Njiheni Kosovën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Njiheni Kosovën

Edi Rama në OKB: Ju bëjmë thirrje atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë.

Edi-Rama-637x424 .......1.jpg


E Premte, 2 Tetor 2015 | 18:21



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sërish një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri e Ballkan.

“Ne jemi shumë krenarë për trashëgiminë e bashkjetesës dhe harmonisë fetare”, ka deklaruar Rama, i cili në këtë drejtim ka përmendur edhe vizitën e Papa Françeskut.

Ndër të tjera, Rama ka vënë në dukje se në rrugën e harmonisë po hyn edhe Ballkani, pas një periudhe të gjatë gjakderdhjeje.

“Pas vitesh me luftëra e konflikte, vitin e kaluar nuk drejtuam armët ndaj dritareve të fqinjve”, ka thënë Rama, i cili ka theksuar se një veprim jetik në forcimin e paqes në rajon do të ishte njohja e Kosovës.

“Ballkani ka hyrë në një proces paqeje dhe iu bëjmë thirrje atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë”.

Ai ka përmendur se në këtë drejtim ishte fokusuar edhe vizita e tij vitin e kaluar në Beograd.

“Duhet të mësojmë nga e kaluara dhe ta lëmë pas krahëve, pavarësisht ngjyrës, besimit apo racës. Le të bëhemi bashkë për të nisur procesin e zhvillimit, duke vënë në plan të parë të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Më tej ai e ka vënë theksin tek reformat që po ndërmerr Qeveria e tij, të cilat, siç tha ai, do të shtrihen në arsim, ekonomi e drejtësi.

“Vende të vogla e të mëdha të bëhen bashkë dhe të ecin drejt zhvillimit. Le t’u mësojmë fëmijëve tanë vlerën e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit”, e ka mbyllur mesazhin e tij kryeministri shqiptar.


politika.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top