Në një raport të inventarit të faunës në Shqipëri publikuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave vihet re se si ka ndryshuar popullsia shtazore në vendin tonë gjatë pjesës së dytë të tranzicionit, pra vitet 2000-2010. Raporti në fjalë thuajse të lë të shokuar kur shikon se si mbrenda një dekade popullsia shtazore në Shqipëri po shkon drejt shfarosjes totale.
Nga lista prej 19 llojeve të kafshve të egra që jetojnë në pyjet dhe territorin e republikës sonë vetëm 4 prej tyre (Rrëqebull +7, Lunderzë +61, Kaproll +5, Gjel i egër +27) kanë pësuar rritje të ekzemplarve gjatë dekadës së fundit, edhe pse me rritje minimale. Ndërsa pjesa tjetër nga të dhënat statistikore janë thuajse shfarosur duke përmendur thëllëzë e malit me -36.720, dhelprën -34.067, lepurin e egër -24.000 kafshë. Në vitin 2007 në Shqipëri jetonin 15 fazanë, ndërsa që nga 2008 fazani është zhdukur dhe asmiluar. Situata po aq kritike është edhe për pelikanin që nga 2001 kishim 160 të till, ndërsa në 2010 në zonat lagunore si "Ishulli i Pelikanit" në Divjakë e Karavasta ka përfunduar në 50.
Ne në botë njihemi si vendi i shqiponjave nga vet fjala Shqipëri dhe shqiptar, por shqiponja nuk ndodhet fare në listën e MMPAU dhe ky është konfirmimi zyrtar i diçkaje që dihej me kohë, ku as në majë të Jezercës a gjëkundi tjetër është e pamundur t'i shohësh. Ashtu si vet shqiptarët edhe shqiponjat me gjasë kanë "emigruar".
Mbase ky vend që Konica e quante "Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore" është kthyer nga dora e njeriut në "Shkretëtirën Shkëmbore të Evropës Juglindore".
Peshkupauje
Last edited by a moderator: