rashe ne leke, me ikin ne rruge te paditur lol
 
ah Demi o demi,mire do ishte te isha pak me kursimtare,,por ja qe bahh nuk e shohe te behem ndonjehere :p
 
Sa fillova ti besoj horoskopet.. vjen nje si kjo dhe me kthen ne piken zero serish.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top