Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një tragjedi Shqiptare!

Po hap një temë ku mund të sillen dhe diskutohen histori të ndryshme brenda titullit të temës.

Po e filloj me këtë dokumentar

 
Sa tema te dobishme hap ti!

Ne fakt, sapo pashe titullin (pa pare dokumtarin sepse jam ne pune), m’u kujtua projekti I “Muzeu i Memories” i cili aksesohet dhe online dhe aty ka histori interesante dhe vertet tragjedi reale te personaliteteve te ndryshme shqiptare, si gra apo dhe burra. Burgimi, internimi dhe vrasja e tyre ka qene nje TRAGJEDI qe ne fakt ne nuk duhet ta harrojme.

Nder to: Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, e shume gra te tjera te pushkatuara duke qene dhe shtatezene. Ndoshta do I sjell dhe ketu emrat qe jane publikuar atje nje nga nje ne menyre te reduktuar. Sot po sjell vetem keto 3 femrat. :)

musine kokalari.JPG
Sabihe Kasimati.JPG
Marie Tuci.JPG
 
@Soulmind dhe kushdo tjetër që nuk e ka parë dokumentarin më gjatë se minutat e para, ju rekomandoj t'a shihni. Pavarësisht titullit të dokumentarit dhe minutave të para në të vërtetë dokumentari flet për familjen e Zoi Xoxa (fillon rreth minutës së 8). Ky dokumentar është i 2016, bazuar në një libër të Marçel Hila, libër bazuar në ngjarje të vërtetë.

c7de4075637d27d7947328f32d26396f.jpeg

Kur zgjodha titullin e temës në mendje kisha "Një tragjedi Amerikane" të Teodor Drajzer. Sa herë shikoj apo lexoj lloj lloj tragjedish Shqiptare në mendje më vjen ai libër sepse ke "Një tragjedi Amerikane" personazhi kryesor është një djalë i mirë edukuar nga një familje e mesme që përfundon duke punuar në një fabrikë këmishash e disa kushurinjve të tij të pasur, aty krijon disa lidhje me disa vajza të repartit që kishte në mbikqyrje, njëra prej tyre mbetet shtatzënë ndërkohë që ky dashurohet me një vajzë pasanike dhe nuk di si t'i japi fund mardhënies me këtë vajzën e thjeshtë deri sa e vret gjatë një shëtitje me varkë ke një liqen i zonës. Libri është bestseller në botë sepse Drajzer i ndërton dhe përshkruan situatat me mjeshtërinë që e karkterizon.

Ky libër shpesh krahasohet me "Krim dhe ndshkim" të Dostojevskit (i shkruar kohë më parë) ku personazhi kryesor është përsëri një djalë i ri që për të mbijetuar linte gjëra peng me kamata mujore deri sa vendos t'a vrasë dhe grabisë atë plakën që jepte fajde dhe gjithë romani ndërtohet mbi dialogun e fajtorit dhe hetuesit sepse nuk po e kapnin dot me prova, ca nga fati ca nga inteligjenca e fajtorit, deri në momentin kur hetuesi humb shpresat dhe fajtori e pranon vetë që e ka kryer krimin sepse e vret ndërgjegjja.

Gjsesi "Një tragjedi Shqiptare" si rasti më sipër apo edhe si disa të tjera, si rasti që ka sjellë @Soulmind apo edhe të tjera që mund të sjell unë në vazhdim janë shumë më të ashpra dhe të dhimbshme, pavarësisht kohës para, gjatë apo pas komunizmit.
 
@Soulmind dhe kushdo tjetër që nuk e ka parë dokumentarin më gjatë se minutat e para, ju rekomandoj t'a shihni. Pavarësisht titullit të dokumentarit dhe minutave të para në të vërtetë dokumentari flet për familjen e Zoi Xoxa (fillon rreth minutës së 8). Ky dokumentar është i 2016, bazuar në një libër të Marçel Hila, libër bazuar në ngjarje të vërtetë.

Shiko fotografinë 1951618
E pashe. Tronditese. Padrejtesi. Dehumanizem.
 
Ke ky emisioni "Lubonja kundër Kadaresë" Lubonja, flet ndër të tjera për mënyrën si dhe pse është arrestuar dhe dënuar.

Dy momente interesante (të dhimbshme patjetër) janë:
1. Pjesa kur tregon se ka qenë për riedukim ke zona ku shikonte të burgosurit, më vonë mes tyre do të përfundonte edhe vetë.
2. Ridënimi (për të cilën flet edhe libri i shkruar, mgjs jo aq i njohur, por tregon një tragjedi të vërtetë sepse pasi dënohet 7 vjet fillimisht ke viti i 5-të, i "gjejnë gjëra të tjera" dhe e ridënojnë.

Hapet ke pjesa e duhur për momentin e parë (min 21:20)



Hapet ke pjesa e duhur për momentin e dytë (min 23:52)

 
Last edited by a moderator:
Lubonjen e kam sh qef :D Per mua mbetet nder analistet me te mire me aq sa e kam degjuar.

2 personazhe te tjere: Poeti Havzi Nela dhe Lef Nosi (mu kujtua nga dokumentari ku Zoi kish qene avokat i tiji)

Capturesg.JPG
lef nosi.JPG
 
Po sjell nja dy raste që "tragjedi të dhimbshme" nuk janë por po i fus ke "tragjedi komike" nga ato që të qeshësh apo të qash 😁

1.


2.


 

Kete sportistin e njoh dhe une. E kam ndjekur dhe tek emisionet e Rudines.
Eshte e trishte ne fakt, por ne rastin e tij me duket e ka cuar dem edhe vete karrieren e tij per shkak se pinte shume dhe nuk ishte i rregullt ne stervitje. Ose nuk jam une e mire informuar.
Gjthss, ndihma e shtetti kundrejt sportisteve kampion normal eshte ne dite te hallit dhe nuk justfikohet me asgje.

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back