Njeriu për vete

Lauri

Anunnak
Ne të gjithë jemi egoistë, por disa prej nesh egoizmin e kane neurozë, pikërisht për këta flet Erich Fromm
Afirmimi i vetë jetës njerëzore, i lumturisë, rritjes, lirisë, rrënjëzohet në aftësinë e njeriut për dashuri; në kujdesin, respektin, përgjegjësinë dhe njohjen.
Egoisti është vrastari i vullnetit për të zgjuar brenda vetvetes motivin jetëdhënës, forcën dhe pasionin e dashurisë dhe pranimit, bashkëjetesës dhe dakordësisë në një botë marrëdhëniesh.
Egoisti është i interesuar vetëm për veten, çdo gjë kërkon vetëm për vete, nuk ndien kurrfarë kënaqësie në dhënie, por vetëm në marrje.
Botën rreth vetes e shikon vetëm nga këndvështrimi çka mund të përfitojë prej saj.
Ai nuk shfaq interesim për nevojën e të tjerëve dhe nuk ka respekt për dinjitetin dhe integritetin e tyre.
Ai nuk sheh asgjë, veçse vetveten.
Ai çdo person dhe çdo gjë e vlerëson në aspektin e dobisë së tyre për të.
Ai është, në thelb i paaftë për dashuri.
A nuk dëshmon kjo se kujdesi për të tjerët dhe kujdesi për veten janë alternative të pashmangshme.
Egoisti nuk e do veten tepër shumë, por tepër pak; ai në të vërtetë, e urren veten. Kjo mungesë e dashurisë dhe e kujdesit për veten, që është vetëm një shprehje e joproduktivitetit të tij, e lë atë të zbrazët dhe të frustruar.
Ai është, patjetër, jo i lumtur dhe i shqetësuar ankthshëm që të rrëmbejë nga jeta kënaqësitë, të cilat ai vetë i pengon të realizohen.
Atij i duket se është duke u kujdesur së tepërmi për vetveten, e në të vërtetë ai bën vetëm një orvatje të pasuksesshme të fshehjes dhe kompensimit të mossuksesit të tij për kujdesJen e unit të tij real.
Në vetvete egoisti është narcisoid, sikur e ka tërhequr dashurinë e tij ndaj të tjerëve dhe e ka drejtuar kah personaliteti i tij.
Është e vërtetë që personat egositë nuk janë të aftë të duan të tjerët, por ata nuk janë të aftë të duan as veten.
1651214212455.png

Erich Fromm
“Njeriu për vete” (f.126-127)
A.vataj
 
Last edited by a moderator:
Shpeshhere une e harroj veten. Fokusohem me shume te puna sa harroj dhe te shkoj ne shpi
Ka ardhe koha qe ti jap vetes lumturin qe meritoj.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon shëndetin si një "gjendje të mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore", e cila është më shumë se thjesht mungesa e sëmundjes (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1958).

Njeriu është një qenie shoqërore dhe marrëdhëniet tona me të tjerët janë të rëndësishme, ndoshta vendimtare, për mirëqenien tonë mendore dhe fizike. Pavarësisht prejardhjes arsimore, kulturore dhe sociodemografike, ne shprehim nevojën për marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive me njerëzit e tjerë.

Egoizmi në fjalë mund të karakterizohen si "sëmundje të stilit të jetesës" multifaktoriale, të shkaktuara nga kombinime të faktorëve biologjikë, mendorë dhe socialë.

Janë thjeshtë për të të ardhur keq ….

Pjesë e shkëputur nga Psikologjia Pozitive, 180, 2008, nga BOBBY ZACHARIAE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top