Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

njeriu_shendosh-300x232.jpg


Ai është njeriu më i shëndoshë në botë. Nuk ka dalë nga shtëpia e tij 10 vitet e fundit për shkak të pamundësisë për të lëvizur.
Keith Martin tha se ai kishte dalë për herë të fundit në 11 shtator të vitit 2001. 42-vjeçari u shpreh se gjendja e tij e kishte çuar pranë vetvrasjes dhe tani dëshpërimisht kërkon të humbë në peshë.

Protagonisti i këtij zhvillimi fizik thotë se njëherë e një kohë ai hante deri në 20 mijë kalori në ditë, në një kohë që sot është kufizuar deri në 1500.
“Mjekët më kanë thënë se nuk do të arrij të 50-at nëse nuk marr masa drastike. Unë duhet të humbas më shumë se gjysmën e peshës”,-thotë ai, teksa kujton që kur ishte i ri ishte i hollë dhe i shëndetshëm.
Ai tha se nisi të hante shumë kur nëna e tij ndërroi jetë. “Unë aty e gjeja ngushëllimin”,-u shpreh ai.

B:lajmifundit
 
Pe: Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

Eh medet...Ketij dhe gjynah ta shohesh,leri ti them ndonje fjale...
 
Titulli: Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

Ngushellimi te buka ......ska gje me te keqe......raste te tilla kemi degjuar e pare plote ....por pasojat jane shume te renda ,ja rezultati.
Gjynah ,veshtire te dobesohesh me kte shendet .
 
Titulli: Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

Far budallalliku , te gjith do vdesim dikush sot e dikush neser sa do e dhimbshme qe eshte te humbasesh dikend te zemres , nuk eshte e thene qe te perfundosh keshtu , sdo te deshironte nena e tije ta shifte keshtu femijen e saje ne kete gjendje .
 
Pe: Titulli: Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

Far budallalliku , te gjith do vdesim dikush sot e dikush neser sa do e dhimbshme qe eshte te humbasesh dikend te zemres , nuk eshte e thene qe te perfundosh keshtu , sdo te deshironte nena e tije ta shifte keshtu femijen e saje ne kete gjendje .

Ado varet tek njeriu,pasi ke njerez qe kalojne ne depresion,ke njerez qe hane shume qe ta plotesojne ate qe i mungon,shumica e meshkujve pijne alkol ne keta raste ej etj...Varet se si e perjeton njeriu...Une sdesha ti jepja nje pergjigje kesaj pasi zakonisht keta njerez duan nje justifikim per tu ndjere ne vetvete te ''lare''...Pasi si eshte ky nuk u be nga darka ne mengjes,por ka vazhduar per shume kohe...Tani njeriu e sheh veten,pas shtimit te 4 kg,ndryshon edhe masa e rrobave...Thua ky se ka vene re kete gje?...Jane edhe gjera psikologjike,pasi njeriu humbet pak interesimin per ambjentin rrethues dhe gjerat e tjera e fiksohet apo perqendrohet ne nje vend...Gjithsesi mua me ka ndodh te takoj njerez te tille,ne fakt kam reaguar cik ashper duke thene,eshte thjesht jusitifikim i yti...
 
Titulli: Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës

Mire ky nuk gjykonte me mire, por te tjeret qe e rethojne pse e lane te arrij ne kete gjendje? Kur shikon qe nje njeri fillon te kaloj 100 kg, mos them 150...i terheq vemendjen, e kerkon ndihme ne vende te tij...
Me vjen keq kur shikoj si mund te katandiset njeriu, ti behet trupi si burg i perditcem, nga ku smund te dali me dot, mos bej me dot asnje hap...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top