Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Sikur lexova veten nder kto rreshtaFëmijët kanë nevojë për prindër që gabojnë. Po! Unë e besoj fort këtë!
Unë besoj tek prindi që gabon dhe nuk justifikohet se ishte i lodhur, se nuk e kishte mendjen apo se gaboi pa dashje.
Kur ai pranon se ka gabuar, ai i mëson fëmijës se gabimet mund të vijnë edhe si pasojë e gjykimit të gabuar apo të nxituar apo edhe si pasojë e mungesës totale të gjykimit dhe kjo nuk e bën atë që gabon një njeri të keq apo të pavlerë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe kërkon të falur. Kështu ai i mëson fëmijës se të kërkosh të falur nuk është dobësi, por në fakt është krejt e kundërta. Kërkimi i faljes tregon se ai që gabon e di se e ka lënduar tjetrin dhe ta pranosh këtë kërkon shumë forcë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe mban përgjegjësi personale për të gjithë koston e gabimit të tij. Kështu ai i mëson fëmijës se,vetëm duke treguar se mund të mbajë përgjegjësi personale për gabimet, ai mund të kërkojë që të ketë më shumë përgjegjësira në jetë. Njeriun nuk e rrit kalimi i viteve por masa e përgjegjësive që arrin të mbajë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe qan, zemërohet apo ndjen gjithëfarë emocioni tjetër si pasojë e gabimit dhe e shfaq atë në sy të fëmijëve. Kështu ai i mëson fëmijës se emocionet janë një pjesë shumë e rëndësishme, nga e cila nuk duhet të heqim dorë asnjëherë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta gjykojë. Kështu ai i mëson fëmijës rëndësinë e mendimit kritik dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e shprehjes së mendimit.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta korrigjojë. Kështu ai e ndihmon fëmijën të mësojë për relativitetin e peshës së një gabimi dhe reflektimit ndaj tij.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe i tregon fëmijës se edhe ai, si prind, duhet të përpiqet të përmirësohet. Kështu ai e mëson fëmijën se gabimet që bëjmë nuk na përcaktojnë se kush jemi. Ne gjithmonë mund të bëhemi më të mirë sesa ishim.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe i kërkon fëmijës një përqafim. Kështu ai i mëson fëmijës se gabimet nuk e zhbëjnë dashurinë. Mbi të gjitha ai i mëson fëmijës se edhe prindërit kanë nevojë për përqafimin e fëmijëve të tyre.
Unë besoj tek prindërit që gabojnë edhe thjesht vetëm për të gabuar për t'iu treguar fëmijëve se të gabosh është diçka njerëzore.
Unë mendoj se prindi që gabon dhe reagon si më sipër e ndihmon fëmijën të rritet shumë më shumë dhe shumë më shëndetshëm sesa një prind që nuk gabon asnjëherë.
Tek e fundit, një prind që nuk gabon kurrë, nuk ekziston. Edhe nëse ekziston, askush nuk e ka parë...
/Silvana Kola
Në fakt sa me shpejt fëmija ta kuptojë që në jetë nuk ka asgjë të sigurtë aq më realist dhe me këmbë në tokë do të jetë, pasi dashuria dhe ngrohtësia nuk ka qenë ndonjëherë problem në familjen shqiptare. Madje është paksa me tepri...Fëmijët kanë nevojë për prindër që gabojnë. Po! Unë e besoj fort këtë!
Unë besoj tek prindi që gabon dhe nuk justifikohet se ishte i lodhur, se nuk e kishte mendjen apo se gaboi pa dashje.
Kur ai pranon se ka gabuar, ai i mëson fëmijës se gabimet mund të vijnë edhe si pasojë e gjykimit të gabuar apo të nxituar apo edhe si pasojë e mungesës totale të gjykimit dhe kjo nuk e bën atë që gabon një njeri të keq apo të pavlerë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe kërkon të falur. Kështu ai i mëson fëmijës se të kërkosh të falur nuk është dobësi, por në fakt është krejt e kundërta. Kërkimi i faljes tregon se ai që gabon e di se e ka lënduar tjetrin dhe ta pranosh këtë kërkon shumë forcë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe mban përgjegjësi personale për të gjithë koston e gabimit të tij. Kështu ai i mëson fëmijës se,vetëm duke treguar se mund të mbajë përgjegjësi personale për gabimet, ai mund të kërkojë që të ketë më shumë përgjegjësira në jetë. Njeriun nuk e rrit kalimi i viteve por masa e përgjegjësive që arrin të mbajë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe qan, zemërohet apo ndjen gjithëfarë emocioni tjetër si pasojë e gabimit dhe e shfaq atë në sy të fëmijëve. Kështu ai i mëson fëmijës se emocionet janë një pjesë shumë e rëndësishme, nga e cila nuk duhet të heqim dorë asnjëherë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta gjykojë. Kështu ai i mëson fëmijës rëndësinë e mendimit kritik dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e shprehjes së mendimit.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta korrigjojë. Kështu ai e ndihmon fëmijën të mësojë për relativitetin e peshës së një gabimi dhe reflektimit ndaj tij.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe i tregon fëmijës se edhe ai, si prind, duhet të përpiqet të përmirësohet. Kështu ai e mëson fëmijën se gabimet që bëjmë nuk na përcaktojnë se kush jemi. Ne gjithmonë mund të bëhemi më të mirë sesa ishim.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe i kërkon fëmijës një përqafim. Kështu ai i mëson fëmijës se gabimet nuk e zhbëjnë dashurinë. Mbi të gjitha ai i mëson fëmijës se edhe prindërit kanë nevojë për përqafimin e fëmijëve të tyre.
Unë besoj tek prindërit që gabojnë edhe thjesht vetëm për të gabuar për t'iu treguar fëmijëve se të gabosh është diçka njerëzore.
Unë mendoj se prindi që gabon dhe reagon si më sipër e ndihmon fëmijën të rritet shumë më shumë dhe shumë më shëndetshëm sesa një prind që nuk gabon asnjëherë.
Tek e fundit, një prind që nuk gabon kurrë, nuk ekziston. Edhe nëse ekziston, askush nuk e ka parë...
/Silvana Kola
Sbesoj se ka “njerez” qe nuk gabojne,pavarsisht se ne syte tane jane vete perfeksiomj.Kendveshtrim interesat, por dhe ne qe u rritem me prinder te "pagabueshem" femije te mire u beme.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe qan, zemërohet apo ndjen gjithëfarë emocioni tjetër si pasojë e gabimit dhe e shfaq atë në sy të fëmijëve.
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.