Një ton drogë për shtëpi. Magazina e hashashit në fshatin e braktisur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një ton drogë për shtëpi. Magazina e hashashit në fshatin e braktisur

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pagri ka gjithësej 14 shtëpi. Katër banorë të tij, mes tyre dhe kryeplaku janë të dyshuar si të lidhur me tonelatat e drogës të zbuluara në këtë fshat, në ish-magazinat shtetërore.

Rusetm Mucelli, 61 vjeç dhe Eqerem Aliu, 60 vjeç, u arrestuan për shkak se së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim kishin marrë në përdorim magazinat ku u gjet droga.

Gati 12 tonë drogë u gjetën në këto ambjente dhe pronarët e tyre tashmë dyshohen për prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim.

Pagri është një fshat kaq i vogël, sa aty nuk ka as dyqane e as lokale. Sinjali i celularit kap me vështirësi dhe vetëm një fshatar me makinën e tij kryen shërbime private urbane.

Por prej dy ditësh rutina në Pagri të Përmetit ka ndryshuar. Policia është kthyer prej dy ditësh në një mysafire të beftë. Nga magazinat vijohet të transportohet droga e sekuestruar, më e madhja e zbuluar në epokën e hashashit.

Banorët dhe të afërmit e të dyshuarve mohojnë që fshati i tyre të jetë përfshirë në këtë rast. Madje, sipas tyre, droga është strehuar në magazina nga persona të tjerë, të huaj për banorët.

“Ky fshat është shkretëtirë. Ku mbillet drogë këtu? Nuk kemi mbjellë një fije, nuk i përket fshatit. Le ta gjejë shteti e kujt është. E morën nga ku ta di unë dhe e sollën këtu”, thotë një grua.

Ndërsa bashkëshortja e njërit prej të arrestuarve është një prej dëshmitarëve që ka komunikuar me njerëzit që sipas saj pushtuan magazinën.

“Unë vetë shkoja merrja kashtën për bagëtitë, ata nuk më lejonin. Ca vinin, ca iknin, kujt t’i thoshim”, thotë Dafina Aliu.

“Ato depo janë mbushur natën. Vëllai im është kryeplak ditën dhe jo roje natën”, thotë Fatime Bregasi, motra e kryeplakut që ndodhet në arrest për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, përsa kohë nuk njoftoi autoritetet për çfarë po ndodhte në fshat.

“Ne dëgjonim zhurma, po nga ta dinim se çfarë po ndodhte. Nuk ia mbante njeriu të dilte”, thotë një banore tjetër.

ثshtë e paimagjinueshme sesi në këtë fshat të thellë është fshehur një sasi kaq e madhe droge, pa dijeninë e banorëve, por edhe të forcave të sigurisë. Procesi i transportit të saj drejt Tiranës, ku pritet të ruhet e më pas të digjet, e vërteton këtë hipotezë.

ثshtë pak e vështirë që brenda një kohe të shkurtër të transportohen tonelatat e drogës drejt pikave të sekuestrimit. Këtë gjë këto dy ditë e kanë bërë efektivët e policisë, ndërkohë që zyrtarët e policisë kanë kërkuar ndihmën e punëtorëve të thjeshtë për të ngarkuar kamionët me drogë.

/ Top Channel
 
Ju mbesin ne qafe fshatarve te shkrete. Keta edhe nese kane qene te involvuar nje rriske te vogel e kane marr. Arrestojne fshatar per tu dukur se po punohet, nderkohe qe per secilen tonelate te konfiskuar minimalisht dhjetefishi i saj pa u penguar arrin ne ndonje destinacion.

Duhet te goditet koka, por s'e godet askush vetveten.
 
Ju mbesin ne qafe fshatarve te shkrete. Keta edhe nese kane qene te involvuar nje rriske te vogel e kane marr. Arrestojne fshatar per tu dukur se po punohet, nderkohe qe per secilen tonelate te konfiskuar minimalisht dhjetefishi i saj pa u penguar arrin ne ndonje destinacion.

Duhet te goditet koka, por s'e godet askush vetveten.

Po koka eshte koke ore.....tani kete filozofi e dime sdo mend shume!
Kete vend e ka marre dreqi thuaj dhe PIKE!
 
Ndoshta e kan blere ne vend te miellit mo :muzike:
 
Po pra po. Kane qene te embla ato perfitimet qe kan marr kta banoret dhe kane heshtur, kurse tani thone qe s'dim gje.
 
Po pra po. Kane qene te embla ato perfitimet qe kan marr kta banoret dhe kane heshtur, kurse tani thone qe s'dim gje.

Ishte njeri qe foli para disa muajsh. Trupin ja gjeten menjehere ndersa po vazhdojne kerkimet edhe per gjetjen e kokes.
 
Back
Top