Një zarf tjetër për Kosovën, kësaj here për kryeministre

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë po angazhohet për të sjellur në krye të ekzekutivit një femër me prejardhje shqiptaro-amerikane.

Arbresh.info mëson nga burime ndërkombëtare se ajo është e shkolluar në universitete prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vajza e një eprori të lartë ushtarak shqiptaro-amerikan.

Duke qenë kryeministre një femër jo partiake, kabineti i saj pritet të jetë gjithpërfshirës nga partitë parlamentare.

Qeveri gjithëpërfshirëse për të tejkaluar proceset e rëndësishme dhe urgjente ka kohë që është duke propozuar edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për shkak të rezultateve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, të cilat pamunësuan deri më tani edhe formimin e institucioneve, shkruan arbresh.info.

Përfaqësuesit politik janë deklaruar së fundi se brenda dhjetë ditëve Kosova do të ketë institucionet e saj, ndërkohë ende nuk janë pajtuar për vazhdimin e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, dhe më pas edhe zgjedhjen e përfaqësuesve qeveritarë.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2011 kur PDK, LDK dhe AKR, ishin pajtuar që nënkolonelja Atifete Jahjaga, të jetë kandidatja e tyre për presidente të Republikës së Kosovës. Marrëveshja ishte arritur ndërmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, presidentit aktual dhe asokohe kryeministër, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit në largim që asokohe ishte vetëm lider i LDK-së, Isa Mustafa, me ndihmën e ish- ambasadorit amerikan, Christopher Dell./arbresh.info/
kkkkk-1.jpg
 
Back
Top