Nuk janë të pakta rastet kur një pakujdesi e momentit copton ekranin e një telefoni inteligjent dhe aty nisin torturat për zëvendësimin e tij, që përveç kostos kërkon edhe kohë.
اfarë do të mendonit nëse ju themi që në një të ardhme të afërt, ekranet e krisura të telefonave inteligjentë do të “vetëshërohen”?
Kimistët kanë zhvilluar një material, i përbërë nga lëndë të ndryshme me bazë karboni, në gjendje që të riparojë sipërfaqet e krisura, nëse bie në kontakt me to.
Një formë e përafërt e këtij materiali përdoret gjerësisht për riparimin e dëmtimeve që pësojnë krahët e avionëve, dhe kimistët e Universitetit të Bristolit në Angli janë duke punuar në këtë pistë.
“Jemi frymëzuar nga mënyra e funksionimit të organizmit tonë. Ne nuk kemi evoluuar për të mos pësuar asnjë dëmtim, asnjë plagë. Nëse do të ishim ndërtuar në këtë mënyrë, do të kishim një lëkurë të trashë, si të rinocerontit. Por në vend të kësaj, kur dëmtohemi gjakosemi dhe shërohemi sërish. Këtë nisëm ta zbatojmë në një material sintetik; të ndërtojmë diçka që të shërojë vetveten”, thotë Duncan ثass, pjesë e grupit të kimistëve, që thonë se janë në hapat e fundit të realizimit të përbërësit.
Më fort në këtë drejtim është duke punuar “L’Oreal”, që është e interesuar për zgjerimin e përdorimit të këtij materiali edhe në fusha të tjera.
/ Top Channel