Njeriu vëlla i njeriut

Njeriu vëlla i njeriut
Thotë Profeti a.s:”Sillu me njerëzit ashtu siç do të dëshiroje të silleshin me ty!”

Nga: Dr. Selman Aude

Njeriu është vëlla i njeriut dhe është i detyruar që të komunikojë dhe bashkëveprojë me tjetrin. Askush nuk mund të jetë krejt i vetëm, pasi ne jemi qenie sociale.
Kjo vlen për gjithçka që përbën interes jetësor, si biznesi, udhëtimi, mbrojtja, sulmi etj... ashtu siç vlen për gjithçka tjetër që ka të bëjë ne interesat e botës tjetër, si namazi, haxhi, xhihadi etj...
Marrëdhëniet ndërnjerëzore mund ti ndajmë në dy nivele:
1 – Marrëdhënie afatgjata, siç janë marrëdhëniet familjare, bashkëshortore, ortakëritë, miqësitë dhe fqinjësia.
2 – Marrëdhënie afatshkurtra, ose të përkohshme, siç janë marrëdhëniet aksidentale që mund të krijohen në treg, gjatë një udhëtimi me aeroplan, një bisede të shkurtër etj...
Por mund të kemi dhe dy lloje të tjera marrëdhëniesh që kanë të bëjnë me afërsinë:
1 – Marrëdhënie miqësore të bazuara në ndihmën e ndërsjellë, shoqërinë dhe shpirtin e grupit.
2 – Marrëdhënie konfliktuale, të bazuara në rivalitet, distancim, kundërshti dhe armiqësi.
Megjithatë, edhe në raste luftërash të përgjakshme, marrëdhëniet na imponojnë ta njohim psikologjinë e tjetrit, motivet dhe si mendon.
Kur e kupton se personi me të cilin po përballesh është njeri si ti, kjo do të thotë që ta trajtosh me të njëjtën mënyrë që do të doje të të trajtojnë të tjerët. Thotë Profeti a.s:”Sillu me njerëzit ashtu siç do të dëshiroje të silleshin me ty!”
Një komunikim i tillë, do të na rezervonte shumë mund dhe kohë, por për ta arritur këtë na lipset të ushtrohemi. Prandaj në Kuran thuhet:” Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e qartë”?! (Nur, 12)
“Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)!” (Huxhurat, 11)
Kështu, nëse njeriu mendon keq për vëllain e tij, në radhë të parë ka menduar keq për veten e vet. E nëse e nënçmon dhe ironizon, këtë e ka bërë me veten e tij.
Një njohje e përgjithshme e natyrës njerëzore të përforcon idenë se të gjithë njerëzit janë si ti, e pëlqejnë atë që u buzëqesh, që i vlerëson, i respekton, i bën të ndjehen të rëndësishëm, i dëgjon, solidarizohet me problemet dhe shqetësimet e tyre. Ata e simpatizojnë dikë që gëzohet me suksesin dhe arritjet e tyre sado të vogla qofshin, dikë që u ofron ndihmë dhe mbështetje pa kushte.
Në mënyrë të përgjithshme, ata e duan njeriun zemërbutë, të qetë dhe dashamirës. Sakaq, e urrejnë dhe ndjejnë neveri nga i dhunshmi, i zymti dhe ai që i rrënon moralisht, siç e ka quajtur i dërguari i Zotit a.s. Kjo, sepse ai i rrënon shpirtërisht, nuk i merr aspak parasysh ndjenjat dhe nuk i respekton të drejtat e tyre, edhe pse të vetat i kërkon një më një.
Ti ke vuajtur ndoshta në fëmijërinë tënde, je përballur me vështirësi dhe sfida, kushedi sa herë ke bërë gabime e gafa ta rënda, ke trashëguar nga prindërit një tipar të caktuar, si dhe je ekspozuar ndaj një edukimi specifik në shtëpi, shkollë dhe rrugë. Të gjitha këto, kanë ndikuar dhe kanë lënë gjurmë në natyrën dhe psikologjinë tënde, emocionet dhe humorin. Ti përbën një botë unike, e cila përmban ato çka të pëlqejnë dhe nuk të pëlqejnë, çfarë duhet ta publikosh dhe ta mbash të fshehtë, çfarë e ke të lehtë ta kuptosh dhe çfarë se kupton dot kurrë.
Të gjithë njerëzit janë të tillë dhe kur ta kuptosh këtë, nuk ke përse të habitesh nga sjelljet e tyre, madje do të zgjerohet qarku i justifikimit dhe arsyetimit.
Kushdo që i sheh njerëzit si një tërësi e vetme dhe harron specifikat e secilit, ka dështuar në ndërveprimin me ta, do u bëjë padrejtësi dhe do i bëjnë padrejtësi.
Gjithmonë duhet të ekzistojë një sasi zemërbardhësie, butësie dhe dashamirësie me të gjithë njerëzit, përveç atyre që ta refuzojnë këtë.
Nuk është aspak surprizë dhe e habitshme fakti që pasazhe të shumta të Kuranit bëjnë thirrje për komunikim me fjalë të buta, me atë që është më e mira, këshillë të mirë, zemërbutësi, siguri dhe qartësi. Njëkohësisht, Kurani na kërkon të distancohemi nga zymtësia, ashpërsia, keqbërja, mendimi i keq, akuza, shpifja etj...
Nga kjo bën përjashtim vetëm gjendja e luftës, e cila të detyron të përdorësh forcën dhe agresivitetin.
Vetë jetëshkrimi i profetit Muhamed a.s, erdhi për të përforcuar idenë se këto mësime të Kuranit, nuk janë ca idealizma dhe hipoteza në hava. Jetëshkrimi i tij na tregon se morali i profetit Muhamed a.s ishte vetë Kurani. Kjo na tregon se vënia në jetë e këtyre parimeve dhe moraleve, është diçka e mundshme, por kjo është e lehtë dhe e mundshme për ata që ua ka lehtësuar dhe mundësuar Zoti.
Një njeri që jetoi në Mekë, u rrit në një shoqëri tribunave dhe thithi ajrin e shkretëtirës, na ofron modelin më të mrekullueshëm në durim, përballjen me sfidat, kapërcimin e pengesave, suksesin në sferën praktike, planifikimin e duhur, të qenit vizionar, falje, tolerancë dhe mbyllje të faqes së shkuar, ngritjen e motos së faljes dhe bërjen për vete edhe të atyre që deri dje kishin qenë armiqtë më të flaktë të tij.
E gjitha kjo, për të na thënë se asnjë prej nesh nuk është i justifikuar që të përdorë ambientin dhe mjedisin përreth si arsye e dështimit. Askush nuk ka të drejtë të justifikohet me trashëgiminë sociale e cila anon nga dhuna, ashpërsia, konfliktualiteti, akuzimi dhe kritika./AO/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top