Njerëzit e famshëm që kanë provuar burgun

Nga Al Pacino, Mel Gibson, Sophia Loren deri tek Bill Gates
Disa prej mendjeve më të mëdha letrare në histori janë gjendur shpesh në telashe me ligjin. Ndërkohë që pjesa më e madhe ia dilte mbanë që t’u shpëtonte problemeve për shkak të famës së tyre, ka dhe nga ata që s’ia kanë arritur t’ia hedhin paq dhe janë detyruar të kalojnë një periudhë në burg. Disave prej këtyre shkrimtarëve, kjo u ka shkatërruar karrierën, ndërsa për të tjerë burgu ka shërbyer si formues i karrierës letrare. Një prej tyre është Miguel de Cervantes. Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare. Një tjetër ishte Volteri. Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj. Edhe Oscar Wilde ka qenë për disa kohë në burg. Wilde u dënua pasi u akuzua për “sjellje të turpshme” duke u detyruar të kryente dy vjet punë të rëndë. Pasi doli nga burgu ai u largua na Britania dhe s’u kthye më kurrë aty. Ai u burgos fillimisht në Pentonvil, më pas në burgun Uandsuorth në Londër dhe më pas u transferua në burgun “Rading Prison”. ثshtë i famshëm dënimi i gjatë i rusit Solzhenitsyn. Në shkurt të vitit 1945, teksa shërbente në Prusinë Lindore ai u arrestua se kishte shkruar fjalë fyese në një letër dërguar mikut të tij, mbi trajtimin e luftës nga Josef Stalin. Ai u akuzua për propagandë dhe u dënua me tetë vjet punë në kamp, si dhe me ekzil të përjetshëm në Siberi.

Sophia-Loren.jpg


Al Pacino
Al Pacino u bë i njohur në rolin e një gangsteri tek “Njeriu me shenjë”. Armët kanë qenë gjithashtu pjesë reale e jetës së aktorit, i cili në vitin 1961 u dënua me tre ditë pasi mbante në makinë armë pa leje dhe tre personat që ishin në makinë me të mbanin maska dhe dorashka të zeza.

Frank Sinatra
Arsyeja e arrestimit të këngëtarit të madh amerikan, Frank Sinatra mund të duket qesharake në ditët e sotme. Në vitin 1938 ai u arrestua në Nju Xhersi dhe u dënua pasi kishte lidhje me një grua të martuar. Ai nuk vuajti dënim pasi akuza ra poshtë pas disa kohësh.

Mel Gibson
Në vitin 2006 aktori i njohur Mel Gibson u përfshi në një sërë incidentesh një ndër të cilat ishin komentet e tij në lidhje me hebrejtë. Arrestimi i tij ndodhi në korrik 2006 pasi policia e ndaloi teksa ngiste makinën në gjendje të dehur, një arsye kjo që ka bërë shumë persona hollivudianë të kalojnë të paktën një natë në burg.

Mike Tyson
Ish kampioni i boksit, Myke Tyson është arrestuar dy herë. Një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2006. Në vitin 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe për mbajtje kokaine teksa po dilte nga një lokal në Arizona. Ai qëndroi një natë në burg dhe doli pasoi pagoi garancinë.

Nelson Mandela
Nelson Mandela është një ndër të burgosurve më të famshëm në botë. Kanë qenë pikërisht 27 vitet e tij në burg, të cilat e kanë bërë një personazh aq të famshëm. Pas daljes nga burgu, Mandela u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në zgjedhje plotësisht demokratike.

Sophia Loren
Sophia Loren është një ndër aktoret dhe femrat më të famshme në botë e jo vetëm në Itali. Në vitin 1982 fotot e saj pushtuan faqet e para të gazetave, jo për bukurinë e saj, por për problemet me ligjin. Ajo u dënua me 18 ditë burg për shkak se kishte shmangur taksat, por kjo s’e dëmtoi popullaritetin e saj.

Bill Gates
Bill Gates është ndër njerëzit më të pasur në botë, por para shumë viteve ka pasur raste, kur nuk u ka qëndruar larg telasheve. Para tridhjetë vitesh ai është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e trafikut, por detajet kanë humbur me kalimin e viteve.

Miguel de Cervantes
1547 – 1616
Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare.

Volteri
1694 – 1778
Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj.

Aleksandr Solzhenitsyn
1918 – 2008
Në shkurt të vitit 1945, teksa shërbente në Prusinë Lindore ai u arrestua se kishte shkruar fjalë fyese në një letër dërguar mikut të tij, mbi trajtimin e luftës nga Josef Stalin. Ai u akuzua për propagandë dhe u dënua me tetë vjet punë në kamp, si dhe me ekzil të përjetshëm në Siberi.

Oscar Wilde
1854 – 1900
Wilde u dënua pasi u akuzua për “sjellje të turpshme” duke u detyruar të kryente dy vjet punë të rëndë. Pasi doli nga burgu ai u largua na Britania dhe s’u kthye më kurrë aty. Ai u burgos fillimisht në Pentonvil, më pas në burgun Uandsuorth në Londër dhe më pas u transferua në burgun “Rading Prison”.

William Burroughs
1914 – 1997
Shkrimtari amerikan Burrough kaloi 13 ditë në burg pasi qëlloi dhe vra gruan e tij, Joan Vollmer në një lojë të quajtur “Vilhelm Tel”, gjatë një feste, ku të gjithë ishin të dehur në qytetin e Meksikos. Ai kaloi 13 ditë në burg përpara se të mbërrinte vëllai i tij, i cili mendohet se u dha ryshfet zyrtarëve meksikanë për ta liruar.

Thomas More
1478 – 1535
Thomas More ishte një avokat dhe shkrimtar anglez, i cili gjatë jetës së tij fitoi reputacionin e një studiuesi humanist dhe kishte shumë detyra publike. Atij iu pre koka në vitin 1535, kur refuzoi të nënshkruante Aktin e Trashëgimisë që do e bënte Henry-n VII, drejtues suprem të Kishës në Angli. Përpara kësaj ai qëndroi në burg.

Paul Verlaine
1844 – 1896
Në korrik të vitit 1873 në një gjendje të dehur dhe xhelozie ai i qëlloi me pistoletë poetit të njohur, Rimbaud, me të cilin po kalonte një histori dashurie. Ai e plagosi atë në kyçin e dorës dhe si rezultat i incidentit, Verlaine u arrestua dhe u burgos në Mons, ku u kthye në katolik.

Jean Genet
1910 – 1986
Shkrimtari francez ishte që në fillimet e tij aktivist politik, ndërkohë që më parë kishte qenë një vagabond që vidhte e mashtronte. Në vitin 1937 ai hynte e dilte nga burgu në Paris për vjedhje, përdorim dokumentesh false e shkelje të tjera. Në burg ai shkroi dhe poemën e parë “Le condamne a mort”.

Ken Kesey
1935 – 2001
Kesey ishte një autor amerikan i njohur për romanin e tij “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”, i kthyer dhe në film. Kesey u arrestua për mbajtje marijuane në vitin 1965. Për t’i shpëtuar policisë ai bëri sikur kishte vrarë veten, por u arrestua kur u kthye në SHBA pas tetë muajsh dhe u dënua me pesë muaj.

O. Henry
1862 – 1910
O. Henry ishte emri i artit të shkrimtarit amerikan, William Sydeny Porter. Tregimet e tij janë të njohura për mprehtësinë. Ai dënua, kur punonte në gazetën “Post” pasi, kur shkruante fliste me njerëz dhe u akuzua se përvetësonte idetë e të tjerëve. Ai u arratis, por u kthye në SHBA, kur e shoqja po vdiste dhe u dënua me pesë vjet burg.
tiranaobserver
 
Titulli: Njerëzit e famshëm që kanë provuar burgun

Mungoka ketu Dostojevski dhe Tolstoi :teleskop:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top