Dashuria e ka detyruar një 17-vjeçare greke të kalojë ilegalisht kufirin për të takuar të dashurin e saj 20-vjeçar nga Vidohova e Devollit. Porn ë kthim, ajo është ndaluar nga policia shqiptare në stacionin e Policisë kufitare Kapshticë dhe u shoqërua në Komisariatin e Devollit. Sipas burimeve zyrtare shtetesja greke me iniciale M.I 17 vjeçe është banuese në Revan-Kostur ka një lidhje dashurie me shtetasin E.M 20 vjeç banues në fshatin Vidohovë-Devoll. I riu ishte i punësuar në familjen e saj në Greqi dhe vajza ka shfytëzuar afërsinë midis dy fshatrave kufitare dhe ka hyrë në territorin shqiptar dhe konkretisht në fshatin Vidohovë nëpërmjet kufirit në rajonin e piramidës 48.
Por kjo aventurë dashruie e 17 vjecares nuk e ka prekur policinë e cila nxori një urdhër-largimi duke i hequr njëkohësisht të drejtën e hyrjes në territorin shqiptar për një vit. /albobserver
Por kjo aventurë dashruie e 17 vjecares nuk e ka prekur policinë e cila nxori një urdhër-largimi duke i hequr njëkohësisht të drejtën e hyrjes në territorin shqiptar për një vit. /albobserver
Last edited by a moderator: