Njeriu jeton në gjumë.

Lauri

Anunnak
“Është e mundur të mendosh për mijëra vjet, është e mundur të shkruash biblioteka të tëra, të shpikësh teori me miliona dhe të gjitha këto në gjumë, pa asnjë mundësi zgjimi.
IMG_20230531_085338.jpg
Përkundrazi, këto teori dhe libra të shpikur dhe të shkruar nga njerëzit e fjetur thjesht do të kenë efektin e zvarritjes së njerëzve të tjerë për të fjetur, e kështu me radhë.

“Nuk ka asgjë të re në idenë e gjumit. Që nga krijimi i botës, njerëzve u është thënë se ata ishin në gjumë dhe se duhet të zgjohen.
Për shembull, sa herë lexojmë në Ungjill; 'Zgjohu', zgjohuni', 'Mos fle'.
Dishepujt e Krishtit, në Kopshtin e Gjetsemanit, ndërsa Mësuesi i tyre po lutej për herë të fundit, ata flinin. Kjo i thotë të gjitha.
Por a e kuptojnë njerzit këtë?
Ata e konsiderojnë këtë një figurë të fjalës, një metaforë. Ata nuk e shohin fare se duhet të merret fjalë për fjalë. Dhe përsëri është e lehtë të kuptosh pse.
Për ta marrë fjalë për fjalë, dikush do të duhet të zgjohet pak, ose të paktën të përpiqet të zgjohet.*


Më kanë pyetur shpesh, seriozisht, pse ungjijtë nuk flasin kurrë për gjumin, ndërkohë që përmendet në çdo faqe. Kjo thjesht tregon se njerëzit e lexojnë Ungjillin gjatë gjumit.
Përderisa një njeri është në një gjumë të thellë, tërësisht i zhytur në ëndrrat e tij, ai as që mund të mendojë se është në gjumë. Nëse ai mund të mendonte se ishte në gjumë, ai do të zgjohej.
Dhe kështu gjërat shkojnë, pa pasur idenë më të vogël të njerzëve për gjithçka që humbasin për shkak të gjumit.
Siç e kam thënë tashmë, njeriu, ashtu siç është, ashtu siç e krijoi natyra, mund të bëhet një qenie e vetëdijshme.
Krijuar për këtë qëllim, lindur për këtë qëllim.
Por ai ka lindur mes njerëzve të fjetur dhe natyrshëm bie vetë në një gjumë të thellë, pikërisht në momentin kur duhet të fillojë të ndërgjegjësohet për veten.
Gjithçka ka një pjesë: imitimi i pavullnetshëm i fëmijës tek të rriturit, sugjerimet vullnetare ose të pavullnetshme i ashtuquajturi 'edukim'.

Çdo përpjekje e fëmijës për t'u zgjuar mbyllet në syth. Që në fillim.
Është e pashmangshme. Sa përpjekje bëhen më vonë për t'u zgjuar! Dhe sa forcë do të nevojitet kur të kenë përballë mijëra zakone e tradita që shkaktojnë vetëm gjumë.

Mundësitë e njeriut janë të mëdha. Ju nuk mund të merrni as një ide se çfarë është në gjendje të arrijë një njeri. Por në gjumë nuk mund të arrihet asgjë. Në ndërgjegjen e një njeriu të fjetur, iluzionet, 'ëndrrat' e tij përzihen me realitetin. Njeriu jeton në një botë subjektive nga e cila është e pamundur të shpëtojë. Kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk mund të përdorë të gjitha fuqitë që zotëron dhe gjithmonë jeton vetëm në një pjesë të vogël të tij.

G.I.Gurdjieff tratto da: Frammenti di un insegnamento sconosciuto di P.D.Ouspensky.

në shqip by Lauri anunnak 👍
@Tartarian *
(fjalë për fjalë lexohen librat e shenjtë)

"facciamo finta che ..." 😁
 
Eh bro, do te jap nje film qe do ngelesh pa fjale...
 
Kjo teme eshte fantastike!!
Idea e gjumit eshte dicka jo vec e dokumentuar ne libra te vjeter, por dhe hipoteze shkencore.
Nese lexon disa nga librat e ashtequajtur "egjiptian" sidomos ate te Thot-it, ka pjeseza qe shkruan se ne jemi ne gjume ne nje fare menyre, tani varet nese eshte metafore,alegori etj etj..
Sa here mendoj per "gjumi" me kujtohet ai mbishkrimi i nje varri Ilir ne Bosnjen e sotme, ku shkruan; Kjo jete eshte vec nje enderr e nje djalli!!
 
Kam ngel tu fol gjithmonë për Carl Gustav Jung 😁
Raporti i tij me ëndrrat është i veçantë..!
Ai na këshillon të mundohemi t'i mbajmë mend ëndrrat që shohim, sepse janë mesazhe të një dimensioni tjetër paralel i yni.
Ëndrrat i shohim sepse janë ata na duan të komunikojmë me t'a. Ndaj, thotë Jung, ti përpiqu ti mbash mend, edhe nqs nuk e mban mend, por ti po i thua ëndrrës: "jam këtu dhe po të kërkoj"

Ps, kot e keni që @Endrra ✨vjen dhe zhduket sa herë të dojë, e nuk do e shihni kurrë 🤣
 
Kam ngel tu fol gjithmonë për Carl Gustav Jung 😁
Raporti i tij me ëndrrat është i veçantë..!
Ai na këshillon të mundohemi t'i mbajmë mend ëndrrat që shohim, sepse janë mesazhe të një dimensioni tjetër paralel i yni.
Ëndrrat i shohim sepse janë ata na duan të komunikojmë me t'a. Ndaj, thotë Jung, ti përpiqu ti mbash mend, edhe nqs nuk e mban mend, por ti po i thua ëndrrës: "jam këtu dhe po të kërkoj"

Ps, kot e keni që @Endrra ✨vjen dhe zhduket sa herë të dojë, e nuk do e shihni kurrë 🤣
Me mbushe mendjen ta studioj pak kte Gudtavin ;)
 
Me moshen dhe oervojen e jetes njeriu arrin ne ate pike sa te zhvilloi inteligjencen emocionale.
Dikur shikoja endrra dhe mundohesha ti kuptoja .
Tani perjetoj njerezit dhe kam zhvilluar nje intuite te frikshme madje.
Ndaj nuk shoh endrra.
Une them qe ne enderr rikuperojme ate qe ne realitet nuk arrijme te kuptojme.
Sa me shume ta akceptojme realitetin aq me pak endrra sheh .
Fakt!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top