Njeriu që vetes kurth i gërmon!

Kresha

A pretty face can never trick me
Po si do të dallosh mes zërit që thërret për të mirë, e zërit që thërret për të keq, kur ti je i zhytur kokë e këmbë në kurth?!

Nuk ka njeri që nuk ia do të mirën vetes, por ka shumë njerëz që ia bëjnë të keqen vetes. Mos ia hidh fajin askujt. Ti vet je ai që vepron, e që veprën nuk e mendon. Kur të vjen diçka e mirë, mendon se ti je shkaku i saj, por kur ty të ndodh ndonjë e keqe, fajin ia hedh tjetrit! Këtu fillon edhe kurthi që vetes ia ngre!

Mësohu, atëherë, që edhe fajësinë ta përjetosh, por jo me të, të jetosh. Mos pret ky njeri, që të tjerët t’ia zgjasin dorën e ta nxjerrin nga kurthi i vet? Jo, po ky njeri nuk dëshiron të dalë. Mos vallë, thënia: ‘mirë je në kurth’ – i pëlqen, ndërsa qortimi ia shurdhon të dëgjuarit?!

O ti njeri, që vetes kurthe i ngre, e që as dora e zgjatur për ndihmë nuk të shpëton! Dije se çdokush që bie bashkë me ty në atë kurth, vetëm shoqëri errësire do të të ofrojë. Mendja e errët dhe fjala me ëmbëlsi të dukshme e me hidhësi të padukshme, janë ato që ty të kanë kurthuar në kurth!

Nuk ka qortues më të mirë se vetvetja. Kush e përjeton dhembjen më shumë se ai që e shijon atë me vetveten e tij?! Ti nuk e ndien, se nuk do ta ndiesh. Shqisat e tua janë prangosur, e ndjenjat e tua në errësirë i ke lënë. Jo, ti ndien, por ndien atë që nuk duhej ta ndieje. E këto nuk janë ndjenja, por zëra që vijnë prej errësirës së plotë.

Po, errësirë ku sytë verbohen! Ndërsa të dëgjuarit çdo zë, çfarëdo qoftë, presin. Po si do të dallosh mes zërit që thërret për të mirë, e zërit që thërret për të keq, kur ti je i zhytur kokë e këmbë në kurth?! Zëra të pakuptueshëm, të paqartë, sepse ti je poshtë, e nuk je lart.

Ah, o njeri, që zgjodhe errësirën e ulët (qetësinë e agonisë)! Sikur vetëm pak ta ndieje dritën. Dritën që shkëlqen, udhëzon e drejton. Por jo, ty drita ta merr të parit. Ty të pëlqen errësira, ku ti bie në “qetësi” agonie. Nuk do që të tjerët të ta prishin këtë agoni qetësie; sepse ke vendosur që të mos dëgjosh gjë tjetër, veçse fjalët që ty të tingëllojnë të lehta e të buta! Ndërsa fjalët që tingëllojnë dritë, lëvizje e zgjim, ty të rëndojnë e të duket sikur dielli do të të bjerë mbi kokë.

O njeri! Mos u bëj sikur çan kodra, copëton shkëmbinj, e ndan toka. Sepse ti je njeri. Je njeri që mendon por që gabon, që dëshiron por që e tepron, që mbjell por që terr korr. Ji i thjeshtë e i dëgjueshëm që të jesh i ndreqshëm! Ti prej kurthit nuk del, sepse vetë ti e ke ngritur, por të paktën ngriji sytë lart, mos ndoshta sheh dritë!

Zoti ta jep dritën. Të pastron nga gabimi. Të fal që e teprove. Por Zoti nuk i do ata që, me mendjemadhësinë e tyre, gjejnë qetësi agonie!

Lutu e me sytë lart kërko dritare që dritë të jep, e kurthi i paditurisë, i verbërisë e i mendjemadhësisë, vetë do të mbyllet!

E, duke pritur ndihmë, thuaj me devotshmëri: “O Zot, më shpëto nga errësira që verbon dhe nga dëshira që errëson, e nga krenaria që më humb, e nga kokëfortësia që më shkatërron!”

Ti tani që dole nga kurthi yt dhe e mbylle atë, thirri të tjerët që të mos i ngrenë kurthe vetes. Edhe ti nuk dëgjove, por kur ti thjesht provove të shihje lart. E gjete dritën dhe e more atë. E kuptove, se zëri që thërret për të mirë, mund të duket i zhurmshëm, por jo gjithçka që përjetohet rëndë aty për aty të rëndon, madje ajo mund të të lehtësojë, dhe ti mund t’i shpëtosh edhe të tjerët.

O Zot, na ruaj nga gjendja e qetësisë së agonisë!

Na përforco në rrugën Tënde, e na ruaj nga errësira e ulët, e cila na shmang nga errësira e qetësisë së natës, në të cilën zemrat e ndritura gjejnë prehje!
 
Pe: Njeriu që vetes kurth i gërmon!

All-llahu t'shperbleft per kete teme .
 
Pe: Njeriu që vetes kurth i gërmon!

Tema u pastrua!do ju lutesha kush eshte ateist,krishter musliman apo katolik apo ortodoks te shikoj gjithseci pjesen e vete jo te ndaji tokat ne forum me ironi fyerje apo perbuzje,gjithsecili ka idet e veta bindjet e veta
flm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top