Njerezisht!

Fëmijët kanë nevojë për prindër që gabojnë. Po! Unë e besoj fort këtë!

Unë besoj tek prindi që gabon dhe nuk justifikohet se ishte i lodhur, se nuk e kishte mendjen apo se gaboi pa dashje.
Kur ai pranon se ka gabuar, ai i mëson fëmijës se gabimet mund të vijnë edhe si pasojë e gjykimit të gabuar apo të nxituar apo edhe si pasojë e mungesës totale të gjykimit dhe kjo nuk e bën atë që gabon një njeri të keq apo të pavlerë.

Unë besoj tek prindi që gabon dhe kërkon të falur. Kështu ai i mëson fëmijës se të kërkosh të falur nuk është dobësi, por në fakt është krejt e kundërta. Kërkimi i faljes tregon se ai që gabon e di se e ka lënduar tjetrin dhe ta pranosh këtë kërkon shumë forcë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe mban përgjegjësi personale për të gjithë koston e gabimit të tij. Kështu ai i mëson fëmijës se,vetëm duke treguar se mund të mbajë përgjegjësi personale për gabimet, ai mund të kërkojë që të ketë më shumë përgjegjësira në jetë. Njeriun nuk e rrit kalimi i viteve por masa e përgjegjësive që arrin të mbajë.

Unë besoj tek prindi që gabon dhe qan, zemërohet apo ndjen gjithëfarë emocioni tjetër si pasojë e gabimit dhe e shfaq atë në sy të fëmijëve. Kështu ai i mëson fëmijës se emocionet janë një pjesë shumë e rëndësishme, nga e cila nuk duhet të heqim dorë asnjëherë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta gjykojë. Kështu ai i mëson fëmijës rëndësinë e mendimit kritik dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e shprehjes së mendimit.

Unë besoj tek prindi që gabon dhe e lejon fëmijën ta korrigjojë. Kështu ai e ndihmon fëmijën të mësojë për relativitetin e peshës së një gabimi dhe reflektimit ndaj tij.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe i tregon fëmijës se edhe ai, si prind, duhet të përpiqet të përmirësohet. Kështu ai e mëson fëmijën se gabimet që bëjmë nuk na përcaktojnë se kush jemi. Ne gjithmonë mund të bëhemi më të mirë sesa ishim.

Unë besoj tek prindi që gabon dhe i kërkon fëmijës një përqafim. Kështu ai i mëson fëmijës se gabimet nuk e zhbëjnë dashurinë. Mbi të gjitha ai i mëson fëmijës se edhe prindërit kanë nevojë për përqafimin e fëmijëve të tyre.

Unë besoj tek prindërit që gabojnë edhe thjesht vetëm për të gabuar për t'iu treguar fëmijëve se të gabosh është diçka njerëzore.
Unë mendoj se prindi që gabon dhe reagon si më sipër e ndihmon fëmijën të rritet shumë më shumë dhe shumë më shëndetshëm sesa një prind që nuk gabon asnjëherë.
Tek e fundit, një prind që nuk gabon kurrë, nuk ekziston. Edhe nëse ekziston, askush nuk e ka parë...

/Silvana Kola
Sikur lexova veten nder kto rreshta :)
 
Në fakt sa me shpejt fëmija ta kuptojë që në jetë nuk ka asgjë të sigurtë aq më realist dhe me këmbë në tokë do të jetë, pasi dashuria dhe ngrohtësia nuk ka qenë ndonjëherë problem në familjen shqiptare. Madje është paksa me tepri...
Dhe të mësuarit që edhe prindërit gabojnë është pjesë e këtij procesi të që ndihmon shumë në maturimin e tyre.
 
Unë besoj tek prindi që gabon dhe qan, zemërohet apo ndjen gjithëfarë emocioni tjetër si pasojë e gabimit dhe e shfaq atë në sy të fëmijëve.

Kjo mund ndoshta te ndodhe dhe besoj se ndodhe, edhe eshte cdo gje OK per nje nene. Por, ta shoh femiu te atin duke qare, me besoni nuk eshte njesoj dhe eshte krejtesisht ndryshe dhe nuk mendoj se duhet ta shoh i biri te atij e tij duke qare. Lotet e burrit veshtire dalin, pa marre parasysh situaten.

Per pjesen tjeter te artikullit mund te pajtohem.
 
Une u kerkoj falje gocave sa here qe gaboj, sa here qe u bertas pa ja sqaruar gjene mire, apo kur prej sjelljes time mund te jene merzitur. Mendoj se kjo u ben mire dhe atyre pasi sa here gabojne edhe ato kerkojne falje gjithashtu. Une i fal direkte.

Nejse, Prinderimi eshte gjeja me e veshtire sepse je 24/24 ne krye te detyres. Do shume durim dhe kohe. Ndonjehere ngaqe nuk kemi kohe per pritur derisa tu mbushim mendjen atyre per te thene po, na humb dhe durimi.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top